Lajmet e fundit

Lajme

Thaçi përmirëson gabimin (FOTO)

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, kishte postuar një album me fotografi nga takimet e tij të sotme në Paris. Në secilën foto kishte shkruar nga një shpjegim përkatës, por më interesanti është ai i pamjes së fundit, ku ai – apo stafi i tij – ka(në) bërë një gabim të vogël, i cili flet shumë simbolikisht, ... Read More »

Rugova nuk mohon mundësinë që Isa të bëhet President e Thaçi Kryeministër

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës e cila udhëheq me Qeverinë nëpërmjet të parit të saj Isa Mustafa, e vlerësojnë të mundshëm ridizajnimin e Qeverisë, me ç’rast Mustafa mund të ndërronte vendet me Thaçin, i cili sipas marrëveshjes aktuale do të zgjidhej President i vendit. Nënkryetari i LDK’së, Haki Rugva nuk mohon mundësinë që Isa Mustafa të bëhet President e Thaçi ... Read More »

Kusari lut gjakovarët të mos ketë incidente: Do përdoret kundër Kosovës në UNESCO

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila u bënë thirrje të gjithë gjakovarëve që nesër, kur do të ndodh vizita e paralajmëruar e serbëve në Kishën Ortodokse në Gjakovë, të kalojë e qetë, pa asnjë incident apo moment i cili mund të shfrytëzohet kundër Kosovës në ditët në vijim. Ajo bënë apel te të gjithë banorët e kësaj ... Read More »

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga mirëpret njoftimin e agjencisë amerikane Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (Millenium Challenge Corporation – MCC) se Kosova ka kaluar pragun për t’u kualifikuar për asistencë nga kjo agjenci Ky është një moment i rëndësishëm për Kosovën, që demonstron progres të theksuar në performancën e politikave si liritë ekonomike, qeverisja e drejtë dhe demokratike dhe investimi ... Read More »

Thaçi: Anëtarësimi në UNESCO i vështirë, po lobon edhe Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm Hashim Thaçi ka shkruar në Facebook se po lobon bashkë me kreun e AKR’së Behgjet Pacollin për pranimin e Kosovës në UNESCO. Ndërkohë në Paris, bashkë me Thaçin shihet edhe Ambasadori i Kosovës në Maqedoni Ylber Hysa. Thaçi ka shkruar se ka takuar dhjetëra delegacione në Paris. “Edhe një ditë e ngjeshur, duke u koordinuar ... Read More »

MPB e Serbisë publikon video arrestimin e dilerëve të drogës

Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar një video incizim ku shihen duke arrestuar dy dilerë froge për të cilët ministri Nebojsha Stefanoviq ka thënë se janë më të mëdhenj të Serbi. Stefanoviq ka thënë se në aksionin të cilin është arrestuar narko bossi i drogës nga Novi pazari janë arrestuar edhe katër persona tjerë nga ky qytet dhe Tutini. ... Read More »

Mazreku: Mesazhet e Hahn-it të merren shumë seriozisht: Data e liberalizimit, ambicie imagjinare

Njohësi i integrimeve europiane, Avni Mazreku, ka deklaruar në Info Magazine të Klan Kosovës se mesazhet e komisionerit për Fqinjësi dhe Zgjerim të Bashkimit Europian, Johannes Hahn, kanë peshë shumë të madhe dhe duhet të trajtohen me shumë seriozitet, si të gjitha mesazhet tjera që vijën nga politikanë europainë. “Mesazhet që vijnë nga komisionerët për Zgjerim të Bashkimit Euoropian duhet ... Read More »

PDK-ja dënon sulmin e aktivistëve të VV-së ndaj Hajredin Kuçit

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) përmes një shkrimi për media ka dënuar sulmin me vezë drejt ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçqit, nga ana e aktivistëve të Vetëvendosjes. Më poshtë gjeni reagimin e kësaj partie: Partia Demokratike e Kosovës dënon aktin e shëmtuar të gjuajtjes me vezë nga aktivistët e lëvizjes Vetëvendosje, të bërë ndaj nënkryetarit të PDK-së, njëherësh ministër i ... Read More »

Haxhiu: Nuk lejojmë seanca pa tërheqje të nënshkrimeve

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu tha se gazi lotsjellës nuk u përdor as për presidentin austriak e as për komisionarin Hahn, pasi që përgjegjës për nënshkrimet e marrëveshjeve nuk janë ata, por janë Mustafa e Thaçi, transmeton Indeksonline. “Sikur edhe te presidenti austriak, ne nxorëm dy parulla, njëjtë vepruam edhe me komisionarin Hahn ku ato kishin mesazh të qartë. Pyetëm ... Read More »

Thaçi: Serbia dështoi sot kur tentoi që votimi të shtyhet më 13 nëntor

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi ka treguar edhe për një fitore, siç e quan ai të vogël, por të rëndësishme, sot në UNESCO.  Thaçi njoftoi se Serbia kishte tentuar që votimi për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO të shtyhet për 13 nëntor, por që sipas tij kjo tentativë nuk pati sukses, raporton lajmi.net. “Edhe një fitore e ... Read More »