Lajmet e fundit

Author Archives: Kosovanews

Ia grabisin zinxhirin nga qafa në Gjakovë

Një femër ka raportuar se derisa ishte duke ecur në rrugën “Fehmi Agani”, në Gjakovë, dy persona të panjohur ia kanë grabitur zinxhirin nga qafa në vlerë prej 250€ dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për lëndime ndërsa njësitë policore janë duke hetuar rastin. Read More »

Qeveria i thotë po projektligjit për MSA’në

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot projektligjin për ratifkimin e marrëveshjes së Stabilizim Asociim-it të arritur mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Me këtë rast kryeministri Isa Mustafa ka thënë se është kërkesë e gjithë qytetarëve të Kosovës që sa më shpejt të hyjë në fuqi kjo ujdi. “Me të na hapen dyert për një treg me 500 milionë banorë” ka ... Read More »

Pakënaqësi alarmante e qytetarëve me institucionet e shtetit!

Korrupsioni dhe nepotizmi me punësim familjar në administratë të shtetit e në ndërmarrje publike, caktimi në borde dhe në pozita të tjera udhëheqëse të militantëve partiak para profesionistëve, janë vetëm disa nga indikatorët që kanë ndikuar të bie kënaqshmëria tek institucionet kyçe ekzekutive, legjislative dhe juridike. Në favor të këtij konstatimi flasin edhe të dhënat e fundit ë “Pulsit publik ... Read More »

Limaj sot para gjykatës për rastin MTPT

Ish-ministri i transportit, Fatmir Limaj dhe të akuzuarit e tjerë në rastin e njohur si MTPT, sot pritet të paraqiten para Gjykatës Themelore të Prishtinës. Limaj dhe 4 bashkëpunëtorët e tij akuzohen për krim të organizuar, keqpërdorim të detyrës, marrje ryshfeti e keqpërdorim të autorizimeve. Në seancën pritet të harmonizohen datat e gjykimit në mes të prokurorit, avokatëve dhe të ... Read More »

“Dita e Mjaltit Llapjan” në Podujevë

“Dita e Mjaltit Llapjan” është manifestimi që do të mbahet sot në Podujevë, duke filluar nga ora 11:00, në sallën e Kuvendit Komunal dhe në Sheshin e qytetit. Manifestimi “Dita e Mjaltit Llapjan” mbahet nën patronazhin e kryetarit të Komunës së Podujevës, Agim Veliu, në bashkëpunim me Shoqatën e Bletarëve “Llapi” në Podujevë. Read More »

BSPK flet për pagën minimale dhe njohjen e përvojës së punës

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës në një konferencë shtypi sot do të paraqesë qëndrimin e vet për pagën minimale, ndërsa do të njoftojë edhe për Kërkesën e saj për njohjen e përvojës së punës të punëtorëve për periudhën 1990-1999. Sipas njoftimit, në konferencën që do të mbahet në lokalet e Sindikatës, me fillim në orën 12:00, BSPK do ... Read More »

Sot betohen rekrutët e rinj të FSK-së

Do të mbahet sot në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, një ceremoni e certifikimit dhe dhënies së betimit të rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës, pas kryerjes së kursit bazë të komponentit aktiv, gjenerata 2/2015, njoftoi MFSK. Në ceremoninë e diplomimit do të marrin pjesë ministri i FSK-së, Haki Demolli, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant RrahmanRama, zëvendëskomandanti i KFOR-it, ... Read More »

Rudina Magjistari bëhet nënë, ja gjinia dhe emri i fëmiut

Rudina Magjistari është bërë nënë për herë të parë. Pak orë më parë, ajo ka sjellë në jetë vajzën e saj, të cilën e ka pagëzuar me emrin Mia. Lajmin e ka bërë të ditur vetë moderatorja në profilin e saj në Facebook, ku shkruan: “Jemi të lumtur të ndajmë gëzimin tonë me ju sot. Para katër orësh lindi Mia, ... Read More »

Shkencëtarët zbulojnë një tjetër univers afër universit tonë

Shkencëtarët duket se kanë zbuluar një tjetër univers, pranë universit tonë. Shkencëtarët kanë vërejtur një shkëlqim në hapësirë i cili mund të ketë ardhur nga një univers tjetër, jashtë universit tonë, i cili mund të ketë qenë i bashkuar me universin tonë kur hapësira erdhi për herë të parë në ekzistencë. Ka kohë që besohet se universi jonë nuk është ... Read More »

Haziri: Opozita duhet të dialogojë

Kryetari i Komunës së Gjilanit dhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, duke folur për problemet politike në mes qeverisë dhe opozitës, është shprehur se dialogu duhet të shqyrtohet si alternativë për të zgjidhur krizën që e ka kapluar Kosovën që kur u nënshkruan marrëveshjet me Serbinë për Asociacionin e Komunave Serbe e me Malin e Zi për ... Read More »