Lajmet e fundit

Author Archives: Kosovanews

Serbia nuk e fton Kosovën në konferencën e shefave të Policisë

Serbia sërish nuk zbaton marrëveshjet e arritura në bisedime me Kosovën të cilat ndërmjetësohen nga Brukseli. Zyrtarë të këtij shteti, nuk e kanë ftuar Kosovën që të merr pjesë në konferencën rajonale të shefave të policisë, e cila po mbahet në Beograd. Në këtë konferencë të organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë dhe ajo e Italisë, Kosova, ... Read More »

Raporti i Progresit ‘raport i regresit”

“Raporti përshkruan realitetin dhe progresin e paarritur, rezultatin shumë të dobët në fushën e sundimit të ligjit dhe luftë kundër krimeve dhe korrupsionit. Nëse është bërë me dije qysh në qershor të vitit të kaluar që barometër matës të rezultateve dhe për progres në Kosovë, edhe për integrime edhe për liberalizim të vizave do të jetë rezultatet e prekshme në ... Read More »

Alice Munro, fituese e Nobelit për letërsi

Akademia mbretërore e Suedisë e ka bërë të njohur sot fituesin e çmimit Nobel për letërsi për vitin 2013. Nobelistja më e re quhet Alice Munro, është shkrimtare nga Kanadaja, që merret kryesisht me prozë të shkurtër. Munro 82 vjeçe ka qenë edhe më parë në rrethin e ngushtë për të fituar çmimin Nobel. Ajo vlerësohet si “mjeshtre e tregimit ... Read More »

PDK vazhdon fushatën në Rezallë të Skenderajt

Ka vazhduar fushata elektorale e PDK-së në Skenderaj ku banorët e fshatit Rezallë kishin ardhur në këtë takim elektoral në numër të madh, duke treguar se ky fshat vazhdon të jetë bastion i palëkundur i PDK-së, ashtu siç ka qenë edhe në të kaluarën, thuhet në një njoftim për media të PDK-së. Sipas njoftimit këtë takim elektoral e hapi Abdyl ... Read More »

Muharremi: Peja do të zhvillohet në bujqësi e turizëm

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Komunën e Pejës, Hivzi Muharremi, në një intervistë për “Kosovapress” ka thënë se nëse do ta marrë pushtetin në këtë Komunë, në programin e tij e ka paraparë që të bëjë ndryshime rrënjësore në të gjitha fushat. Muharremi ka thënë se përparësi do t’i jep sektorit të bujqësisë dhe turizmit, me të cilat, sipas tij, ... Read More »

Ministri pa portofol, i panevojshëm

Përfaqësuesit e opozitës dhe analistë politikë e kanë vlerësuar të panevojshëm emërimin e ministrit pa portofol, Milan Zdravkovic, në Qeverinë e Kosovës. Ata kanë thënë se shteti i Kosovës është shumë i vogël për të pasur kaq shumë poste qeveritare. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka emëruar të mërkurën Milan Zdravkoviqin ministër pa portofol. Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit ... Read More »

KEDS lanson uebfaqen

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS), ka publikuar faqen e vet në internet www.keds-energy.com, e cila ka për qëllim t’u ofrojë qasje konsumatorëve duke u ofruar informata dhe shërbime të rëndësishme. Faqja është publikuar të Enjten, më 10 Tetor 2013. Zyrtarët e KEDS-it, thanë se kjo kopani ka përgatitur një faqe interaktive dhe shumë të lehtë ... Read More »

Nxënësit dhe siguria e tyre në rrugë

Zyrtarë të arsimit në Kosovë kanë vlerësuar të enjten se çështja e ngritjes së njohurive të nxënësve rreth shenjave të komunikacionit do të duhej shtuar në përmbajtje kurrikulare. Në konferencën “Nxënësit dhe siguria e tyre në rrugë”, organizuar nga Forumi për Siguri në Rrugë, në bashkëpunim me MAShT-in dhe Kolegjin Tempulli janë shpalosur rezultate të hulumtimit të zhvilluar në 40 ... Read More »

Gazetarja zbulon gjoksin në mes të intervistës me kryebashkiakun (Video)

Kryebashkiaku i Kelowna, komunë në Kanada në provincën British Columbia, gjeti vetën në siklet kur po intervistohej nga një gazetare e një blogu e cila për një moment i kërkoi ta mbante mikrofonin, që të zbulonte gjoksin dhe ta intervistonte me gjoks jashtë. Walter Gray e pyeti Lori Welbourne se çfarë ajo ishte duke bërë, dhe ajo në këtë rast ... Read More »

AKI bëhet me adresë, Jahjaga rikujton rolin antiterrorist të saj

Sot është inauguruar ndërtesa e Agjencisë së Intelegjencës së Kosovës, një institucion i mekanizmit të shtetit të Kosovës, të formuar pas shpalljes së pavarësisë së vendit. Në ceremoninë e inaugurimit merrnin pjesë zyrtarët më të lartët të vendit, ndër ta edhe kryeministri Hashim Thaçi, udhëheqës dhe pjesëtarë të AKI si dhe diplomatë të akredituar në Kosovë. Me këtë rast për ... Read More »