Nga një takim i kryebashkiakut Erion Veliaj në njësinë 5 sot në Tiranë, ku ai ka bashkëbiseduar me banorët e zonës lidhur me buxhetin e bashkisë, binte në sy një foto që në fakt duhej të jetë e pazakontë. Por të gjithë e dimë se një realitet i tillë është i rrënjosur mirë në mentalitetin dhe traditat shqiptare. Agallarët burra ... Read More »
Lajme
Bilall Sherifi: Hashim Thaçi perms gënjeshtarve mundohet t’i fsheh dështimet
Sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi i është kundërpërgjigjur liderit të PDK-së, Hashim Thaçi, i cili kërkoi që të verifikohet peticioni i opozitës. Sherifi në një shënim në Facebook e ka quajtur gënjeshtar Hashim Thaçin. Ky është shënimi i plotë: GËNJESHTRA NË FUNKSION TË FSHEHJES SË DËSHTIMEVE TË TIJ Në njërën anë vendosmëria e pa lëkundur e Opozitës së Bashkuar, ... Read More »
Shpend Ahmeti, për arsye teknike, nuk e ka ulur flamurin tek “Rrethi” në gjysmë shtizë
Institucionet e Kosovës sot kanë ulur në gjysmështizë flamujt nëpër të gjitha objektet e institucioneve shtetërore. Në ndërtesën e Qeverisë, në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, në Kuvendin Komunal të Prishtinës e pothuajse në të gjitha ndërtesat shtetërore, flamuri i Kosovës ka qenë i ulur në gjysmë shtizë, në nderim të viktimave të Parisit. Por flamuri gjigand i vendosur në ... Read More »
Çfarë po ndodhë tek shkolla “Gjergj Fishta” në Prishtinë?
Raportohet se te shkolla “Gjergj Fishta” në Prishtinë, para pak çastesh dyshohet se janë dëgjuar disa të shtëna. Informacionet thonë se në vendin e ngjarjes është nisur edhe ambulanca, raporton express. Read More »
Kompania serbe e energjetikës EPS vitin tjetër vjen në Kosovë (VIDEO)
Mbishkrimet në dyert e kësaj kompanie paralele serbe në veri të Mitrovicës pritet të ndërrohen së shpejti. Serbët e veriut shpresojnë se gjatë këtij viti do t’i themelojnë dy kompani për tregtimin dhe distribuimin e energjisë elektrike. Këto kompani serbe në Kosovë do të funksionojnë sipas të njëjtave standarde sikur vepron elektro-ekonomia në Serbi,njofton Klan Kosova. Të paktën kështu thotë ... Read More »
Ja çfarë thotë Policia e Kosovës për kërcënimet e përkrahësve shqiptarë të ISIS-it
Menjëherë pas kërcënimeve që u janë drejtuar medieve të ndryshme të Kosovës, nga persona të panjohur, potencialisht përkrahës të ISIS-it, ka reaguar Policia e Kosovës. Lajmi.net ka kontaktuar me Zëdhënësin për Informim në Policinë e Kosovës, Daut Hoxha i cili tha se Policia e Kosovës është në dijeni për këto mesazhe kërcënuese dhe se masat e nevojshme po ndërrmeren. “Policia ... Read More »
Takim i jashtëzakonshëm i ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë të BE-së pas atentateve në Paris
Presidenca luksemburgeze e Bashkimit Evropian vendosi sot thirrjen e një takimi të jashtëzakonshëm të 28 ministrave të Brendshëm dhe të Drejtësisë të unionit, më 20 nëntor, në Bruksel, rrjedhim i atentateve të përgjakshme të së premtes në Paris. “Për shkak të ngjarjeve tragjike të Parisit, ky takim do të zhvillohet për të forcuar kundërpërgjigjen evropiane dhe për të siguruar zbatimin ... Read More »
Edhe Komuna e Prishtinës me ngjyra të flamurit francez
Pas ndezjes së dritave me ngjyra të flamurit të Francës në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, të njëjtin veprim në shenjë solidarizimi me viktimat e Parisit e ka bërë edhe Komuna e Prishtinës. Këtë e ka bërë publike kryetari i komunës, Shpend Ahmeti, përmes një fotografie të postuar në profilin e tij në rrjetin social Facebook. Read More »
Rritet numri i viktimave në Paris
Zyrtarët e spitaleve franceze lajmërojnë se bilanci i të vdekurve ka shkuar në 132, ndërsa shumë të tjerë vazhdojnë të jenë në gjendje kritike për jetën. Spitalet e Asistencës Publike në Paris deklaruan dje se 80 të plagosur ishin në rrezik për jetën. 24 orë pas sulmit, 3 prej tyre kanë ndërruar jetë, 35 kanë në dalë nga reparti i ... Read More »
Përkrahësit e ISIS mesazh kërcënues në redaksitë e mediave shqiptare
Një email kërcënues nga “Përkrahësit e Hilafetit në Shqipëri” është dërguar në pothuajse të gjitha redaksitë e mediave shqiptare. “[email protected]” është adresa nga e cila është nisur një email në redaksi të mediave shqiptare, përfshirë edhe lajmi.net. Në emailin e tyre, ata tregojnë përkrahjen ndaj sulmeve që janë bërë në Francë dhe thonë se “ky është vetëm fillimi”. Akoma nuk ... Read More »