Kryetari i PDK-së Hashim Thaçi dhe nënkrytari i këtij subjekti Kadri Veseli, kanë qëndruar sonte në Gjakovë, me ç’rast kanë zhvilluar takime me strukturat e degës së PDK-së në këtë komunë. Krahas bisedimeve për aktivitetin e degës së Gjakovës dhe pushtetit lokal, në të cilin PDK-ja bashkëqeverisë me AKR-në e LDK-në, Thaçi e Veseli kanë folur edhe për situatën aktuale ... Read More »
Author Archives: Kosovanews
Merkel “e tronditur” me fushatën e Rusisë në Siri
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se është “e tronditur” nga vuajtjet që shkaktojnë sulmet ajrore të Rusisë dhe Sirisë.Merkel, e cila të hënën ka qëndruar në Ankara për bisedime me zyrtarët turq, ka thënë se dhjetëra mijëra njerëz janë prekur nga fushata e bombardimeve që kryhet “në radhë të parë nga pala ruse”. Ajo ka thënë se Gjermania dhe ... Read More »
Trepça pretendon se nuk i ka borxhe askujt
Një ndër problemet, me të cilat ballafaqohet kombinati metalurgjik “Trepça” në Mitrovicë, është edhe borxhi i pretenduar nga kreditorë të ndryshëm, të krijuar gjatë viteve të 90-ta, periudhë kjo kur ky kompleks është udhëhequr nga autoritet e atëhershme serbe. Udhëheqës të këtij kombinati thonë se borxhi i pretenduar, sipas tij, nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, prej 1.5 miliardë euro është ... Read More »
Nitaj: Opozita është e palëkundur, Haradinaj është për zgjidhje – zgjedhje
Muharrem Nitaj, zëdhënës i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në një lidhje direkte në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se Visar Ymeri e ka gabim dhe opozita është e bashkuar. “Mustafa e Thaçi janë për status kuo, kurse Ramush Haradinaj është për zgjidhje, e cila nënkupton zgjedhje. Kriza është më e thellë se që duket, nuk është duke ... Read More »
Kanadaja ndalon sulmet ajrore kundër Shtetit Islamik
Kanadaja do të ndalojë sulmet ajrore kundër grupit ekstremist Shteti Islamik në Irak dhe Siri dhe do të tërheqë gjashtë aeroplanët luftarakë brenda dy javësh, ka bërë të ditur kryeministri kanadez, Justin Trudeau. Ai ka thënë se Kanadaja do të përfundojë misionin bombardues më 22 shkurt, por personeli ushtarak në rajon do të rritet në 830 veta, nga 650 sa ... Read More »
Porosia e Stipe Mesiçit për Kosovarët
Nuk dorëzohet Jahjaga: Brenda javës thërret takimin tjetër të liderëve politikë
Presidentja Atifete Jahjga, këmbëngul që liderët e partive politike te takohen me shpesh ne formatin e takimit te se hënës. Sipas burimeve të RTV Dukagjinit, Jahjaga do të thërrasë një tjetër takim të kryetarëve të partive brenda kësaj jave, ose gjatë javës së ardhshme, në mënyrë që palët – përkundër qëndrimeve të ngurta – të gjejnë zgjidhje për tejkalimin e ... Read More »
Sipas Presidentes, liderët të gatshëm për të kërkuar zgjidhje të përbashkët
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka falënderuar liderët e partive politike parlamentare që i janë përgjigjur ftesës së saj. Ajo ka thënë se takimi u mbajt në frymë konstruktive, ku udhëheqësit politikë paraqitën qëndrimet e tyre për tejkalimin e bllokadës politike dhe shprehën gatishmëri për të kërkuar zgjidhje të përbashkët. Presidenca nëpërmjet një komunikate ka thënë se rivendosja ... Read More »
KQZ: Bislim Zogaj në vend të Rrustem Mustafës-Remit
Rrustem Mustafës i merret mandati i deputetit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur sot në mbledhje gjatë së cilës ka vendosur që t’i marr mandatin e deputetit Rrustem Mustafës-Remit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës. kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka. Në vend të Remit, deputet i PDK-së në Kuvendin e Kosovës do të jetë Bislim Zogaj.Zëvendësimin e Rrustem Mustafës-Remit ... Read More »
Mitrovica me infrastrukturë moderne në sport
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, qëndroi sot për një vizitë në Mitrovicë, ku inspektoi finalizimin e punimeve në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” dhe ato në Stadiumin “Riza Lushta.” Ministri Shala u nda i kënaqur me dinamikën e punimeve dhe u shpreh se me këto dy objekte të rëndësisë së veçantë për sportin, Mitrovica po bëhet me infrastrukturë ... Read More »