Lajmet e fundit

Lajme

Obama i uron Kurban Bajramin presidentes Jahjaga

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama i ka dërguar një urim Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e festës së Kurban Bajramit. Në urim thuhet: “E nderuara Zonja Presidente: Përderisa pelegrinazhi vjetor i Haxhit në Mekë po i afrohet përmbylljes, Mishell dhe unë dëshirojmë t’i dërgojmë Myslimanëve në Amerikë dhe në mbarë botën dëshirat ... Read More »

Në radhë, Tunizia dhe Siria

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), myftiu Naim Tërnava, ka bërë me dije se pas përfundimit të zgjedhjeve brenda këtij institucioni do t’i vizitojë Tunizinë dhe Algjerinë, ndërsa pritet njohja edhe nga Siria. Në një intervistë për “Epokën e re”, myftiu Tërnava ka thënë se Tunizia dhe Siria do të jenë shtetet e radhës të cilat do ta njohin ... Read More »

NATO e quan kruciale edhe për rajonin Marrëveshjen Kosovë-Serbi

Asambleja Parlamentare e NATO-s, e cila po zhvillon punimet në Dubrovnik, në Kroaci, ka mirëpritur bisedimet midis Beogradit e Prishtinës dhe ka bërë thirrje për zbatimin e plotë të Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, të nënshkruar në muajin prill, në Bruksel.Në draftin e rezolutës, e cila pritet të miratohet sot nga Asambleja Parlamentare e NATO-s, thuhet se zbatimi i Marrëveshjes ... Read More »

Presidentja Jahjaga uron besimtarët myslimanë për Bajramin e Vogël

Presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, i ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë si dhe udhëheqjen e Bashkësisë Islame të Kosovës, me rastin e Bajramit të Vogël.Në mesazhin e urimit për besimtarët, Presidentja Jahjaga uron që “kjo të jetë një ditë e gëzuar për të gjithë, një ditë të cilën do ta kaloni me familjet dhe me më të dashurit tuaj, ... Read More »

Drecun: Mesazhet e Beogradit po japin rezultate

Kryetari i Këshillit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, ka deklaruar se mesazhet që Beogradi zyrtar po ia dërgon popullit serb në Kosovë kanë sjellë rezultate, ashtu që pret se një numër i madh i serbëve do të dal në zgjedhje ndonëse shumë më tepër në jug se sa në veri të Ibrit. Në një prononcim për TV ... Read More »

BE-ja do parandalim të korrupsionit

Miratimi i strategjisë kundër korrupsionit dhe ndjekja e gjashtë rasteve të ndryshme brenda një viti nuk e kanë bindur Bashkimin Evropian se në Kosovë po bëhet luftë kundër korrupsionit. Në Raportin e progresit të Komisionit Evropian që pritet të publikohet javën e ardhshme, BE-ja vlerëson miratimin e ligjeve të kërkuara nga raporti i studimit të fizibilitetit që qe publikuar vitin ... Read More »

BE i dërgon vëzhguesit për zgjedhjet në Kosovë

Misioni i Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve ka njoftuar se i ka dërguar 20 vëzhgues afatgjatë në gjithë Kosovën. “Roli ynë është që të realizojmë një vëzhgim gjithëpërfshirës të tërë procesit të zgjedhjeve si në nivelin qendror, ashtu edhe në atë rajonal, në Prishtinë dhe në të gjitha anët e Kosovës. Përveç ekipit kryesor të përbërë nga tetë ekspertë ... Read More »

Haradinaj në Drenicë: As liderët tuaj nuk u duan më shumë se unë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka porositur votuesit në Drenicë që të mos t’ua japin votën 100 për qind “të vetëve”, por t’i ndajnë votat edhe për subjektet tjera. “Pra është në interesin tuaj me e rritë demokracinë, me i rritë partitë tjera, e keni në interes me i votu edhe këta njerëz, Qazim Xanin ... Read More »

Jahjaga apelon për kontrolle të rregullta mjekësore

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga mori pjesë sot në ecjen simbolike në qendër të Prishtinës, të organizuar me rastin e Ditës së luftës kundër kancerit të gjirit.“Përmes ecjes tonë simbolike, ne dëshmojmë kujdesin edhe solidaritetin si individë, si shoqëri dhe institucione, për të gjithë të prekurit nga kanceri i gjirit. Vetëm së bashku mund ta fitojmë këtë betejë! ... Read More »

Hoxha nën hetime

Së paku tetë tenderë, në vlerë prej më shumë se 10 milionë, euro janë duke u hetuar aktualisht nga Prokuroria Speciale e Kosovës, si dhe Njësia për Krime Ekonomike e Policisë së Kosovës, për shkak të dyshimit që OSHP-ja ka bërë favorizimin e kompanive të caktuara. Bashkë me tenderët është duke u hetuar edhe ish-kryetari i OSHP-së, aktualisht anëtar i ... Read More »