Anëtarët e kabinetit qeveritar e kanë miratuar vendimin e kryeministrit Thaçi për heqjen e taksave për veturat që vijnë nga Lugina e Preshevës në Kosovë. Ky vendim do të hyjë në fuqi me datën 21 të këtij muaji. Sipas kryeministrit Thaçi këtë kompensim do ta bëjë Qeveria e Kosovës ndërsa Ministria e Financave do të merret me aplikimin e këtij ... Read More »
Author Archives: Kosovanews
Jahjaga theksoi rëndësinë e thellimit të marrëdhënieve me Hungarinë
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim përcjellës, para nisjes në detyrë, ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë të Republikës së Kosovës në Republikën e Hungarisë, Sami Ukelli. Presidentja Jahjaga i vlerësoi shumë të mira marrëdhëniet që ka Republika e Kosovës me Republikën e Hungarisë dhe theksoi rëndësinë që ato të thellohen edhe më shumë sidomos në ... Read More »
Kusari-Lila takim me banorët e fshatit Dobrosh
Kandidatja për Kryetare të Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka vizituar fshatin Dobrosh ku u prit nga një numër i madh i banorëve. Fillimisht Kusari- Lila ka thënë se sa herë viziton fshatrat e Rekes së Keqe dhe Lugut të Caragojes ajo e vërteton faktin se ky rajon ka potenciale reale për eko-turizmin si një mundësi krijimi edhe për vende ... Read More »
Thaçi kërkon themelimin e Universitetit të Ferizajt
Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi në mbledhjen e Qeverisë ka falënderuar gjithë spektrin politik kosovar për fillimin e një fushate të qetë, korrekte, konstruktive, të standardeve perëndimore, me një pjesëmarrje aktive dhe dinamike të qytetarëve të vendit, ndërsa po ashtu në këtë mbledhje është aprovuar vendimi për heqjen e taksave për veturat e qytetarëve të Luginës. Kryeministri Thaçi në mbledhjen ... Read More »
Musliu: Takimi me Daçiqin, pa rezultat
Ka përfunduar sot në Beograd pa ndonjë rezultat takimi i parë në mes të kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq dhe liderëve shqiptarë të Luginës së Preshevës. Lajmin e ka konfirmuar për “Epokën e re”, kryetari Lëvizjes së Progresit Demokratik (LPD), Jonuz Musliu. Ai ka thënë në këtë takim delegacioni i Luginës së Preshevës ka parashutuar një numër të madh të ... Read More »
Tahiri: Investimet që ruajnë jetën e qytetarit janë prioritet
Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës Besnik Tahiri, fillojë prezantoi të enjten projektet kapitale që lidhen me menaxhimi i investimeve infrastrukturore dhe sigurinë njerëzore, më konkretisht prezantimi i planit për nënkalimin që lidh lagjen Dardania me Emshirin. Duke folur për investimet kapitale dhe sigurinë njerëzore, Tahiri theksoi se kryeqyteti mund të quhet modern vetëm në rast se infrastruktura bazike ... Read More »
Çeku ka vizituar lagjen “Arbëria”
Në kuadër të aktiviteteve që po zhvillojnë subjektet politike për zgjedhjet e tre nëntorit, kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës Agim Çeku, ka vizituar lagjen “Arbëria”. Çeku tha se është vështirë të kuptohet se pse banorët e kësaj lagje janë ende në një gjendje të tillë. Një nga prioritetet e para të punës së Agim Çekut, nëse ai vjen ... Read More »
Delegacionin e Zvicrës e pret vetëm opozita
Një delegacion i Parlamentit të Zvicrës, ka vizituar sot Kuvendin e Kosovës, për t’u takuar me kryetarët e grupeve parlamentare. Por ata u priten vetëm nga përfaqësues të partive opozitare, nga Ismet Beqiri, shef i grupit parlamentar të LDK-së dhe Visar Ymeri nga Vetëvendosje. Beqiri ka thënë se në këtë takim shtetin e përfaqësoi opozita duke kritikuar pozitën e cila ... Read More »
Opozita kundërshton vizitën e Daçiqit
Vizita e paralajmëruar e kryeministrit serb, Ivica Daçiq në Kosovë, kundërshtohet nga opozita. Kjo vizitë vlerësohet si vizitë me karakterë politik dhe cenim i sovranitetit të Kosovës. Mënyra se si do të realizohet vizita e kryeministrit serb Daçiq në Kosovë është kritikuar nga dy grupet parlamentare opozitare LDK dhe Vetëvendosje. Ismet Beqiri shef i grupit parlamentarë të LDK-së tha se ... Read More »
Tensionohet loja Shqipëri-Zvicër
Tifozët Kuq e Zi nëpërmjet një letre kërkojnë nga futbollistë helvetik me origjinë me origjinë shqiptare, që ta refuzojnë lojën në Tiranë, se do të quhen “tradhtarë. Ndeshjen eliminatore ndërmjet Shqipërisë dhe Zvicrës që do të luhet të premten në Tiranë e kanë bërë edhe më tensionuese dhe më emocionale Tifozët Kuq e Zi. Nëpërmjet një letre të hapur, ata ... Read More »