Drejtoria e Urbanizimit në vitin 2015 ka dhënë 153 leje ndërtimi në Komunën e Prishtinës. Ndërsa janë legalizuar 5 objekte që kanë qenë të ndërtuara pa leje. Drejtori i Urbanizmit, Liburn Aliu këto shifra i prezantoi për punën që kjo drejtori ka kryer gjatë vitit 2015. Ai tha se edhe më tutje do të punojnë në mënyrë të ndershme, njofton ... Read More »
Lajme
Nishani dorëzon “Mesharin” e Gjon Buzukut në Bibliotekën Kombëtare
Presidenti Bujar Nishani, ishte sot në Bibliotekën Kombëtare në kuadër të 95-vjetorin të themelimit të këtij institucioni. Në këtë përvjetor, Nishani ka vendosur që kopjen e “Mesharit” të Gjon Buzukut ta vendosë në Bibliotekën Kombëtare. Kopja në fjalë iu bë dhuratë shtetit shqiptar nga Papa Françesku një vit më parë. “Meshari” ishte ekspozuar në institucionin e Presidencës, por Nishani tha ... Read More »
Shpend Ahmeti prezanton punën dyvjeçare
Kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti gjatë prezantimit të punës së tij dy vjeçare si kryetar tha se për këto dy vjet janë arritur shumë suksese. Puna dy vjeçare e komunës është prezantuar nëpërmjet një video incizimi pasi siç u tha puna e shumtë e të gjitha drejtorive do të merrte kohë për të treguar të arriturat e tyre. ... Read More »
Ambasadori Kirby: Vuçiq dhe Mustafa do të takohen më 27 janar
Ambasadori i SHBA-ve në Serbi, Michael Kirby, në emisionin “Pressing” në N1 tha se kryeministri i Serbisë dhe ai i Kosovës do të takohen më 27 janar. Duke folur rreth bisedimeve në Prishtinë, Kirby tha se kontakti i vazhdueshëm është një gjë e mirë, dhe se “më 27 janar, kryeministrat do të mbajnë një takim”. Read More »
Ngritet aktakuzë ndaj Naser Osmanit të LDK-së!
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër tetë (8) të pandehurve: për veprat penale: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”, “Mashtrimi” dhe “Shmangie nga tatimi”. Aktakuzë është ngritur ndaj njërit prej njerëzve kryesor të LDK-së, Naser Osmanit, i cili ishte nënkryetar i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Njoftimi i plotë i ... Read More »
Daci: S’kam pozicion në LDK, por jam në shtëpinë e Rugovës
Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci tashmë ka shuar partinë e tij, që u shkëput nga partia e themeluar e Ibrahim Rugovës, LDK. Sot LDK-ja është duke festuar 26 vjetorin e themelimit, mirëpo pa Nexhat Dacin, si njëri ndër figurat kyçe dhe krah i Ibrahim Rugovës. Daci ka thënë se është me LDK-në, por jo në aktivitete dhe ... Read More »
Hiqet pengesa me palën serbe për autorizimet e veturave
Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se pala serbe ditëve të fundit ka shkelur marrëveshjet e arritura në Bruksel duke ua pamundësuar qytetarëve të Kosovës të kalojnë kufirin mes dy shteteve. Megjithatë, Tahiri thotë se paqartësitë janë eliminuar dhe tani kjo pengesë është hequr. Pengesa kishte të bënte me zbatimin e Marrëveshjes për Lirinë e ... Read More »
Veseli: Këtë vit, Kosova u ballafaqua me testin e funksionimit si shtet demokratik dhe ligjor
Me rastin e përmbylljes njëvjeçare të punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, kryetari Kadri Veseli ka organizuar sot pritje për të gjithë gazetarët, xhiruesit dhe fotoreporterët e akredituar në Kuvendin e Kosovës, si dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile. Me këtë rast, kryetari Veseli ka falënderuar të gjithë përfaqësuesit medialë dhe ata të shoqërisë civile për punën e tyre të ... Read More »
Kolumbia, kryeqyteti i botës për kokainë, legalizon marijuanën si bimë mjeksore
Për një komb të rrënuar nga reputacioni dhe prirja për kokainë, Kolumbia ka ndërmarrë hapin e guximshëm të legalizojë marijuanën për përdorime mjeksore. Presidenti Juan Manuel Santos ka nënshkruar një dekret dhe ka njoftuar përmes televionit kombëtar se marijuana tani mund të rritet në mënyrë ligjore, ndërsa do të bëhet edhe eksport dhe import për përdorimin e saj në mjeksi ... Read More »
Rafuna blenë rreth 50 mijë euro inventar për zyre (DOKUMENT)
Dogana e Kosovës, e cila udhëhiqet nga Lulzim Rafuna, ka blerë inventar për zyre në vlerë prej rreth 50 mijë euro, shkruan portali ‘Infokusi’. Tenderin e institucionit që grumbullon të hyra kufitare e ka fituar kompania “Graniti” nga Suhareka, ndonëse në tender kishin konkurruar edhe tri kompani të tjera. Kontrata me kompaninë fituese planifikohet të nënshkruhet më 6 janar 2016, ... Read More »