Lajmet e fundit

Lajme

Ivanoviq , Radosavljeviq, kërkojnë ndaljen e krimeve në veri

Qeveria e Serbisë është duke gabuar që me favorizimin e një liste po krijon artificialisht atmosferën e referendumit. Asociacioni i komunave serbe është çelës i zgjidhjes për shumë probleme, kanë thënë Oliver Ivanoviç dhe Nenad Radosavleviq. Kandidati për kryetar të komunës së Mitrovicës, Oliver Ivanoviq,  tha se ka vendosur të kandidojë kryesisht për shkak të pakënaqësisë me gjendjen aktuale në ... Read More »

Për zgjedhjet e 3 nëntor janë akredituar 16.756 vëzhgues

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rekomandimet e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, për akreditimin e Grupit  IV  dhe  V  të vëzhguesve për Zgjedhjet Lokale të 3 Nëntorit.Sipas njoftimit, në Grupin  IV  janë të akredituar 4.453 vëzhgues, kurse në atë  V   2.330 vëzhgues. Sipas njoftimit të ZRPP-së, deri më tani për zgjedhjet lokale 2013 janë akredituar 16 ... Read More »

Prapë shpërthim në pjesën veriore të Mitrovicës

Në pjesën veriore të Mitrovicës sot  në orët e para të mëngjesit ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm, nga i cili për fat s’kishte viktima, por raportohet për dëme të konsiderueshme  materiale.Tanjug raporton se shpërthimi ka ndodhur në orën 3 e 15 minuta të mëngjesit në rrugën Sutjeska, nga i cili janë dëmtuar tri lokale. Por, shënjestër thuhet të ketë ... Read More »

Thaçi i sjell në Prizren Erdoganin dhe Ramen

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan do të bëjë bujë në Kosovë. Vizita e tij me 23 tetor, kur edhe hapet terminali i ri në ANP ‘Adem Jashari’, do të ketë edhe agjendë tjetër. Burime të Reporteri.net brenda Qeverisë së Kosovës kanë bërë me dije se Erdogan do të bëjë një vizitë edhe në Prizren bashkë më ‘vëllanë’ e tij ... Read More »

Opozita: Korrupsioni e krimi i organizuar-pikë e zëzë për Kosovën

Partitë politike në opozitë kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës për Raportin e Progresit, ku edhe në këtë raport po vazhdon të jetë pikë e zezë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ata thonë se fatkeqësisht kjo gjendje vazhdon të përcjellë Kosovën që nga raporti i kaluar. Për këtë, deputeti nga LDK Armend Zema,j konsideron se përkundër premtimeve nuk janë marrë hapa ... Read More »

Në dhjetor marrëveshja mes Odave ekonomike të Kosovës dhe Serbisë për arbitrin

Odat ekonomike të Kosovës dhe Serbisë në dhjetor do të nënshkruajnë marrëveshjen e parë mes dy shteteve ku do të pranohet roli i arbitrazheve për zgjidhjen e problemeve të biznesit. Ky paralajmërim ka ardhur pas një takimi të përfaqësuesve të OEK dhe ambasadorit  britanik në Kosovë Jan Kliff ku është diskutuar për rrjedhën e bisedimeve të deritashme në mes OEK ... Read More »

Hulumtohet lokacioni në Rudnicë, dyshohet për varrezë masive

Ekspertët e mjekësisë ligjore të EULEX-it nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore (DML) dhe autoritetet serbe filluan me hulumtimin e një lokacioni për të cilin dyshohet të ketë një varrezë masive që daton nga koha e luftës në Kosovë. Ky lokacion gjendet në gurëthyesin e Rudnicës, komuna e Rashkës, Serbi. Hulumtimi ka filluar në prani të autoriteteve serbe, komisioneve qeveritare të ... Read More »

Isufi: Hyrja e Vulinit, lëshim i radhës i Qeverisë

Kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ahmet Isufi, hyrjen e Aleksandër Vulinit në Kosovë, e ka cilësuar si mungesë e seriozitetit nga ana e Qeverisë së Kosovës. Sipas tij, vendimi i mëhershëm i ekzekutivit kosovar, që t’i ndalohet hyrja në Kosovë, Aleksandër Vulinit, nuk është dashur që të ndryshohet, sepse ... Read More »

Për 6 muaj 750 raste të reja kanceri në Kosovë

Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti në Kosovë  janë zbuluar rreth 750 raste të reja të personave të prekur me kancer. Zyrtarë shëndetësorë thonë se prej këtij viti ka filluar të mbahet evidenca e kësaj sëmundjeje, meqë ka munguar. Behxhet Osmani, ushtrues detyre i drejtorit të Institutit të Onkologjisë, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se brenda ditës ... Read More »

Edhe opozita bojkoton Kuvendin deri në plotësimin e Komisionit për PTK-në

Ndërsa deputetët e koalicionit qeverisës, me PDK-në bosht, s’u shfaqën fare sot në fillimin e mbledhjes së Kuvendit të Kosovës, duke shantazhuar kështu plotësimin e  Komisionit Hetimor për Privatizimin e PTK-së, këtë hap e ndërmorën në vazhdim edhe ata të opozitës, si kundërpërgjigje dhe me qëndrimin se kështu do të veprojnë derisa pozita të sillet në përputhje me përgjegjësitë që ... Read More »