Lajmet e fundit

Author Archives: Kosovanews

SHBA, Los Angeles, hapen shkollat,alarmi ishte i rrejshëm

Shkollat në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara pritet të hapen sot pasi autoritetet përcaktuan se kërcënimi me email, që shkaktoi mbylljen e tyre dje, u tregua i rrejshëm. Vendimi dramatik për mbylljen e më se 900 shkollave me afro 640 mijë nxënës, ishte një “kujdes i shtuar” edhe për shkak të sulmeve në San Bernardinon e afërt, më 2 ... Read More »

Ekstradohet nga Zvicra kosovari i dënuar me 20 vjet burg

Interpol Tirana ka bërë të ditur ekstradimin nga Zvicra të një shtetasi kosovar, i dënuar me 20 vjet burg. Sipas një njoftimi për shtyp, nga Zyra Qendrore Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Zyrihu drejt vendit tonë i 37-vjeçarit, Osman Korpuzi. Bëhet e ditur se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë ... Read More »

SHBA, debati i republikanëve, Bush thotë se Trump ‘është një kandidad kaotik’

Debati i kandidatëve republikanë ka kaluar nën shenjën e sigurisë kombëtare, kjo për faktin se ishte debati i parë që pas sulmeve të Kalifornisë dhe atyre të Parisit. Ashtu edhe sikurse në paraqitjet e mëhershme publike, kandidatët kishin gjëra të ndryshme në kokë kur bëhej fjalë për mbrojtjen nga terroristët e ISIS. Njeriu që po udhëheq me sondazhet, Donald Trump ... Read More »

Mot me diell dhe vranësira te shpërndara do të na shoqëroj gjatë këtyre ditëve

Mëngjeset do të jenë relativisht të ftohta si pasojë e formimit të mjegullës e cila vende-vende do ta zvogëloj dukshëm shikimin horizontal . Temperaturat minimale do të bien deri -4 gradë Celsius, deri sa ato maksimalet do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius. Edhe ne viset malore do të mbajë mot me diell dhe temperatura të ulëta, meqë pjesa dermuese ... Read More »

Njohësit e integrimeve kritikojnë institucionet për vizat

Këshilli i Bashkimit Evropian nuk i ka dhënë rekomandim pozitiv procesit të liberalizmit të vizave për qytetarët e Kosovës. Në konkluzionet për vitin 2015 të pakos së Zgjerimit dhe Stabilizim Asociimit për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për Turqinë, Këshilli ka vlerësuar rëndësinë e përmbushjes së kushteve për liberalizimin e vizave, duke e inkurajuar Kosovën t’i vazhdojë përpjekjet për të ... Read More »

Obama: Emigrantët kanë ripërtërirë Amerikën

Muhanned ibrahim al Naib u zgjua të martën me një surprizë. Refugjati irakian e ndjeu se kjo ishte dita kur më në fund ëndrra e tij për të qenë shtetas amerikan do të realizohej. Ai nuk e kuptoi derisa kontrolloi email-in dhe lexoi se do të mirëpritej nga Presidenti Obama. Al Naib ishte në mesin e 31 personave nga 25 ... Read More »

RSF: 54 gazetarë po mbahen peng në gjithë botën

Reporters Without Borders (RSF), sot ka publikuar të dhëna mbi gazetarët që janë duke u mbajtur peng, të burgosur dhe të zhdukur. Sipas RSF-së, ky është totali, 54 gazetarë profesionalist duke përfshirë edhe një femër mbahen peng. Ka 35 % rritje që nga viti i kaluar. Nuk është për tu habitur që Siria është vendi me numrin më të madh ... Read More »

Policia nuk e lufton dot vetëm terrorizmin

Numri i kosovarëve që kanë udhëtuar për të marrë pjesë në luftërat e huaja ka arritur në 300 veta, ku 50 prej tyre janë deklaruar tashmë të vrarë. Këto të dhëna janë publikuar të martën gjatë debatit për ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin, që shpie në terrorizëm të organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme me kryetarët e komunave. Përfaqësues ... Read More »

Peja proteston sot

Tre partitë opozitare –Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, kanë thirrur për sot protestë në Pejë. Protesta e sotme, kundër marrëveshjeve për Asociacionin e Komunave Serbe dhe demarkacionin me Malin e Zi, vjen pas atyre të javës së kaluar në Gjakovë dhe Gjilan, ndërsa do të pasohet nga protesta e së enjtes në Malishevë dhe ... Read More »

Gjykata Supreme paraqet raportin vjetor të punës

Kryetari i Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës Fejzullah Hasani do të mbajë sot konferencë për media, ku do të prezantohen Raporti Vjetor i punës së gjykatës (2015) dhe Buletini i Gjykatës Supreme si dhe do të bëhet promovimi i Bibliotekës së Gjykatës Supreme. Konferenca mbahet në objektin e Gjykatës Supreme në Pallatin e Drejtësisë, me fillim në orën 11:00./KosovaPress/ Read More »