Lajmet e fundit

Lajme

Thaçi: Kosova kaloi testin evropian

Kosova e ka kaluar testin e saj evropian, duke organizuar zgjedhje të lira, fer dhe demokratike në tërë territorin e Kosovës, ka thënë kryeministri Thaçi. Madje, ai, e ka quajtur historike mbajtjen e këtyre zgjedhje në tërë territorin, gjë që ka ndodhur për herë të parë që nga paslufta. Thaçi, në një konferencë të organizuar, ka thënë se në zgjedhjet ... Read More »

Çitaku preshevarëve: Nuk jeni vetëm

Ministrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, ishte për vizitë në komunën e Preshevës. Në kuadër të kësaj vizite Çitaku u takua me kryetarin e Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, dhe diskutuan për gjendjen aktuale në Komunën e Preshevës dhe sfidat e të gjithë qytetarëve shqiptarë në këtë zonë. Ajo premtoi financimin e themelimit të një biblioteke për qytetarët e kësaj ... Read More »

DnV: Procesi përgjithësisht i rregullt, përjashtim veriu

Demokracia në Veprim njoftoi të hënën se nga të dhënat e vëzhguesve, vlerësimi i përgjithshëm është që procesi zgjedhor në ditën e votimit për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit 2013, përkundër disa parregullsive të vogla, ka qenë një proces zgjedhor i qetë, i rregullt dhe demokratik, me përjashtim të veriut të vendit, ku qytetarët e asaj pjese nuk kanë mundur ... Read More »

KQZ: Rezultati i zgjedhjeve për kryetarë në të gjitha komunat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve lokale për shumicën e komunave të Kosovës. Prishtinë Në Prishtinë në balotazh shkojnë Isa Mustafa i LDK-së me 43,22% të votave (gjithësejtë votues 32.896) dhe Shpend Ahmeti i Lëvizjes Vetëvendosje me 31,54% të votave (gjithësejtë votues 24.004). Partitë tjera: Agim Çeku-PDK me 10,72%; Korab Sejdiu-AKR me 6,42%; Besnik Tahiri – ... Read More »

Krasniqi: Procesi zgjedhor në veri, i dështuar

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, procesin e djeshëm zgjedhor e ka vlerësuar si proces të rregullt, duke përjashtuar sipas tij, pjesën veriore, e cila ka qenë storie dështimi si për institucionet vendore, ashtu edhe për ato ndërkombëtare. “Zgjedhjet e djeshme kanë qenë të mirë administruara. Ndërsa procesi zgjedhor në veri ka qenë proces i dështuar për të cilët ... Read More »

Jacobson vlerëson suksesin e përgjithshëm të zgjedhjeve

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, i ka vlerësuar zgjedhjet vendore në Kosovë si përgjithësisht të suksesshme. Jacobson, në rrjetin social Twitter ka thënë se “duke lënë anash Mitrovicën e Veriut, SHBA-të kanë vërejtur probleme të vogla teknike dhe shumë profesionalizëm e entuziazëm në mbarë Kosovën”. Read More »

Haradinaj:Këto zgjedhje janë më të mirat

Në një konferencë me gazetarë rreth 20 minuta pas mesnatës, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se këto janë zgjedhjet më të mira të mbajtura deri tashti në Kosovë. Dukshëm i padisponuar me rezultatet e arritura të kandidatëve të subjektit të ti politik, Haradinaj ka thënë se AAK-ja ka fituar pa balotazh në Deçna, derisa në tetë komuna të ... Read More »

OSBE nxjerr rezultatet për veriun

Sot OSBE ka qenë e përfshirë në fazën e fundit të lehtësimit të raundit të parë të zgjedhjeve lokale në katër komunat veriore, do tw thotë  në vetë procesin e votimit, ka thënë Jean-Claude Schlumberger, shef i misionit të OSBE-së në Kosovë. Ai më tej tha : “Votimi po zhvillohej dhe procesi zgjedhor ishte i suksesshëm në tërë Kosovën veriore deri ... Read More »

BE dënon incidentin

Bashkimi Europian e ka dënuar incidentin e ndodhur në Mitrovicën e Veriut, saktësisht në qendrën e votimit, në shkollën “Sveti Sava”. Këtë e ka thënë zëdhënsja e baroneshës, Cathrine Ashton, Maja Kocijančič, e cila më pas tha se BE po e shikon me vëmendje këtë situatë. “Ne po monitorojmë me kujdes zhvillimet në Kosovë dhe ne jemi të shqetësuar në ... Read More »

Rufki Sumes ia pranon edhe kundërshtari

Kandidati i pavarur Rufki Suma i ka fituar zgjedhjet në Han të Elezit në rundin e parë. Fitoren pa balotazh të Sumës e ka konfirmuar edhe kundërkandidati i tij nga PDK-ja, Mehmet Ballazhi. “Sipas rezultateve të siguruara nga vëzhguesit tanë, Rufki Suma ka fituar pa balotazh”, i ka thënë Kohës Ditore Ballazhi. Në këtë rrafsh, Mallzum Qajani, anëtar i Shtabit ... Read More »