Lajmet e fundit

Lajme

Seanca gjyqësore ndaj Natali Velijaj më 30 nëntor

Gjykata e Apelit e Kosovës e ka ricaktuar datën kur do të mbahet seanca e kolegjit penal në rastin kundër Natali Velijaj dhe të tjerëve. Seanca do të mbahet më 30 nëntor të këtij viti, në ora 10:00, në objektin D. të Pallatit të Drejtësisë. Shqyrtimi i kësaj çështje fillimisht ishte caktuar për datën 26 tetor të këtij viti por ... Read More »

Sillen para drejtësisë 17 të arrestuarit, pas pak nisë gjykimi

Para pak minutave janë sjellë në Pallatin e Drejtësisë, 17 të protestuesit e arrestuar dy ditë më parë në protestat e organizuara nga Opozita. Ndaj tyre pas pak ka do të nis gjykimi. Derisa, Prokuroria Themelore e Prishtinës gjatë ditës se djeshme ka kërkuar masë paraburgimi për 17 personat e arrestuar. Të arrestuarit, dyshohen se kanë kryer vepër penale “Pjesëmarrje ... Read More »

SHBA: Dhuna në Kuvend duhet të ndalet

“Kërkojmë nga qeveria e Kosovës që të shqyrtojë situatën dhe të mos tolerojë aktivitetin kriminal brenda institucioneve demokratike”, tha Ambasadori Amerikan. Në seancën e djeshme për Kosovën në New York, shumë vende që disktutuan e dënuan atë që e cilësuan si ‘dhunë nga opozita dhe bllokim i proceseve demokratike,’ ndërsa më të zëshëm ishin aleatët kryesorë të Kosovës në Këshillin ... Read More »

Gjykata e Apelit vendos të hënën për deputeten e AAK-se

Masën e paraburgimit prej 30 ditësh, Donika Kadaj-Bujupi po e vuan në Lipjan. Për këtë dënim të shqiptuar nga Gjykata Themelore, avokati i deputetes së AAK-së, Arianit Koci ka bërë ankesë në Gjykatën e Apelit. Ai e cilëson vendimin të padrejtë dhe të paligjshëm, dhe pret që kërkesa e tij të aprovohet. Koci, gjithashtu pret që Gjykata e Apelit të ... Read More »

UNICEF shënon 20-vjetorin e pranisë në Kosovë

UNICEF–Fondi i Kombeve të Bashkuara i Fëmijëve, shënon sot në Prishtinë, në Ditën Universale të Fëmijës, 20-vjetorin e pranisë së vet në Kosovë. Në ceremoninë, që do të mbahet në hotelin Swiss Diamond nga ora 10.30, do të marrin pjesë presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga si dhe ministrat të cilët bashkëpunojnë me UNICEF-in rreth realizimit të të drejtave të fëmijëve ... Read More »

Gërxhaliu: Dyshohet për dy varreza masive në Kosovë

Drejtori i mjekësisë ligjore Arsim Gërxhaliu, në Klan Kosova,ka folur për dy lokacione ku do të fillojnë kërkimet pasi kanë dyshime për disa varreza masive. “Lokacioni i parë që do të kërkojmë është në fshatin Llugaxhi të Lipjanit, terreni i dytë më urdhërese të prokurorisë është fshati Kçiq në Mitrovicë. Gjysma e ekipit ndodhet në Serbi, e kemi pak të ... Read More »

SHBA: Votohet projekt-ligji për kufizime për refugjatët sirianë dhe irakianë

Dhoma e Përfaqësuesve ka miratuar një projekt-ligj që shtrëngon kufizimet për pranimin e refugjatëve sirianë dhe irakianë, në Shtetet e Bashkuara, për shkak të shqetësimeve të sigurisë. Dhjetëra demokratë u janë bashkuar republikanëve në këtë projekt-ligj, që shihet si një qortim për Shtëpinë e Bardhë. Presidenti Barack Obama ka thënë se do të verë veton për këtë projekt ligj. Projekt-ligji ... Read More »

Evropa duhet të “zgjohet” nga kërcënimet terroriste

Ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve ka thënë vendet evropiane duhet të “zgjohen” nga kërcënimet terroriste, pas sulmeve në Paris që lanë të vdekur 129 persona. Ai këto komente i ka bërë pas identifikimit të organizatorit të këtyre sulmeve në Paris, i cili ishte shtetas i Belgjikës, dhe kishte hyrë në Francë, pa u vërejtur nga organet e sigurisë. Kryeministri ... Read More »

Dëshmia ekskluzive e shqiptarit të kthyer nga Siria: Ja si luftova në Siri

Dëshmia ekskluzive e shqiptarit të penduar, ish luftëtarit të kthyer nga Siria. Rrëfimi i një njeriu që ka luftuar për Al-Nusrën dhe ISIS-in vjen sot ne mbremje ne emisionin “Te Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi. Flet i penduari i terrorizmit. Ish luftëtari shqiptar pjesëmarrës i organizatave terroriste në Siri, rrëfen mbi ekzistencen  e grupeve terroriste që përleshen mes tyre, pa një strategji të qartë. Të ... Read More »

Çitaku në KS të OKB-së ia bën të qartë Daçiqit: Kosova është shtet sovran dhe i pavarur

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ia ka bërë të qartë edhe një herë ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, se Kosova është një shtet i lirë, i pavarur dhe sovran. Çitaku po ashtu ka thënë se Kosova, asnjë herë nuk do të diskutoj me Serbinë për anëtarësimin e Kosovës ... Read More »