Lajmet e fundit

Lajme

A po e përgatisin ndërkombëtaret Enver Hoxhajn për kryetar të PDK-së?

Zhvillime të jashtëzakonshme brenda PDK-së janë duke ndodhur këto ditë. Tashmë në ‘luftën’ për udhëheqjen e kësaj partie ka hyrë edhe ish ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj. Burime ndërkombëtare të KOSOVAnews, bëjnë të ditur se Hoxhaj tashmë është duke u cilësuar si kandidati favorit edhe nga bashkësia ndërkombëtare për ta marrë udhëheqjen e PDK-së. “SHBA-të janë duke e ... Read More »

Gjilan: Vetura godet trevjeçaren

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se nga hetimet e para besohet se deri te aksidenti ka ardhur atëherë kur vetura Opel Astra me targa 06, drejtuar nga vozitësi, bën vozitje të pakujdesshme në qytet dhe kur fëmija- femër (3 vjeçare) tenton ta trupoj rrugën, e godet me krahun e djathtë ... Read More »

Aksident me dy të plagosur në Lezhë- Shkodër

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në superstradën Lezhë- Shkoder, në afërsi të fshatit Mabë. Gjatë mëngjesit të sotëm janë përplasur mes tyre dy makinat, Land Rover me drejtues L.Sh., 40 vjeç, banues në Lezhë dhe mjeti Fiat me drejtues G.Gj. 60 vjeç, banues në Shkodër. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të ... Read More »

Mbi gjysmë milioni emigrantë hynë në Greqi gjatë dhjetë muajve të fundit

Më shumë se 540,000 emigrantë arritën në ishujt grekë përmes detit gjatë dhjetë muajve të fundit, citojnë mediet e huaja të dhënat e nxjerra nga agjencia evropiane për mbikëqyrjen e kufijve të jashtëm – Frontex, transmeton Republika.info. Kjo shifër është rreth 13 herë më e madhe se ajo e regjistruar për periudhën e njëjtë të vitit 2014 dhe, sipas informatës ... Read More »

Vuçiq sot në Srebrenicë

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të qëndrojë sot në Srebrenicë. Në qytetin ku ka ndodhur masakra e 8,000 burrave dhe djemve myslimanë, në vitin 1995, Vuçiq do të ndjekë një konferencë ekonomike dhe do të bëjë homazhe te memoriali i viktimave të masakrës. Kjo është vizita e parë e Vuçiqit në Srebrenicë qysh më 11 korrik, kur është shënuar ... Read More »

Rehn: Britania dhe BE-ja duhet të bien dakord rreth marrëveshjes për reformat, pavarësisht kërkesave të ‘vështira’

‘Britania duhet të jetë në gjendje të arrijë një marrëveshje për reformimin e marrëdhënieve të saja me Bashkimin Europian, edhe pse disa nga kërkesaj e saj janë ‘të vështira’,” tha Ministri i Ekonomisë në Finlandë, Olli Rehn. Kryeministri britanik David Cameron ka shkruar një letër të martën në të cilën ka përcaktuar katër objektivat kryesore për rinegociatat mes Britanisë dhe ... Read More »

6 të vrarë në Brazil nga katastrofa e digave

Numri i të vdekurve nga thyerja e dy digave në Mariana, juglindje të Brazilit, ka arritur në gjashtë. Njëzetë e dy vazhdojnë të jenë të zhdukur, raporton Xinhua. Gjatë ditëve të fundit, njerëzit dhe kafshët janë evakuuar nga zona e fatkeqësisë. Samarco, kompania minerare që zotëron dy digat, po zhvendos banorët në zonat e paprekura, dhe do të paguajë qiranë ... Read More »

Kuçi: Integrimet Evropiane synim por edhe proces reformues i Kosovës

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim Eurodeputeten, Ulrike Lunaçek, të cilën e ka falënderuar për kontributin e saj dhënë për Kosovën, në veçanti për raportimin që ka bërë për Kosovën në Parlamentin Evropian. Ministri Kuçi gjatë diskutimit me Lunacek, është fokusuar kryesisht në Integrimin Evropian të Kosovës si dhe kanë diskutuar për nevojën e liberalizimit të ... Read More »

‘Krim pasioni’: Vriten teksa po bënin seks brenda veturës, çifti afera edhe me të tjerë (Foto)

Dy të dashuruar të cilët kishin afera edhe me persona të tjerë janë vrarë në momentin kur ishin duke kryer marrdhënie seksuale brenda veturës së parkuar, në atë që policia e përshkruan si “Krim pasioni”. Shakoor Arline, 25 vjeçar dhe nëna e pesë fëmijëve Lisa Smith 32 vjeçare, ishin së bashku në ulëset e mbapme të veturës, kur çifti u ... Read More »

Ivanoviq: Kushtetuesja duhet t’ketë kujdes me vendimin

Kreu i Iniciativës Qytetare Serbe SPD, Oliver Ivanoviq, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar marrëveshjen e lidhur në Bruksel në mes Prishtinës dhe Beogradit për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, tregon se Prishtina zyrtare e pati të vështirë ta pranojë dështimin në UNESCO. Ivanoviq ka thënë për Tanjug se dështimi për t’iu bashkuar ... Read More »