Lajmet e fundit

Lajme

Raporti i Progresit ‘raport i regresit”

“Raporti përshkruan realitetin dhe progresin e paarritur, rezultatin shumë të dobët në fushën e sundimit të ligjit dhe luftë kundër krimeve dhe korrupsionit. Nëse është bërë me dije qysh në qershor të vitit të kaluar që barometër matës të rezultateve dhe për progres në Kosovë, edhe për integrime edhe për liberalizim të vizave do të jetë rezultatet e prekshme në ... Read More »

Ministri pa portofol, i panevojshëm

Përfaqësuesit e opozitës dhe analistë politikë e kanë vlerësuar të panevojshëm emërimin e ministrit pa portofol, Milan Zdravkovic, në Qeverinë e Kosovës. Ata kanë thënë se shteti i Kosovës është shumë i vogël për të pasur kaq shumë poste qeveritare. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka emëruar të mërkurën Milan Zdravkoviqin ministër pa portofol. Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit ... Read More »

Nxënësit dhe siguria e tyre në rrugë

Zyrtarë të arsimit në Kosovë kanë vlerësuar të enjten se çështja e ngritjes së njohurive të nxënësve rreth shenjave të komunikacionit do të duhej shtuar në përmbajtje kurrikulare. Në konferencën “Nxënësit dhe siguria e tyre në rrugë”, organizuar nga Forumi për Siguri në Rrugë, në bashkëpunim me MAShT-in dhe Kolegjin Tempulli janë shpalosur rezultate të hulumtimit të zhvilluar në 40 ... Read More »

AKI bëhet me adresë, Jahjaga rikujton rolin antiterrorist të saj

Sot është inauguruar ndërtesa e Agjencisë së Intelegjencës së Kosovës, një institucion i mekanizmit të shtetit të Kosovës, të formuar pas shpalljes së pavarësisë së vendit. Në ceremoninë e inaugurimit merrnin pjesë zyrtarët më të lartët të vendit, ndër ta edhe kryeministri Hashim Thaçi, udhëheqës dhe pjesëtarë të AKI si dhe diplomatë të akredituar në Kosovë. Me këtë rast për ... Read More »

Shqiptarët e Luginës së Preshevës ndihen të tradhtuar

Shqiptarët e Luginës së Preshevës as nuk janë bërë me zyrë në Gjilan e në Prishtinë, e as nuk kanë përfituar të drejta të plota me shtetasit e Kosovës, transmeton KTV.Këto janë vetëm disa prej pikave të Rezolutës për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, miratuar para dy muajsh në Kuvendin e Kosovës. Në Rezolutë gjithashtu parashihet që ... Read More »

Trazirat sociale mund ta rrëzojnë Hashim Thaçin

Qeverisë së udhëhequr nga Hashim Thaçi po i parashikohet fundi. Nëse del ashtu siç po vlerësojnë organizatat ndërkombëtare, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme shumë shpejt. Kjo do të ndodhë pasi të shpërthejnë trazirat sociale nga qytetarët e pakënaqur me situatën e rëndë socio-ekonomike të krijuar kohëve të fundit. Ky skenar mund të ndodhë gjatë këtij viti, sipas ... Read More »

Serbia nuk heq dorë nga Trepça dhe Gazivoda

Serbia nuk do të heqë dorë nga pasuritë e veta në osovë, e kjo do të thotë as nga Trepça dhe as nga Liqeni i Gazivodës, ka thënë drejtori Zyrës për Kosovën Aleksandar Vulin, njoftojnë medie të Beogradit .”Shteti i Serbisë nuk do të heqë dorë nga asnjë pjesë e pasurisë së vet në Kosovë e Trepça është nga pjesët ... Read More »

Rektori arsyeton rangimin e ulët të UP-së me buxhetin e vogël

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi është munduar të shpjegojë pozicionin e ulët të Universitetit të Prishtinës, postuar në rang-listën e universiteteve në internet, raporton ktv. Në emisionin Interaktiv të KTV-së, ai ka thënë se është e vërtetë që ka pak publikime shkencore nëpër revista të ndryshme evropiane, e po ashtu ka pak postime në Google. Mirëpo, sipas tij, ... Read More »

MPJ e Kosovës e tërheq nga Kroacia Urtak Hamitin

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, përmes një note proteste të pranuar nga autoritetet e Republikës së Kroacisë, është informuar se diplomati Urtak Hamiti, ministër këshilltar në Ambasadën e Kosovës në Zagreb, ka kryer sjellje jo dinjitoze dhe jo profesionale, gjatë misionit në Kroaci. Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, pas kësaj ankese, ka vendosur tërheqjen e menjëhershme ... Read More »

BE-ja ndërhyri në Kuvend

Në pakon e projektligjeve që lidhen me procesin e liberalizimit të vizave, të miratuar të mërkurën nga Kuvendi i Kosovës, ka kaluar me urgjencë edhe Ligji për financimin e partive politike, një ligj në të cilin Komisioni i buxhetit kishte bërë disa amendamente serioze, të cilat binin ndesh me parimet e përcaktuara nga Komisioni Evropian, e që janë ndërtuar në ... Read More »