Lajmet e fundit

Lajme

Në Kuvendin e Shqipërisë: Ministri i thotë deputetes “kafshë”

Një debat mes deputetëve të opozitës dhe ministrit të Shëndetësisë për rastin e fëmijës Kristi Maze i cili vuan një problem në mëlçi është acaruar duke çuar deri në përdorimin e ofendimeve personale. Deputetja e PD-së Albina Deda kërkoi të ndihmohet djaloshi 10 vjeçar për të transplantuar e mëlçinë, por ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj tha se djali ishte në ... Read More »

Opozita thërret protestë më 21 Nëntor?

Sheshi “Nënë Tereza” në Prishtinë, më 21 nëntor pritet të jetë i mbushur me protestues të thirrur nga opozita për të kundërshtuar “Zajednicën” dhe marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi. Burime të ORAinfo bëjnë të ditur se tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe Nisma për Kosovën janë pajtuar që më 21 nëntor të thërrasin protestë për të kundërshtuar ... Read More »

​Izetbegoviq: Vuçiq e mohon gjenocidin e Srebrenicës

Anëtari i presidencës boshnjake, Bakir Izetbegoviq, ka thënë se është i dëshpëruar me jogatishmërinë e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq për të pranuar se çfarë është shkruar në gjykimet e Srebrenicës. “Ai e mohon gjenocidin në Srebrenicë. Nuk dëshirojmë një rishikim politik, mirëpo kërkojmë pranimin e së vërtetës”, i ka thënë Izetbegoviq transmetuesit televiziv “N1”, ku ai ishte mysafir së bashku ... Read More »

Hahn: Liria e medias në Ballkan e panegociueshme

“Liria e fjalës në disa vende që aspirojnë të hyjnë në BE është në rënie, por BE-ja është gati të përballet me këtë kërcënim,” tha komisioneri evropian Johannes Hahn në konferencën e tretë “SpeakUp!” në Bruksel. Në fjalimin e tij në konferencën e organizuar nga Komisioni Evropian, Hahn foli për shqetësimin e disave se BE-ja ka “humbur interesin” në lirinë ... Read More »

Hyseni kërkon përkrahjen e Austrisë për liberalizimin e vizave

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, priti në takim ambasadorin e ri të Austrisë në Prishtinë, Gernot Pfandler. Në këtë takim njoftues, ministri Hyseni dhe ambasadori austriak biseduan lidhur me marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të Kosovës dhe Austrisë si dhe për përkrahjen që jep në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të sigurisë. Me theks të veçantë, në këtë ... Read More »

Ambasadori amerikan Delawie: do t’i ndihmojmë Kosovës për UNESCO!

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë,Greg Delawie, ka thënë se vendi e tij e mbështet anëtarësimin Kosovës në UNESCO “Do të punojmë ngushtë me Qeverinë e Kosovës për një rezultat pozitiv në asamblenë e përgjithshme të UNESCO-s” tha ai. Ai këto deklarata i bëri gjatë një aktiviteti në Shipol të Mitrovicës. Diplomati amerikan njëherit theksoi se SHBA-të ... Read More »

Veteranët e Istogut në mbështetje të ish-Komandantit Haradinaj

Read More »

Aksident në lagjen Ulpiana të Prishtinës (FOTO)

Dy persona janë lënduar lehtë, pas një aksidenti të ndodhur në lagjen Ulpiana të Prishtinës, para pak minutash. Në aksident janë përfshirë dy makina, të cilat pas përplajes kanë pësuar dëmtime materiale, raporton parrotlla.net Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë në vendin e ngjarjes ende nuk kanë dalë organet kompetente për tu marrë me rastin./parrotlla.net/     Read More »

Gjermania kthen 408 azilkërkues shqiptarë

Ashtu siç ishte paralajmëruar, me mbërritjen e dimrit, Gjermania ka rinisur kthimin për azilkërkuesit, përfshirë dhe ata shqiptarë. Brenda kësaj jave pritet të kthehen në atdhe 408 persona, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil. Ambasada gjermane në Shqipërie ka lajmëruar dje se kthimi i refugjatëve do të bëhet në datat 5-6 nëntor, të cilët do të jenë të ... Read More »

Rice: Putini mendon se ai është ‘Vladimiri i Madh’

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice e ka njohur presidentin rus Vladimir Putin nga afër. Një gjë që e kujton ajo është se si Putini gjithmonë ‘ka dashur të bisedojë rreth Rusisë, e cila sipas tij ka qenë e udhëhequr nga njerëz të mëdhenj, si Alexander II dhe Pjetri i Madh, shkruan Bloomberg, transmeton Gazeta Blic. Duke e dëgjuar gjatë ... Read More »