Lajmet e fundit

Author Archives: Kosovanews

Legarde: Probleme serioze për ekonominë botërore

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, ka paralajmëruar probleme serioze për ekonominë globale, nëse limiti i borxhit shtetëror të ShBA-së, i cili arrihet të enjten, nuk rritet. Legarde, i bëri këto komente në një intervistë televizive, derisa senati amerikan po vazhdonte negociatat për rritjen e këtij limiti. Udhëheqësi i shumicës në senat, Herry Reid dhe lideri republikan Mitch McConnell, kanë zhvilluar ... Read More »

BE-ja do parandalim të korrupsionit

Miratimi i strategjisë kundër korrupsionit dhe ndjekja e gjashtë rasteve të ndryshme brenda një viti nuk e kanë bindur Bashkimin Evropian se në Kosovë po bëhet luftë kundër korrupsionit. Në Raportin e progresit të Komisionit Evropian që pritet të publikohet javën e ardhshme, BE-ja vlerëson miratimin e ligjeve të kërkuara nga raporti i studimit të fizibilitetit që qe publikuar vitin ... Read More »

Haradinaj: Vota për Berishën, votë për mua

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të tij dhe kryetari aktual Komunës së Pejës dhe kandidati i AAK-së për një mandate tjetër në këtë post, Ali Berisha, ka mbajtur një tubim të madh me banorët e fshatit Zahaq dhe të zonave përreth. Haradinaj ka kërkuar votën për Berishën, “si shembullin më të mirë ... Read More »

Refki Suma: Fushatë e egër, ofrohen para e ushqime

Në zhurmën e madhe të fushatës për zgjedhjet lokale është një kandidat që nuk po bën diçka të tillë. Kryetari aktual i Hanit të Elezit nuk e ka ndërmend që 30 ditë, sa është përcaktuar fushata, të mbajë tubime apo ndonjë formë tjetër të fushatës. Një person i thjeshtë, që gjatë ditëve të fundjavës nuk përdor veturën zyrtare, tregon se ... Read More »

BE i dërgon vëzhguesit për zgjedhjet në Kosovë

Misioni i Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve ka njoftuar se i ka dërguar 20 vëzhgues afatgjatë në gjithë Kosovën. “Roli ynë është që të realizojmë një vëzhgim gjithëpërfshirës të tërë procesit të zgjedhjeve si në nivelin qendror, ashtu edhe në atë rajonal, në Prishtinë dhe në të gjitha anët e Kosovës. Përveç ekipit kryesor të përbërë nga tetë ekspertë ... Read More »

Haradinaj në Drenicë: As liderët tuaj nuk u duan më shumë se unë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka porositur votuesit në Drenicë që të mos t’ua japin votën 100 për qind “të vetëve”, por t’i ndajnë votat edhe për subjektet tjera. “Pra është në interesin tuaj me e rritë demokracinë, me i rritë partitë tjera, e keni në interes me i votu edhe këta njerëz, Qazim Xanin ... Read More »

Guvernatori i BQK-së, takime në FMN dhe BB

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza po merr pjesë në takimet e rregullta vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Bankës Botërore, që janë duke u zhvilluar në Washington D.C. Krahas pjesëmarrjes në sesionin plenar të FMN-së dhe BB-së, Hamza ka marrë pjesë edhe në mbledhjet e konstituencave përkatëse në FMN dhe Bankën Botërore, si dhe është takuar ... Read More »

Jahjaga apelon për kontrolle të rregullta mjekësore

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga mori pjesë sot në ecjen simbolike në qendër të Prishtinës, të organizuar me rastin e Ditës së luftës kundër kancerit të gjirit.“Përmes ecjes tonë simbolike, ne dëshmojmë kujdesin edhe solidaritetin si individë, si shoqëri dhe institucione, për të gjithë të prekurit nga kanceri i gjirit. Vetëm së bashku mund ta fitojmë këtë betejë! ... Read More »

Egjipt: Nga fundosja e anijes 12 imigrantë e humbën jetën

Së paku 12 imigrantë janë mbytur në det, ndërsa 116 të tjerë kanë shpëtuar, pasi anija e tyre ishte fundosur në bregdetin e Egjiptit. Kjo anije u fundos sot afër portit Aleksandria. Sipas disa raporteve, shumica e imigrantëve ishin palestinezë dhe sirianë. Egjipti i ka pranuar më se 100 mijë sirianë, që kanë ikur nga lufta civile në vendin e ... Read More »

LDK: Këshilltari i presidentes po përzihet në zgjedhjeve

Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh keqardhjen e saj lidhur me deklarimet e këshilltarit politik të Presidentes Jahjaga lidhur me rezultatin e mundshëm të zgjedhjeve lokale. LDK-ja thekson se Ramush Tahiri ka një funksion politik në institucionin më të lartë të vendit dhe duhet të sillet konform kësaj. Gjithçka që thotë një person që ushtron një funksion të tillë, nënkupton qëndrim ... Read More »