Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Catherine Ashton do të takohet të mërkurën në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe me atë të Serbisë, Ivica Dacic. Kështu ka njoftuar në Twitter, Maja Maja Kocijancic, zëdhënëse e Ashtonit. Ndryshe, edhe mbrëmë është raportuar për një takim të mundshëm të Ashtonit me kryeministrin Thaçi dhe Dacic. Mediat serbe raportojnë ... Read More »
Lajme
BE: Procesi zgjedhor, hap pozitiv për demokracinë në Kosovë
Misioni i Bashkimit Evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve i ka vlerësuar si të mirë apo të kënaqshëm procesin zgjedhor të 3 nëntorit, me përjashtim të sulmeve në tri qendra të votimit në veri të Mitrovicës. Në deklaratën preliminare të Misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve thuhet se zgjedhjet për Kuvende Komunale dhe kryetarë të Komunave ishin me rëndësi të ... Read More »
Thaçi: Ata që prishën vendvotimet do të përballen me ligjin
Kryeministri Hashim Thaçi ka ripërsëritur se Kosova ka kaluar testin evropian me organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Thaçi në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ka thënë se arritja e dytë ishte shtrirja dhe mbajtja e zgjedhjeve në veri të vendit. Sipas tij, që kanë prishur vendvotimet do të përballen me ligjin vendor dhe ndërkombëtar. Ndërkaq, po në mbledhjen ... Read More »
Nisin bisedat konfidenciale për koalicione
Marketingu i dobët partiak në zgjedhjet lokale kanë rënë nga provimi sidomos partitë e mëdha. Këto janë vërtetuar nga rezultatet e zgjedhjeve. Më shumë se gjysma e komunave të Kosovës apo në gjuhën e shifrave gjithsejtë 24 sosh janë në balotazh. Tashmë pas qartësimit të rezultateve partitë kanë nisur matematikën politike. Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike do të ... Read More »
Balotazhi me 1 dhjetor
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka konfirmuar se balotazhi për 24 komunat tjera do të mbahet më 1 dhjetor. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbrëmjen e së hënës ka shpallur rezultatet preliminare të zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit për 24 komuna të vendit, por jo edhe për katër komunat në veri të Mitrovicës. Më 1 ... Read More »
Qytetarët ndëshkuan keqqeverisjen
Fituesit e vetëm të zgjedhjeve të 3 Nëntorit janë qytetarët e Kosovës. Drejtori i Institutit për hulumtime politike “Kipred”, Ilir Deda, ka thënë në një intervistë për gazetën Tribuna se mbarëvajtja e zgjedhjeve ka bërë që shoqëria kosovare ta japë testin e shtetndërtimit. Tek ka komentuar rezultatet e partive politike, ai ka thënë se nuk ka të fituar por të ... Read More »
Të bëhet më shumë për komunitetet RAE
Kosova ka shënuar progres në zbatimin e strategjisë për integrimin e komuniteteve, por se ende ka punë për t’u bërë në këtë drejtim. Kështu u tha në tryezën e organizuar nga Ministria e Integrimit Evropian, ku u diskutua për Integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë, “Gjendja e tanishme, Politikat dhe Angazhimet pas vitit 2015”. Ministrja e Integrimeve ... Read More »
Dy qëllimet e Beogradit për 3 nëntor
Udhëheqësit e institucioneve të Kosovës kanë shprehur pakënaqësi të mëdha me menaxhimin e procesit zgjedhor në komunat veriore nga OSBE-ja dhe EULEX-i, ditën e votimeve më 3 nëntor, bëjnë të ditur burime të besueshme të gazetës Tribuna. Ndonëse publikisht, lidershipi i Kosovës ka dalë me deklarata që lënë të kuptohet se në veri kishte vetëm incidente të izoluara, burimet e ... Read More »
A ka dështuar procesi zgjedhor në veri të Kosovës?!
Edhe pse procesi i votimit në katër komunat e veriut të Kosovës konsiderohet si test për marrëdhëniet e Kosovës me shtetin serb dhe më Bashkimin Evropian, shumica e institucioneve vendore, partitë politike serbe në vend, dhe analistë të pavarur e konsiderojnë këtë proces të dështuar, për shkak se në Mitrovicën veriore, janë sulmuar qendrat e votimit, dhe si pasojë e ... Read More »
Rasmussen: S’ka plane për reduktime në Kosovë
Sekretari Gjeneral i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka reaguar pas incidenteve të djeshme në veri të vendit, gjatë zgjedhjeve lokale në Kosovë. Rasmussen i ka cilësuar zgjedhjet një element të rëndësishëm në normalizimin e marrëdhënieve në mes të Prishtinës dhe Beogradit. Rasmussen ka thënë: “Nuk duhet lejuar që dhuna të nëpërkëmbë progresin e arritur deri më tash në këtë dialog. ... Read More »