Këto fotografi janë realizuar gjatë bastisjeve në laboratorin “Leka Med” që ka prodhuar ilaçe. Të njëjtat janë dorëzuar të mërkurën në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi nga zyrtarët e AKPM-së. Gazeta Tribuna sjell fotografitë ekskluzive, të cilat flasin për gjendjen e rëndë sanitare të hapësirave ku janë prodhuar ilaçet.Fotografitë nuk kanë nevojë për koment. Read More »
Lajme
Takimi i radhës Thaçi-Daçiç
Kryeministri Thaçi dhe ai serb, Ivica Daçiç do të takohen ditën e enjte në Bruksel ku në qendër të bisedimeve do të jetë përshpejtimi i procesit të implementimit të marrëveshjeve të arritura deri më tani mes Prishtinës dhe Beogradit. “Më datë 5 do të ndodhë takimi tjetër në Bruksel për të përshpejtuar procesin e zbatimit të marrëveshjeve të arrituara për ... Read More »
Ndërkombëtarët vlerësojnë balotazhin
Zyrtarë të Misionit Ndërkombëtar, për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale në Kosovë, kanë vlerësuar me notë të lartë raundin e dytë të zgjedhjeve. Sipas raportit, në zgjedhjet e balotazhit janë përmbushur standardet ndërkombëtare për zgjedhje demokratike. Procesi zgjedhor është vlerësuar lart edhe nga ambasadori i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, dhe përfaqësuesit e ambasadave në Prishtinë. Sipas raportit, në ditën e ... Read More »
Jacobson: Të vëmendshëm, që të mos krijohet një Republikë Serbe
Prishtinë, 4 dhjetor – Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Tracy Ann Jacobson, ka komentuar fitoren në nëntë komuna të Listës “Srpska” në Kosovë.Ajo beson se udhëheqja e nëntë komunave nga lista “Srpska” nuk do të paraqesë rrezik për shtetin e Kosovës, por ka bërë thirrje për të pasur shumë vëmendje që mos të krijohet një Republike Serbe në ... Read More »
Fyle: Kosova e Serbia do të arrijnë marrëveshje të tjera
Komisioneri Evropian për Zgjerim, Stefan Fyle e ka kualifikuar marrëveshjen mes kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Dacic, si “kthesë historike” në rrugën drejt Evropës. Në konferencën vjetore që i kushtohet Ballkanit Perëndimor, Fyle paralajmëroi se Marrëveshja e prillit në Bruksel ishte vetëm e para, sepse, sipas tij, Kosova e Serbia do arrijnë edhe marrëveshje të tjera ... Read More »
Bahtiri: Për 6 muaj do ta largoj barrikadën
Ju garantoj se për 6 muaj do të largohet barrikada dhe qytetarët do të lëvizin lirshëm nëpër urën e Ibrit që tani është e bllokuar, dhe kjo do të arrihet me zhvillim ekonomik. Këto premtime i ka bërë kryetari i ardhshëm i Mitrovicës, Agim Bahtiri, para simpatizantëve të AKR-së, të hënën në qendër të Mitrovicës. Ai ka falënderuar LDK-në për ... Read More »
PDK e para, me 11 mijë vota më shumë se LDK-ja
(E plotësuar) – Komisioni Qendror Zgjedhor ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale 2013 për Kuvendet Komunale. Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së, Partia Demokratike e Kosovës është e para në nivel vendi në bazë të numrit të votave dhe numrit të ulëseve, nëpër kuvendet komunale që ka fituar në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. Sipas rezultateve përfundimtare të KQZ-së, Partia ... Read More »
Bullgaria premton mbështetjen e Kosovës në OKB
Bullgaria premton mbështetjen e Kosovës në anëtarësimin e saj në OKB. Shumë shpejtë të dyja vendet do të lidhin marrëveshjet për tregti, ekonomi, kulturë dhe arsim, ndërsa tashmë kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi në fushën e Integrimeve Evropiane dhe Euro-Atlantike. Ministri i Punëve të Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka nënshkruar memorandumin të hënën në Sofie me ministrin e Punëve të ... Read More »
DnV: KQZ të mos vonojë procesin e certifikimit të rezultateve
Demokracia në Veprim vlerëson se procesi zgjedhor në raundin e dytë për kryetar komunash ka realizuar në masë të madhe standardet demokratike dhe si i tillë ka garantuar zgjedhje të lira, të drejta dhe të barabarta, me përjashtim të disa parregullsive që vazhdojnë të përcjellin në vazhdimësi procesin zgjedhor në Kosovë. Në një deklaratë preliminare lidhur me procesin zgjedhor për ... Read More »
“Llamkos” ndal prodhimin
Fabrika e llamarinës në Vushtrri, e cila së fundmi është privatizuar nga “Core Group”, një konzorcium anglez, ka dy muaj që e ka ndërprerë prodhimin. Për shkak të vështirësive që ka hasur konzorciumi në vitin 2013 ka arritur t’i prodhojë vetëm rreth 7 mijë tonë llamarinë të zinkuar. Një prej anëtarëve të menaxhmentit të fabrikës “Llamkos Galva Steel”, Nysret Gërxhaliu, ... Read More »