Lajmet e fundit

Lajme

Asamblisti i LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Flamur Shala tha se me konsiderojmë se kemi qenë në krye të detyrave politike sipas programit të partisë. “ Grupi i LDK-së, konsideron se vitit 2015 ishte viti i rëndë për qeverisjen komunale si pasojë e sjelljeve përjashtuese të kryetarit të komunës”, tha ai. Shala tha se vështirësitë kanë vazhduar gjatë gjithë vitit si pasojë e nderrimit të drejtorëve komunal. Ndërsa, duke folur për kryetarin Ahmeti ai tha se dështimet dalin me tri anë nga ana administrative. “Administrata e Ahmetit kontrollohet shpesh nga Vetëvendosja me drejtor të armatosur. Shpend Ahmeti dështoi me punësimin në komunë, ai solli militantë politike në kuvend për ti sulmuar anëtarët e kuvendit”, tha Shala. Shala deklaroi se kryetari i komunës dështojë ndërmarrje publike, pra sipas tij ata emëruam në borde njerëz qe janë militantë të VV, Ahmeti dështoi po ashtu në realizimin e konkurseve për mësimdhënës. Shala tha se ka premtuar depolitizimim më arsim por nuk e ka bërë. “ Sot Ahmeti nuk e di as vet sa drejtori i ka.letra dërguar she shkuarja e tij më ndërmarrje publike është shkelje e ligjit. Ahmeti nuk u përpoq asnjëherë të krijoj relacione. Nga një kryetar kryeqyteti u shndërrua në udhëheqës të VV. Pjesëmarrja e tij në protesta e ka nxjerr atakuesin më të madh. Pjesëmarrja e tij në protestë e nxorri në atë që ai e luftoi qytetin e Republikës”, tha ai. Ai gjithashtu tha se dyshojmë që ai ka bërë shkelje që ka shkuar në Sofie për vizitë. “Ai përpos që nuk doli të përballet më kuvend ai nuk e solli para kuvendit as raportin buxhetor të periudhës janar-qershor, dhe kjo la për të dyshuar për shkelje ligjore. LDK konsideron që është e papranueshme që aktivistë të VV të kenë detyra në komunë”, kështu ka thënë Shala në një konferencë për media. Shala gjithashtu tha se sivjet komuna ka realizuar vetëm 34% të investimeve kapitale dhe sipas tij kjo ka ardhur si pasojë e mos respektimit të demokracisë. “Shpend Ahmeti ishte vazhdimisht përjashtues i debatit e dialogut”, tha ai.

Viti 2015 ka qenë kryesisht vit me mbulueshmëri më të mirë me barna në Kosovë, krahasuar me vitet paraprake. Kështu thonë zyrtarë në Ministrinë e Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, sipas të cilëve mbi 80 për qind të listave me barna esenciale janë mbuluar. Izet Sadiku, zëvendësministër i Shëndetësisë thotë se mbi 75 për qind është mbuluar me barna niveli ... Read More »

Nuk e fton askush në takim

Kate Upton e ka pranuar se dëshiron të duket seksi. Por a mbështesin prindërit në karrierën e saj? Bukuroshja, 23-vjeçare, me sukses po e ndërton karrierën e saj të modeles dhe thjesht po kënaqet në këtë. Mirëpo, deri para disa viteve, ajo ka bërë një jetë tërësisht të thjeshtë. “Kurrë nuk kam qenë në qendër të vëmendjes. Jam rritur në ... Read More »

LDK: Shpend Ahmeti ka bërë vazhdimisht shkelje gjatë këtij viti

Asamblisti i LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Flamur Shala tha se me konsiderojmë se kemi qenë në krye të detyrave politike sipas programit të partisë. “ Grupi i LDK-së, konsideron se vitit 2015 ishte viti i rëndë për qeverisjen komunale si pasojë e sjelljeve përjashtuese të kryetarit të komunës”, tha ai. Shala tha se vështirësitë kanë vazhduar gjatë gjithë ... Read More »

Qytetarët përballen me korrupsionin

Në përmbyllje të 2015-tës, kur institucionet e Shtetit mbesin adresë e kritikave serioze për përpjekjet e ngathëta në luftën kundër korrupsionin, aktivizmi dhe presioni qytetar tenton të japë shpresë për këndellje të institucioneve të sundimit të ligjit. Qendra për Këshilla Ligjore dhe Avokim pranë Institutit Demokratik të Kosovës, motivon përfshirjen aktive të qytetarëve në luftën kundër korrupsionit duke ju ofruar ... Read More »

Publikohen foto të reja të terroristit Lavdrim Muhaxheri (FOTO)

Janë publikuar fotografi të reja të kosovarit më të kërkuar në botë, pjesëtarit të grupit famëkeq ISIS. Fotografitë e reja janë publikuar në Twiter në llogarinë Iraqi Suryani, ku thuhet se Muhaxheri tani ndodhet në Irak. “#Iraq – Lavdrim Muhaxheri i njohur si ” Ebu Abdullah el-Kosova ‘ ‘ është shfaqur në qytetin Rutba provinca #Anbar perëndimorë” Read More »

Digjet një veture zyrtare të MRKS-së

Një veturë zyrtare është djegur, pronë e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport. Sipas raportit të Policisë, ngjarja ka ndodhur në Komunën e Gjilanit, ku viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se është përfshirë nga zjarri vetura zyrtare Nisan Trail, transmeton Gazeta Tribuna. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, në rajonin e Gjilanit, për Gazetën Tribuna ka thënë se ngjarja ka ndodhur ... Read More »

Prokuroria e Kosovës akuzon 5 persona për krim të organizuar

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se ka ngritur aktakuzë për 7 persona për të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale, keqpërdorim i pozitës zyrtare. Sipas njoftimit të prokurorisë, të pandehurit XH.D,M.V, XH.B, F.Z dhe B.B, kanë cenuar barazinë në ushtrimin e veprimtarisë ekonomike, pasi që kanë keqpërdorur pozitën zyrtare të prokurimit publik duke i dhënë kompanisë ... Read More »

Aktakuzë kundër një zyrtari të lartë

Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Krimeve të Rënda ka ngritur sot aktakuzë kundër një personi me inicialet R.Z, ish shef i prokurimit në komunën e Lipjanit. I pandehuri R.Z, akuzohet për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 i KPRK-së”. Aktakuza ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare nga i pandehuri ... Read More »

Reporterët pa kufij: 67 gazetarë të vrarë në vitin 2015

Së paku 67 gazetarë janë vrarë në vitin 2015, derisa kanë qenë duke kryer punën e tyre. Organizata për lirinë e medias Reporterët pa Kufij, me seli në Paris, ka bërë të ditur se ka dokumentuar 67 vrasje të gazetarëve, duke vënë në pah se shumica e tyre janë sulmuar në vende gjoja paqësore. Në anën tjetër, Komiteti për Mbrojtjen ... Read More »

Itali, bllokohet qarkullimi i makinave për tre ditë, shkak ndotja e ajrit

Ndotja e ajrit në disa prej qyteteve më të mëdha të Italisë duke përfshirë Romën dhe Milanon e ka detyruar qeverinë që të marrë një sërë masash për të parandaluar efektet negative. Në Kryeqytet është ndaluar përkohësisht qarkullimi i makinave që emetojnë një sasi të madhe gazi, ndërkohë që në Milano, është ndaluar përdorimi i makinave private për një afat ... Read More »