Lajmet e fundit

Author Archives: Kosovanews

Istogut po i vijnë ditë të mira

Kandidatja për kryetare të Istogut, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi e ka përmbyllur fushatën elektorale në Istog. Para mijëra e mijëra qytetarëve të pranishëm në Istog, Kadaj-Bujupi mori besimin e fundit nga qytetarët istogas. Shtëpia e Kulturës në Istog ishte adresa e fundit e qytetarëve të Istogut të cilët në numër rekord deri më tani i dhanë ... Read More »

Bytyqi 3 vjet burg për kontrabandim me imigrant

Një trup gjykues i përbërë nga gjyqtarë vendas dhe ndërkombëtarë në Gjykatën Themelore të Prizrenit e ka shpallur të mërkurën, Adrian Bytyqin fajtor për kontrabandim me imigrantë duke e dënuar me burgim prej tri vjetësh, njofton zyra për informim e EULEX-it. Sipas tyre i pandehuri u dënua në bazë të marrëveshjes për pranimin e fajësisë. “Ardian Bytyqi u shpall fajtor ... Read More »

Stoichkov: Messi është lodhur

Ish-ylli i Barcelonës, Hristo Stoichkov, ka ngritur shqetësimin e tij rreth Lionel Messi, pas rënies së fundit nga forma të argjentinasit. 26-vjeçari ka dështuar të gjejë formën e tij më të mirë që nga rikthimi nga lëndimi dhe nuk e ka gjetur rrjetin në tre ndeshjet e fundit në La Liga, përfshirë fitoren e mbrëmshme 3-0 ndaj Celta Vigo. Derisa ... Read More »

Haradinaj: Urime fitoren Pejë, urime fitoren Kosovë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), mbajti tubimin e përmbyllës të fushatës elektorale në Pejë. Ky tubim mblodhi shumë përkrahës të programit dhe udhëheqjes, që ndryshoi për të mirë qytetin e Pejës. Ramush Haradinaj dhe Ali Berisha uruan fitoren e radhës, që do ta gëzojnë së bashku me 3 nëntor. Për rreth një muaj u shpalos puna, që do të ... Read More »

“Angelina Jolie” shqiptare

Eralda Hitaj, moderatorja e programit muzikor të drekës “Select” në “Top Channel”, na prezantohet në këtë foto të parë familjare me partnerin e saj, Eleandro dhe djalin e tyre Amar, 1-muajsh. Eralda, e cila po kalon ditët jashtë ekranit për të qëndruar pranë djalit të saj, shfaqet kështu në formë në këtë foto pas lindjes. Prezantuesja e “Top Channel”, e ... Read More »

PTK aplikon teknologji të re

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Fadil Ismajli, ka vizituar ndërmarrjen publike Posta dhe Telekomi i Kosovës PTK ku zhvilloi një takim pune me Bordin e Drejtorëve dhe Menaxhmentin e PTK-së. Me këtë rast zyrtarët e PTK-së e njoftuan ministrin Fadil Ismajli për rrjedhën e zhvillimit të biznesit të PTK-së në përgjithësi, ndërsa, në fokus të veçantë ishte plani i PTK-së ... Read More »

Jahjaga, forumi ekonomik mundësi për shkëmbim të përvojave

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, pati sot një takim me drejtorin e Forumit Botëror Ekonomik Islamik, Tun Musa Hitam, të cilin e falënderoi për ftesën për të marrë pjesë në punimet e këtij forumi të rëndësishëm. Ajo tha se pjesëmarrja e Kosovës në Forumin Botëror Ekonomik Islamik është një mundësi për të shkëmbyer përvojat me të gjitha vendet ... Read More »

Rita ëngjëlli i dritës, Irina ëngjëlli i errësirës

Këngëtarja nga Kosova me famë botërore Rita Ora mund të ketë qenë e rrethuar nga modelet të martën në mbrëmje, por kjo nuk e ka penguar që të tërheqë vëmendje mbi vete. E veshur me një fustan të gjatë në ngjyrë ari ajo është dukur si një sirenë në mbrëmjen gala ta bamirësisë në New York. Këngëtarja mori pjesë në ... Read More »

Dy të tretat e popullsisë së Serbisë nuk ka qenë kurrë në Kosovë

Pothuajse dy të tretat e qytetarëve të Serbisë, 62 për qind tyre, kurrë nuk kanë qenë në Kosovë, thotë një sondazh nga Qendra e Beogradit për Politika e Siguri. Një e katërta e të anketuarve, 25 për qind e tyre, kanë qenë në Kosovë para vitit 1999, një e dhjeta më vonë. Gjithashtu, meshkujt mesatarisht më shpesh kanë shkuar në ... Read More »

Thaçi: Po vjen fitorja e radhës e PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës ka mbyllur fushatën e saj parazgjedhore në Gjilan, duke iu bërë thirrje qytetarëve të kësaj komune që të votojnë edhe për një mandat kandidatin e kësaj partie, njëherësh edhe kryetar i komunës, Qemajl Mustafa. Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, ka thënë se fitorja e radhës e PDK-së po vjen, pasi që kudo shihet dhe kuptohet mbështetja ... Read More »