Lajmet e fundit

Lajme

Lunaçek edhe sot në Kosovë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian Ulrike Lunaçek gjatë vizitës së saj në Kosovë sot do të takohet me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli. Lunaçek pas këtij takimi do të mbajë edhe një konferencë për media në qendrën Kulturore dhe Informative të BE-së në Prishtinë. Lunaçek prej të hënës po qëndron në Prishtinë ku ka mbajtur një ligjëratë para studentëve ... Read More »

Topalli: Kushtetuesja manovër e Qeverisë; Nuk i përgjigjemi ftesës së Veselit

Në intervistën me Shkodran Gajrakun, deputeti i VV-së ka thënë se në raport marrëveshjet me Serbinë nuk ka kompromis sepse ato e dobësojnë Kosovën si shtet duke e futur Serbinë brenda. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli në Ballë për Ballë në Klan Kosova, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me marrëveshjet me Serbinë është i diskutueshëm sepse ... Read More »

Edita Tahiri Nuk komenton pezullimin e Asociacionit

Ministrja për Dialog në qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka preferuar të mos e komentojë ‘urdhrin’ e Gjykatës Kushtetuese që të pezullohet gjithë puna në themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe deri në vendimin e gjykatës. Tahiri, e cila udhëheq delegacionin kosovar në dialogun e nivelit teknik me Serbinë që nga vitit 2011, tha se e respekton gjykatën si institucion. ... Read More »

Dritan Prifti: Afera seksuale, ja kush më filmoi (Video)

Çim Peka: Zoti Prifti ajo çfarë përflitej shumë të paktën nëpër qarqet mediatike se Ilir Meta mund të publikonte një video e cila mund të cenonte moralin tuaj, po flasim në aspektin moral jo korruptiv. Tashmë është faktik i kryer, mediat janë njohur me disa foto nga një video, të cilat i kanë konsideruar edhe si aferë seksuale. Gjithsesi pas ... Read More »

Nesër në Pejë, protestë kundër Gazmend Muhaxherit

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, kanë reaguar ashpër ndaj intervistës së kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, dhënë ditë më parë gazetës austriake Der Standard. Në këtë intervistë ndër të tjera Muhaxheri ka thënë se “do të duhen më shumë se 20 vjet, që kuadrot e UÇK-së të zhduken nga politika”. Në këtë intervistë Muhaxheri ka folur edhe për ... Read More »

Implikimet e Vatikanit për pronën e kontestuar mes Ipeshkvisë e Komunës së Prishtinës?

Një kontest pronësie në mes të Ipeshkvisë së Kosovës dhe pronarëve të lokaleve afër Katedrales të përfaqësuar nga Komuna e Prishtinës, ka zgjatur tash e tre vjet. Por Gjykata ka vendosur që të drejtë të plotë t’i japë Ipeshkvisë, duke e rikthyer një vendim të mëhershëm të Gjykatës së EULEX-it, ku u ishte dhënë e drejt pronarëve të lokaleve e ... Read More »

Hahn kërkon ndaljen e retorikës së ashpër

Komisioneri për Zgjerim, Johhanes Hahn, thotë se Kosova dhe Serbia duhet të ndalin retorikën e ashpër ndaj njëra-tjetrës. Sipas tij, retorika e ashpër nuk ndihmon të ardhmen e vendeve. Në një intervistë për RTK-në, ai ka thënë se e di se kjo nuk është e lehtë ndonjëherë, por se është pjesë e politikës që të gjendet rruga e bashkëpunimit. Read More »

Familja Sherifi nga Kosova u rrah nga policia suedeze

Familja Sherifi nga Mitrovica e cila dy vjet më parë shkoj në Suedi në kërkim të një jete më të mirë, është rrahur nga policia suedeze. Meqenëse azili nuk iu pranua ata u kthyen në Kosovë e në tentim për t’i sjell në vendlindje anëtarët e kësaj familje thonë se u maltretuan nga ana e policisë. Familja Sherifi e cila ... Read More »

Kidnapohet vajza e deputetes së Kuvendit të Kosovës

Vajza e deputetes së Kuvendit të Kosovës Emilja Rexhepi është kidnapuar nga dy persona e më pas është liruar. Kidnapuesit kanë pasur porosi për nënën e saj që të ketë kujdes. 21 vjeçarja Sabrina Rexhepi, vajza e deputetes Emilja Rexhepi, rreth orës 21 është kidnapuar nga dy persona. Ata e kanë futur vajzën në veturë dhe i kanë dërguar mesazh ... Read More »

Mesiq: Milloshevici më tha se shqiptarët dëgjojnë vetëm kur i godet hundëve

Ish presidenti kroat Stipe Mesiq, ka rrëfyer gjithë kronologjinë e ngjarjeve politike që nga presidenca e tij e deri vonë në Kroaci. Në emisionin “Pa Rrotlla” të gazetarit Milaim Zeka, Mesiq ka rrëfyer një rast kur ka takuar Milloshevicin. Ai ka thënë se Milloshevici i kishte kërkuar të mos fliste për shqiptarët, me arsyetimin se “Mesic nuk i njihte shqiptarët”. ... Read More »