Lajmet e fundit

Author Archives: Kosovanews

ARKEP: Serbët ende nuk kanë aplikuar për operatorin e tretë në Kosovë

Zyrtarisht serbët ende nuk kanë shprehur interesim për të aplikuar per operatorin e tretë mobil në Kosovë, si edhe e parashikon marrëveshja për telekomin mes Prishtinës dhe Beogradit. Këtë e vërteton për KosovaPress Ekrem Hoxha, kryetar i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP). “Pranë ARKEP nuk kemi të regjistruar asnjë aplikim nga ndonjë kompani me origjinë nga shteti ... Read More »

Ankesat e bizneseve kryesisht në dogana janë për vlerësimet e mallrave…

Doganat e Republikës së Kosovës si institucion kryesor për mbushjen e arkës së shtetit në emër të luftimit të informalitetit në shumicën e rasteve po bëjnë rritjen e çmimeve edhe për biznese formale. Kështu tha për “KosovaPress”, pronari i kompanisë ETC, njëherësh edhe deputet i Kuvendit të Kosovës Ramiz Kelmendi. Ai po ashtu tha se kjo formë e ngritjes së ... Read More »

Gjakovë – Mbahet “Vrapo me FSK-në”, për të ndihmuar fëmijët në nevojë

Manifestimi sportiv në atletikë “Vrapo me FSK-në, Gjakovë 2015”, në shtegun prej dhjetë kilometra ka nisur sot në Gjakovë. Ky manifestim ka për qëllim që mjetet e përfituara pas kalimit të shtegut të paraparë, të shkojnë për ndihmë fëmijëve në nevojë të komunës së Gjakovës. Shtegun prej dhjetë kilometra në kategorinë e femrave e para e ka kaluar Fjolla Margata, ... Read More »

Erdogan: “Rusia është duke bërë një gabim të madh në Siri”

Sulmet ajrore ruse në Siri janë të ‘papranueshme’, tha Presidendi turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili shtoi se Rusia është duke e bërë një ‘gabim të madh në Siri’. “Sulmet ajrore ruse në Siri janë të papranueshme. Për fat të keq, Rusia është duke e bërë një gabim të madh,” tha Erdogani para gazetarëve në aeroportin e Stambollit, para se ... Read More »

Elezaj propozon tryezë mbipartiake për dalje nga bllokada institucionale

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Smajl Elezaj, me anë të një komunikate sot ka propozuar formimin e një trupi mbipartiak në nivel kombëtar që do të gjente zgjidhje të kënaqshme për të gjitha palët e involvuara në bllokadën e Kuvendit të Kosovës. “Duke parë bllokadën e punës së institucionit më të lartë në ... Read More »

Gjermania- kjo Fuqi e Madhe ngurruese!

Alexander Kudascheff Ka 25 vjet që është ribashkuar Gjermania. Në 25 vjet Lindja dhe Perëndimi janë lidhur ngushtë dhe përshtatur – megjithatë në shumë fusha mbeten të ndryshme dhe të huaja për njëra-tjetrën. Për këtë gjermanët ankohen, po kjo është tipike gjermane. Sepse dallimet midis Perëndimit dhe Jugut, midis Veriut dhe Lindjes janë pjesë e historisë së Gjermanisë. Një shtet ... Read More »

Sevdije Morina: Koha që krimi e korrupsioni të tuten

Zëvendëskryeprokurorja e parë e Republikës së Kosovës, Sevdije Morina, në një intervistë ekskluzive dhënë për portalin mbarëkombëtar ‘Te Sheshi’, ka thënë se në momentin që është emëruar në këtë pozitë e ka pasur të qartë se do ta presin shumë detyra dhe sfida që nuk do të jenë të lehta. Ajo pranon se Prokuroria e Shtetit duhet të punoi shumë ... Read More »

OVL e UÇK kërkon tryezë mbipartiake për të zhbllokuar Kuvendin

Organizate Veteranëve të Luftës së UÇK-së, duke shprehur shqetësim me bllokadën e punës së institucionit më të lartë në vend, Kuvendit të Kosovës, ka dalë me një propozim për të dalë nga situata e krijuar. OVL e UÇK, duke konsideruar se edhe pozita edhe opozita dëshirojnë vetëm të mirën për Kosovën dhe interesat e qytetarëve të saj dhe duke besuar ... Read More »

Siri, Rusia godet ’10 objektiva’ të reja të ISIS-it

Zyrtarët rusë kanë vazhduar bombardimet e tyre kundër Shtetit Islamik, sic deklarojnë ata, edhe në ditën e pestë, përkundër kritikave nga Uashingtoni dhe aleatët e saj se veprimet ushtarake ruse vetëm sa janë duke e forcuar ISIS-in. Ndërkaq, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ka deklaruar se fushata e bombarimeve ruse në Siri është e ‘papranueshme’, duke e paralajmëruar se ‘Rusia ... Read More »

Cameron kërkon shtimin e dronëve dhe forcave speciale kundër ISIS-it

Kryeministri britanik David Cameron ka deklaruar për gazetën “Sunday Times” se Londra do të dyfishojë avionët e saj pa pilot që operojnë në Irak dhe Siri, si dhe do të shtojë ndjeshëm  numrin e trupave speciale.  Britania do të shpenzojë qindra miliona sterlina në pajisje dhe burime për forcat e veta speciale. Ministria e Mbrojtjes pritet të blejë 20 avionë ... Read More »