Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë sot një veprim të çuditshëm. Ai katër ditë pas vizitës së sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry ka ripostuar fotografi me të. Në fakt, ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi sot e ka ripostuar këtë fotografi (të vetme) me Kerryn, të cilën e kishte postuar në Facebook, ditën e viitiës së tij ... Read More »
Lajme
Dallimi në paga mes burrave e grave në Kosovë
Në Kosovë, pavarësisht kualifikimeve arsimore dhe përvojës së punës, gratë paguhen më pak sesa kolegët e tyre meshkuj, sidomos në sektorin privat, edhe pse kanë të njëjtën pozitë, thonë qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Sipas tyre, ende paraqiten paragjykimet e shoqërisë se një femër nuk mund të jetë e suksesshme sa një mashkull, edhe pse mund të ketë kualifikim ... Read More »
A është në lidhje Eliza Hoxha?! (Video)
Këngëtarja Eliza Hoxha ka kohë që është distancuar nga skena muzikore për shkak të angazhimeve si arkitekte dhe studimeve në Austri. Në planin muzikor do të përpunoj disa këngë të vjetra e do të finalizoj edhe albumin e tretë që e ka përmendur që disa kohë. Jeta private vazhdon të jetë po njësoj me statusin e për këtë Eliza shprehet: ... Read More »
“Serbia po na kolonizon, Qeveria po e lejon”
Shqiptarët nga Veriu i Mitrovicës po dëbohen nga shtëpitë e tyre dhe nuk po lejohen më të kthehen atje, ndërsa përkitazi me këtë dëbim Serbia ka filluar kolonizimin e ri në atë pjesë të Kosovës, thuhet në një deklarim të Lëvizjes Vetëvendosje, të publikuar në faqen zyrtarë të Lëvizjes, njofton Klan Kosova. “Paralelisht me këtë pengim të dhunshëm të shqiptarëve ... Read More »
Meta: Kam parë shumë mundësi për dalje nga kriza
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, pas takimit me liderët e Opozitës ka takuar edhe Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, njofton Klan Kosova. Meta ka thënë se në Kosovë po qëndron vetëm për vikend, por edhe po takohet me miqtë e tij, të cilat, siç tha ai, janë të shumtë. Ai ka mohuar të ketë ardhur në Kosovë për ... Read More »
Mjegulla vështirëson lëvizjet në komunikacion, për dy ditë 95 aksidente
Ndryshimet klimatike të cilat kanë sjellë mjegull të dendur që ka përfshirë shumicën e qyteteve të Kosovës, ka ndikuar që numri i aksidenteve në trafikun rrugor të shënoj ngritje. Gjatë 48 orëve të fundit në tërë territorin e Republikës së Kosovës janë shkaktuar gjithsej 95 aksidente trafiku , ndër to një me fatalitet. Sipas raportit të Policisë së Kosovës gjatë ... Read More »
4,600 refugjatë të shpëtuar për tri ditë
Rojat bregdetare italiane vetëm në tri ditët e fundit kanë shpëtuar rreth 4,600 refugjatë në ujërat e Mesdheut. Vetëm të shtunën Qendra Operacionale e rojave bregdetare në Romë ka kryer nëntë operacione shpëtimi , ku u shpëtuan 1,123 refugjatë që gjendeshin në shtatë varka, ka raportuar AFP-ja, transmeton KosovaPress. Ditëve të fundit është rritur numri i refugjatëve që udhëtojnë nëpër ... Read More »
Kontributi i deputetës Haxhiu përmirëson mirëqenien në arsim
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e AAK-së, znj Teuta Haxhiu edhe pse e ka lëshuar ditarin nga duart e saja, ajo në asnjë mënyrë nuk i ktheu shpinën as shkollës ku ishte mësimdhënëse para angazhimeve të saja politike e aq më pak nxënësve të regjionit prej nga vjen. Këtë më së miri e dëshmon iniciativa e saj për ... Read More »
Çka ndodhi gjatë 24 orëve të fundit nëpër Kosovë
Në raportin 24 orësh të Policicë së Kosovës në statistikat e përgjithshme për Kosovën thuhet të jenë 16 aksidente me të lënduar, 28 të tjerapa të lënduar, 540 tiketa trafiku të shqiptuara,6 arrestime, dhe 6 në mbajtje. Sa i përket rajonit të Prishtinës në këtë raporto Policia njofton dy sulme një në rrugën Lidhja e PRizrenit ku janë arrestuar dy ... Read More »
Nis dekorimi i kryeqytetit për festat e fundvitit
Ndryshe nga fundviti i kaluar kur Komuna e Prishtinës u vonua ta dekorojë kryeqytetin për festat e fundvitit, këtë vit Komuna është treguar më e kujdesshme dhe në kryeqytet vërehen punimet e para për të vendosur dritat ndriquese në sheshin “Zahir Pajaziti”, ku pritet të vendosen edhe 20 shtëpizat në kuadër të projektit për tregun e fundvitit. Nëpër sheshet dhe ... Read More »