Lajmet e fundit

Author Archives: Kosovanews

Mustafa, ministrave: Po shëtisni shumë nëpër botë

Kryeministri Isa Mustafa ka kritikuar kabinetin e  tij qeveritar duke thënë se  ministrat po shëtisin shumë nëpër botë dhe se po mungojnë shumë shpesh në mbledhjet e Qeverisë. Mustafa në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka shtuar se jo të gjithë mund të bëhen si Ministria e Jashtme dhe për këtë arsye duhet të ketë angazhim më të madh në ... Read More »

Donika Kadaj: Punë e madhe na pret, ‘Zajdnica’ nuk do të kalojë!

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj- Bujupi, pas daljes nga burgu,  është shprehur  edhe njëherë e bindur se “Zajednica” nuk do të kalojë, njofton Gazeta Blic. Ajo ka falënderuar të gjithë për mbështjetjen, dhe ka thënë se i pret një punë  e madhe, duke bërë me dije se as burgjet nuk do të mund t’i ndalin veprimet e tyre. Më poshtë, ... Read More »

Rama: Merkel, i vetmi person që mund të udhëheqë Europën

Gjatë hapjes së ekspozitës me 100 piktura dhe vizatime në “Kempl Gallery”, në Mynih, kryeministri Edi Rama dha një intervistë për gazetën gjermane, “Der Freitag”. Gazetari Alem Grabovac improvizoi një intervistë-pyetësor të shpejtë e me doza humori, duke dashur ndoshta të shmangë fjalimet standarde, të gjata e të lodhshme të politikanëve. Rama pyetet për artin, sportin, politikën, besimin, familjen, marrëdhëniet ... Read More »

Sot publikohet ligji anti-diskriminim në alfabetin Brajl

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut më 10 dhjetor, misioni i OSBE-së në Kosovë së bashku me institucionin e Ombudspersonit do të publikojnë Ligjin për Mbrojtje nga Diskriminimi në alfabetin Brajl. Ky ligj do t’i mundësoj komunitetit me shikim të dobësuar, një nga grupet më të ndjeshme në Kosovë, të mësojnë për të drejtat e tyre ... Read More »

Mustafa: Nënshkrimi i MSA-së, e arritura më e madhe gjatë vitit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa para kabinetit qeveritar ka vlerësuar punën e bërë për gjatë një viti të qeverisë që ai udhëheq. Mustafa falënderoi ministrat për punën e bërë, duke thënë se kanë arritur ta realizojnë planin për këtë vit të qeverisjes. Kreu i Qeverisë vlerësoi se e arritura më e madhe gjatë këtij viti ka qenë nënshkrimi i MSA-së ... Read More »

Abrashi: Opozita na pengoi në realizimin e qëllimeve, por suksese pati

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, njëherësh zëdhënës i qeverisë, Arban Abrashi ka komentuar njëvjetorin e Qverisë Mustafa. Ai ka thënë se bllokada e Opozitës ka dëmtuar dhe pamundësuar realizimin e një varg projektesh të qeverisë, por se ka pasur edhe të arritura, njofton Klan Kosova. Ndër to ka përmendur nënshkrimin e MSA-së, Pakon e Re Fiskale, implementimin e Kontratës ... Read More »

Zuckerberg premton mbrojtjen e myslimanëve në Facebook

Shefi ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, e ka publikuar mbrëmë një mesazh për myslimanët duke premtuar se do t’i mbrojë ata nga hakmarrja në këtë rrjet më të madh social në botë. Duke i përmendur sulmet aktuale të militantëve islamikë në Paris dhe Kaliforni dhe propozimin nga kandidati republikan për president amerikan, Donald Trump, për parandalimin e hyrjes së myslimanëve ... Read More »

Të gjithë e sulmojnë, por Trump nëpër sondazhe vazhdon të mbetet ‘numër 1’

Donald Trump vazhdon ngritjen e tij në sondazhe edhe pas deklaratave të tij provokuese mbi myslimanët. Sipas IPSOS, miliarderi udhëheq listën e kandidatëve republikanë për zgjedhjet e 2016-s me 35 për qind të preferencave. Ndërsa sipas një ankete të CNN dhe WMUR, mbreti i ndërtimit dhe i kazinove është në krye me 32 për qind. Thuajse dy të tretat e ... Read More »

Vetë Erdogan urdhëroi rrëzimin e avionit rus?

Asociacioni “WikiLeaks” i Julian Assange, i cili ka marrë për mision që publikut të gjerë t’u ofrojë informacione sekrete, ka publikuar këto ditë një mesazh, përmes të cilit u bën thirrje përdoruesve të internetit që të lexojnë njoftimet e publikuara nga turku Fuat Avni, i cili “me informacionet e tij që të habisin dhe deri më tani të dala të ... Read More »

Dy dëshmitarë flasin sot për rastin MTPT

Seanca gjyqësore ndaj Fatmir Limajt dhe të tjerëve në rastin MTPT, vazhdon edhe sot me ç’rast do të jenë fjalët hyrëse të të akuzuarve tjerë dhe të avokatëve të tyre, por edhe do të paraqiten dy dëshmitarë për dëshmi. Deputeti njëherësh edhe lideri i Nisma-s, Fatmir Limaj, në fjalën hyrëse të tij në seancën e djeshme gjyqësore, për rastin e ... Read More »