Lajmet e fundit

Author Archives: Kosovanews

Gjermani, protesta e Pegida-s: Po bëhemi të huaj në vendin tonë

Çdo të hënë në mbrëmje në qytetin gjerman të Dresdenit, mijëra njerëz mblidhen përpara ndërtesës së operas. Ata mbajnë flamuj gjermane dhe këndojnë këngë nacionaliste me një qëllim te vetëm: të ndalojnë mbërritjen e emigrantëve në Gjermani. Pjesëmarrësit në protestë thonë se protestojnë çdo javë paqësisht dhe se nuk janë nazistë. Ata kërkojnë me çdo kusht që të mos etiketohen ... Read More »

Dy raste të therjeve me thikë gjatë ditës së djeshme

Dje Rreth orës 15:40 minuta, policia në Prizren ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se në Urgjencën e Spitalit Rajonal ndodhet një person i vitlindjes 1996 i lënduar nga mjeti i mprehtë, njofton Policia e Kosovës. Një patrullë policore ka ndjekur rastin dhe ka kuptuar se i lënduari kishte marrë plagë në regjionin e gjoksit përderisa kishte ... Read More »

Opozita pas takimit me Presidenten: Thirrja e seancës përshkallëzon situatën

Krerët politikë të opozitës në Kosovë edhe pas takimit me Presidenten e vendit, Atifete Jahjagën kanë shprehur qëndrimet e njëjta si më parë. Kërkojnë tërheqjen e nënshkrimeve për demarkacionin dhe për siç e quajnë ata Zajednicën. Madje, pas takimit ata thanë se nuk duhet thirret seancë më sepse situata mund të përshkallëzohet. Për ta, gabim është edhe dhuna e policisë ... Read More »

Refugjatët në kufirin Serbi-Kroaci përmes fotografive

Ditën e hënë Kroacia ka hapur kufirin për refugjatët, pasi mijëra refugjatë kishin kaluar dy ditë të bllokuara në qiell të hapur dhe në mot të keq. Kriza e refugjatëve është rritur dukshëm pas mbylljes së kufirit Hungari-Kroaci, transmeton Kosovanews. Zëdhënësja e UNHCR Melita Sunjic e cila gjendej në kufirin Serbi-Kroaci është shpreshur e shqetësuar për kushtet e refugjatëve, sepse ... Read More »

Haliti: E panevojshme thirrja e liderëve nga presidentja

Iniciativa e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, për takime me liderët politik për të biseduar rreth daljes nga gjendja politike e krijuar në vend, po shihet e panevojshme nga nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti. Madje ai thotë se kjo çështje nuk është as përgjegjësi e të parës së shtetit. Numri dy i Kuvendit në një intervistë për KosovaPress vlerëson se ... Read More »

Harxhuan karburantin, ministria ua mban lekët nga rroga 320 policëve

Rreth 320 punonjës Policie të Patrullave të Komisariateve të Tiranës, prej disa muajsh marrin 5-7 mijë lekë më pak nga rroga, pasi u është faturuar me pa të drejtë karburanti i shpenzuar në periudhën 2011-2012. Auditi i Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit ka zbuluar se në këtë periudhë makinat e Patrullës së Përgjithshme të Komisariateve kishin shpenzuar dy ... Read More »

Hashim Thaçi: Në vitin 2016 do të bëhem president i Kosovës

Duke folur për zgjedhjet presidenciale, Thaçi theksoi se është e mundur që presidentja aktuale e Kosovës Atifete Jahjaga  të kandidohet për rizgjedhje, por shtoi se ai është i sigurt se ai do të bëhet president i Kosovës në vitin 2016. Funksioni i presidentit për Thaçin e konkludua mes tij dhe kryeministrit aktual Isa Mustafa, gjatë marrëveshjes për të formuar qeveri. ... Read More »

Haziri: Nëntë muajt e qeverisjes me sfida e progres

Nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, është mbajtur sot mbledhja e radhës e bordit të drejtorëve, për të diskutuar për nëntë mujorin e punës së vitit 2015. Në takim, kryetari Haziri, pasi ka dëgjuar raportimet e të gjithë drejtorëve, ka konkluduar se nëntë muajt e qeverisjes së tij gjatë këtij viti ishin plot sfida, por që ... Read More »

Të dielën kthehen akrepat mbrapa

Te dielën mund te flemë një orë më shumë. Ora verore do të përfundojë në mes të natës së shtune dhe të dielës, d.m.th akrepat e orës duke lëvizur për një orë mbrapa. Pra, kështu të dielën më 25 tetor mos harroni që akrepat e orës 3.00 duhet të jenë kthyer në një orë mbrapa, në 02:00. Ketë mund ata ... Read More »

Një asteroid po vjen drejt tokës…

Për Hallouin, një asteroid i frikshëm, i gjerë 2.5 km ka gjasa të bëjë një takim nga “pranë” me Tokën. Shkëmbi hapsinor, i quajtur 2015 TB145, do të fluturojë pa rrezik për planetin tonë me 125,000 km/h, 499,000 kilometra larg nesh.Një distancë e tillë, është tre herë sa ajo e Tokës me Hënën, që do t’i mundësojë çdokujt që ka ... Read More »