Një iniciativë për të kundërshtuar vizitën e përvitshme të pelegrinëve ortodoksë serbë me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse në Gjakovë është ndërmarrë sërish. Mimoza Shala, një nga iniciatoret e këtij aktiviteti kundërshtues, tha se në këtë këtë grupacion të pelegrinëve serbë të besimit ortodoks dyshohet që mund të marrë pjesë edhe ish-ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Aleksandar ... Read More »
Author Archives: Kosovanews
Abdixhiku: “Rasti i APEX-ave” u hodh poshtë për shkak se i ka skaduar afati
Analisti Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka shkruar lidhur me “Rastin e APEX-ave” ku ka thënë se ky rast është hedhur poshtë nga gjyqësia jonë për shkak se akuzës i ka skaduar afati i trajtimit. Lexoni postimin plotë: “Rasti i APEX-ave” – një nga aferat më të përfolura për korrupsion e krim të organizuar në Kosovë, hidhet poshtë ... Read More »
Izmi Zeka emërohet zëvendësministër
Kryeministri Isa Mustafa e ka emëruar Izmi Zekën në pozitën e zëvendësministrit për Komunitete dhe Kthim. Lajmin e ka konfirmuar për “Epokën e re” vetë Izmi Zeka. “Po jam emëruar zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim”, ka thënë shkurt ai. Izmi Zeka në mandatin e kaluar, në Qeverinë e drejtuar nga Hashim Thaçi, ka qenë zëvendësministër i Punëve të Brendshme. Read More »
Kosova do ta ketë kodin telefonik +383
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka njoftuar se Austria ka aplikuar dje pranë ITU-së për kodin telefonik të Kosovës. “Konfirmimin zyrtar për aplikimin e Austrisë e kemi marrë nga Bashkimi Evropian dhe nga Ambasada e Austrisë në Kosovë”, ka thënë ministrja Tahiri. Ministrja ka theksuar se kodi telefonik i Kosovës do të jetë 383 dhe marrja e kodit ndërkombëtar i ... Read More »
Kësaj Qeverie po i vjen fundi
Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, aktualisht deputet në Kuvendin e Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e drejtuar nga Isa Mustafa ka dy rrugë: dorëheqjen ose rrëzimin. Në këtë intervistë për “Epokën e re”, Kurti ka thënë se kjo Qeveri kuislinge e ka më mirë të dorëhiqet sesa të rrëzohet. Ai ka treguar arsyet pse Qeveria Mustafa duhet të bjerë. ... Read More »
Gjermani: Natën e Vitit të Ri pati shumë sulme seksuale nga afrikanët e jugut
Opinioni gjerman është shokuar me të kuptuar se gjatë natës së Vitit të Ri në disa prej qyteteve të mëdha në Gjermani kishte dhunime të grave, sulme seksuale dhe plaçkitje më shumë se zakonisht. Sipas Policisë Gjermane, kryerësit e këtyre veprave ishin kryesisht nga Afrika Jugore. “Është totalisht e papranueshme që qytetet tona të bëhen çerdhe ku shkelen ligjet. Qytetarët ... Read More »
Pacolli: Kur isha në Qeveri fjala ime nuk është dëgjuar nga askush
Disa fjalë për situatën politike në Kosovë i ka edhe presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli. Duke i quajtur të korruptuar politikanët që aktualisht qeverisin me vendin, mungesën e sukseseve në kohën kur ai ishte zëvendës i kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi, Pacolli e arsyetoi me reduktimin e fuqisë vendimmarrëse që kabineti qeveritar i kishte bërë atij ... Read More »
Gazetarja e njohur:Mënyra se si u bë Jahjaga Presidente është fyese për femrat
Gazetarja Evliana Berani ka deklaruar në Info Magazine të Klan Kosovës se forma se si Atifete Jahjaga është bërë Presidente e Kosovës është ofendim për femrat kosovare. “Mënyra se si erdhi presidentja në krye ishte fyese për femrat, për formën si erdhi në pozitë pa garë të rregullt”. “Si element ka qenë shumë fyes si femër”. “Unë do të doja ... Read More »
Asnjë pendesë për vrasjen e vëllezërve, Dushaj: Po të mundja do vrisja dhe të tretin
Nën masa të rrepta sigurie mbërriti në Drejtorinë e Policisë Shkodër, 31 vjeçari Aleksandër Dushaj, autor i vrasjes së dy vëllezërve Shkami. Nga dhomat e paraburgimit të komisariatit verior, ai është marrë në pyetje nga prokurori i çështjes, lidhur me vrasjen e dyfishtë të ndodhur në 2 janar në fshatin Drisht të Postribës. Asnjë pendesë nuk ka shfaqur Dushaj për ... Read More »
Pas emërimit të Zidane si trajner, Bale largohet nga Real Madrid?
Pas emërimit të Zidane si trajner i Real Madrid, Gareth Bale mund të braktis klubin madrilen. “Djajtë e kuq” duket se janë të gatshëm që në merkaton e verës të ofrojnë më shumë se 100 milione Euro për të patur në dispozicion shërbimet e Uellsianit. 26-vjeçari është një nga objektivat kryesorë të klubit nga “Old Trafford”. Largimi i Rafael Benitez ... Read More »