Lajmet e fundit

Lajme

BIK: Qëndrimi i Presidentes i kundërkushtetues

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka reaguar ndaj deklaratës së presidentes së vendit, Atifete Jahjaga, në emisioni “Rubikon” të Kohavizionit, duke e cilësuar atë të papërgjegjshme.“ Qëndrimi i Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, i shprehur në një intervistë televizive, ku shprehet kundër të drejtës së shkollimit të nxënëseve kosovare që mbajnë shami në shkollat publike të vendit, për Kryesinë e ... Read More »

Kacin: Normalizimi Kosovë-Serbi, i pakthyeshëm

Raportuesi për Serbinë i Parlamentit Evropian, Jelko Kacin, u ka bërë thirrje autoriteteve serbe që të vazhdojnë me zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, luftën kundër korrupsionit dhe reformën gjyqësore. Kacin ka thënë se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë ka rëndësi historike dhe se zbatimi i saj është tejet i rëndësishëm. “Zgjedhjet lokale në Kosovë paraqesin një ... Read More »

Banorët e veriut të Mitrovicës: Të funksionojë dora e fortë e Shtetit

Shqiptarët, serbët dhe boshnjakët që jetojnë në veri të Mitrovicës, kanë deklaruar se janë të gatshëm të bashkëjetojnë mes vete. Sipas tyre, relaksimi i marrëdhënieve në mes shqiptarëve dhe serbëve, është i mundëshëm, po, sic thanë ata, institucionet vendore dhe ndërkombëtare duhet të bëjnë më shumë që ky normalizim të funksionojë në mënyrën më të mirë. Në një anketë të ... Read More »

Me ligj kundër vullnetarëve kosovarë në luftërat në Siri

Eksperti për çështje kushtetuese Arsim Bajrami shpjegon se disa shtete me ligj ndalojnë pjesëmarrjen e qytetarëve të vet në konfliktet e armatosura. Pjesëmarrja e individëve shqiptarë përkrahë opozitës në luftën e Sirisë, dhe paraqitja e kohë pas kohshme e disa prej tyre përmes rrjeteve sociale ka filluar të ngritë shqetësime në qarqet politike dhe intelektuale të shqiptarëve. Edhe pse nuk ... Read More »

Baraliu: Fushatë e zbehtë

Njohësi i proceseve zgjedhore, Mazllum Baraliu, ka thënë se në këto zgjedhje ka pritur një fushatë dukshëm me programore dhe më reale. Ai ka thënë se kjo fushatë nuk dallon shumë nga fushatat paraprake. “Kam pritur një fushatë dukshëm më programore, më reale. Mendoj se një pritje të tillë e kanë pasur edhe qytetarët, votuesit potencialë. Subjektet politike duhet të ... Read More »

Jacobson: Zgjedhjet parlamentare pa reformë do të ishte gabim

Ambasadorja amerikane në Kosovë ka tërhequr vërejtjen se edhe mbajtja e zgjedhjeve parlamentare pa e kryer reformën zgjedhore do të ishte gabim dhe do të rrezikonte raportet e Kosovës me Perëndim “Nëse reforma zgjedhore nuk kryhet së paku gjashtë muaj ose më shumë se përpara zgjedhjeve të përgjithshme, atëherë  ka mundësi që BE-ja nuk do t’i njohë rezultatet e atyre ... Read More »

Kuvendi në pushim, deputetët marrin pagat

Deputetet e Kuvendit të Kosovës nuk kanë pse t’i mërziten shkuarjes në pushim të Legjislativit deri më 7 nëntor 2013, pasi që edhe pa shkuar fare në seanca do t’i marrin pagat e plota për muajin tetor prej rreth 1500 euro. Përveç se nuk do t’iu hiqet centi nga të ardhurat mujore, pavarësisht faktit pse këmba e tyre nuk ka ... Read More »

Shkelet Flamuri i Kosovës!!!

Flamujt që ishin të vendosur nëpër shtyllat e ndriçimit nëpër kryeqytet me rastin e vizitës së kryeministrave  Erdoganit dhe Rama në Kosovë, nuk ishin vendosur mirë. Nga  pakujdesia e vendosjes së tyre flamuri i Kosovës kishte rënë në rrugë dhe ishte shkelur nga veturat që kalonin afër Pallatit të Rinis. Për disa minuta Flamuri ka qenë në asfalt dhe askush ... Read More »

Dyshohet për vënien e një bombe në bazën e KFOR-it në Prishtinë

Në bazën e KFOR-it, e njohur si Film City në  Prishtinë po dyshohet për vënien e një bombe. Njësitet e dominimit të policisë së Kosovës kanë ndalë në vendin e ngjarjes dhe po e kontrollojnë për gjetjen e mjetit shpërthyes, transmeton KTV. Read More »

I vazhdohet paraburgimi ‘Grupit të Drenicës’

Sylejman Selimi, Sami Lushtaku dhe pjesëtarët tjerë të “Grupit të Drenicës”, do të qëndrojnë në paraburgim edhe së paku një muaj. Gjykata Themelore në Mitrovicë sot ua ka vazhduar edhe për një muaj paraburgimin shtatë pjesëtarëve të njohur si “Grupi i Drenicës” e që dyshohen për kryerjen e krimeve të luftës gjatë luftës së fundit në Kosovës. Gjykata e ka ... Read More »