Lajmet e fundit

Author Archives: Kosovanews

Dorëzohet në Polici, i dyshuari për vrasjen e dhëndrit

Personi që dyshohet se ka vrarë 43 vjeçarin N.A të hënën pas mesnate në fshatin Milloshevë, dje është dorëzuar në Polici. Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se në lidhje me rastin  me 9 dhjetor është vetë dorëzuar në Polici i dyshuari, i cili ka dorëzuar edhe një pistoletë të tipit TT me një fishek. Me vendim të prokurorit ... Read More »

Sulmohet fizikisht polici

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj serbë, pasi që të njëjtit nuk kanë përfillur urdhrat si dhe kanë sulmuar fizikisht një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës. Të dyshuarit ishin në gjendje të dehur dhe me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje. Read More »

Arsyetohet Trump, thotë se po bën mirë për myslimanët

Derisa përballet me kritika të shumta për deklaratat e tij rreth propozimit për ndalimin e përkohshëm të emigrantëve myslimanë në SHBA, në një prononcim tjetër të tij, Donald Trump është arsyetuar duke thënë se po flet në bazë të interesave të komuniteti islamik në SHBA. “Unë po veproj mirë për myslimanët”, ka thënë Trump në një intervistë me Dom Lemon ... Read More »

Kim Jong-un: Kemi bombë hidrogjeni, jemi të gatshëm ta përdorim

Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-un, sot ka thënë se vendi i tij zotëron një bombë hidrogjeni dhe është e gatshme ta vë në përdorim, përveç armëve bërthamore që Koreja Veriore thotë se i posedon. Sipas Jong-un, këtë bombë Koreja Veriore do ta përdorte për ta mbrojtur sovranitetin saj, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve “KCNA”. “Ne kemi arritur të ... Read More »

Lideri i ISIS ndodhet në qytetin Sirte të Libisë, u mjekua në Turqi

Lideri i ISIS, Abu Bekr Al Bagdadi, ndodhet në qytetin Sirte të Libisë. Kjo është bërë e ditur nga agjensia iraniane e lajmeve Fars. Agjensia shkruan se Al Bagdadi ka arritur në Libi përmes Turqisë ku ishte dërguar fillimisht për të mjekuar plagët e shkaktuara nga një bombardim iraken. Por këtë gjë e ka mohuar ministri i jashtëm Rus Sergei ... Read More »

Pula: Duhet kohë për aktakuza ndaj “peshqve” të mëdhenj

​Sistemi prokurorial me qasje e re në luftën kundër korrupsionit, brenda 7-8 muajve ka goditur grupe të mëdha në ndërmarrje publike por ende duhet kohë në ngritjen e aktakuzave kundër “peshqve” të mëdhenj. Kështu ka thënë Laura Pula në tryezën për performancën dhe rezultatet e institucioneve të drejtësisë në luftimin e korrupsionit, tha se sistemi prokurorial ka krijuar sistemin e ... Read More »

A ka Marko Gjuriq prejardhje nga Kosova? Lexojeni rrëfimin për prejardhjen e tij

Marko Gjuriq, shefi i Zyrës së qeverisë së Serbisë për Kosovën, mban njëherësh dhe statusin e nipit të dikujt që ka vrarë një shqiptar në vijën që ndan trevën e Drenicës nga ajo e Kollashinit, ngjarje e ndodhur pas përfundimit të luftës së Dytë Botërore. Dhe, nëse kihet parasysh sjellja e atij gjermanit që u kërkoi falje shqiptarëve për masakrat ... Read More »

Gjermania ua hap dyert të rinjve kosovarë

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami dhe ai i Punës dhe Mirëqënies Sociale, Arban Arbrashi së bashku me ambasadoren e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets të enjten mbajtën një konferencë për media me ç`rast folën për ri-integrimin dhe punësimin për arsimin dhe aftësimin e të rinjve si dhe për mundësitë e migrimit legal për punësim të shtetasve të Kosovës. Gjatë konferencës ... Read More »

Muhammad Ali i kundërpërgjigjet Trumpit për muslimanët

Legjenda e boksit, Muhammad Ali ka kritikuar kandidatin republikan Donald Trump, pas propozimit të bërë nga ky i fundit për të ndaluar futjen e myslimanëve në SHBA. Ali nuk ka preferuar të përmendë emrin e Trump, por është shprehur se myslimanët nuk janë vrasës, duke kritikuar edhe xhihadistët e ISIS. Ai e ka dënuar ashpër dhunën dhe sulmet e terroristëve ... Read More »

Gjuriq thotë se mediat në Prishtinë po i fajësojnë serbët për sulmet në Gorazhdec

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq ka thënë sot se shtypi i Prishtinës po fokusohet që fajin për sulmet në Gorazhdec t’ua hedhë serbëve. Ai, siç njofton B92, ka thënë se gazetat kryesore në Kosovë po botojnë shkrime në të cilat theksohet se “serbët vetë kanë inskenuar sulmet kundër vetes dhe se pas këtyre sulmeve ... Read More »