Qeveria e Kosovës ka miratuar sot projektligjin për ratifkimin e marrëveshjes së Stabilizim Asociim-it të arritur mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Me këtë rast kryeministri Isa Mustafa ka thënë se është kërkesë e gjithë qytetarëve të Kosovës që sa më shpejt të hyjë në fuqi kjo ujdi. “Me të na hapen dyert për një treg me 500 milionë banorë” ka ... Read More »
Lajme
Pakënaqësi alarmante e qytetarëve me institucionet e shtetit!
Korrupsioni dhe nepotizmi me punësim familjar në administratë të shtetit e në ndërmarrje publike, caktimi në borde dhe në pozita të tjera udhëheqëse të militantëve partiak para profesionistëve, janë vetëm disa nga indikatorët që kanë ndikuar të bie kënaqshmëria tek institucionet kyçe ekzekutive, legjislative dhe juridike. Në favor të këtij konstatimi flasin edhe të dhënat e fundit ë “Pulsit publik ... Read More »
Limaj sot para gjykatës për rastin MTPT
Ish-ministri i transportit, Fatmir Limaj dhe të akuzuarit e tjerë në rastin e njohur si MTPT, sot pritet të paraqiten para Gjykatës Themelore të Prishtinës. Limaj dhe 4 bashkëpunëtorët e tij akuzohen për krim të organizuar, keqpërdorim të detyrës, marrje ryshfeti e keqpërdorim të autorizimeve. Në seancën pritet të harmonizohen datat e gjykimit në mes të prokurorit, avokatëve dhe të ... Read More »
“Dita e Mjaltit Llapjan” në Podujevë
“Dita e Mjaltit Llapjan” është manifestimi që do të mbahet sot në Podujevë, duke filluar nga ora 11:00, në sallën e Kuvendit Komunal dhe në Sheshin e qytetit. Manifestimi “Dita e Mjaltit Llapjan” mbahet nën patronazhin e kryetarit të Komunës së Podujevës, Agim Veliu, në bashkëpunim me Shoqatën e Bletarëve “Llapi” në Podujevë. Read More »
BSPK flet për pagën minimale dhe njohjen e përvojës së punës
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës në një konferencë shtypi sot do të paraqesë qëndrimin e vet për pagën minimale, ndërsa do të njoftojë edhe për Kërkesën e saj për njohjen e përvojës së punës të punëtorëve për periudhën 1990-1999. Sipas njoftimit, në konferencën që do të mbahet në lokalet e Sindikatës, me fillim në orën 12:00, BSPK do ... Read More »
Sot betohen rekrutët e rinj të FSK-së
Do të mbahet sot në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, një ceremoni e certifikimit dhe dhënies së betimit të rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, pas kryerjes së kursit bazë të komponentit aktiv, gjenerata 2/2015, njoftoi MFSK. Në ceremoninë e diplomimit do të marrin pjesë ministri i FSK-së, Haki Demolli, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant RrahmanRama, zëvendëskomandanti i KFOR-it, ... Read More »
Haziri: Opozita duhet të dialogojë
Kryetari i Komunës së Gjilanit dhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, duke folur për problemet politike në mes qeverisë dhe opozitës, është shprehur se dialogu duhet të shqyrtohet si alternativë për të zgjidhur krizën që e ka kapluar Kosovën që kur u nënshkruan marrëveshjet me Serbinë për Asociacionin e Komunave Serbe e me Malin e Zi për ... Read More »
Zvicra ka 109.583 kosovarë: 6086 më shumë se vitin e kaluar
Numri i të huajve me qëndrim të përhershëm në Zvicër, gjatë nëntë muajve të deritashëm të këtij viti, është rritur për 54.281 veta. Si total, në fund të shtatorit jetonin 1.987.706 të huaj, gjegjësisht njerëz që nuk kanë pasaportë zvicerane. Krahasimi i këtyre shifrave, sipas Sekretariatit Federal për Migracion (SEM), tregon për një ngadalësim prej tre për qind të rritjes ... Read More »
BE zbut sanksionet kundër Bjellorusisë
Bashkimi Evropian ndërpreu sot aplikimin e disa prej sanksioneve kundër Bjellorusisë, duke konfirmuar një përmirësim të marrëdhënieve me këtë vend pas lirimit të të burgosurve politikë nga presidenti Aleksander Lukashenko. Ndërprerja e sanksioneve, për një periudhë katër mujore, përfshin 170 persona, të ardhurat e të cilëve ishin ngrirë në BE dhe ishin privuar nga vizat, si dhe tre entitete, të ... Read More »
ABSH – subjekti i ri që synon pjesëmarrje në zgjedhjet e radhës
Një subjekti i ri politik i kosovarëve, Aleanca e Bashkuar Shqiptare (ABSH), i themeluar në qershor të këtij viti në Gjermani, ka formuar edhe ekipet në Kosovë, me qëllim të shtrirjes së tij dhe futjes sa më të fuqishme në skenën politike. Ky subjekt, në një takim në Prishtinë, ka formuar grupet koordinuese: për profilizim kuadrosh brenda subjektit, për informim ... Read More »