Lajmet e fundit

Author Archives: Kosovanews

Në Dibër, gruaja e vret burrin me sëpatë në gjumë

Për shkak të xhelozisë, një grua ka vrarë në gjumë burrin e saj me sëpatë. Ky krim i rëndë është pranuar prej saj para uniformave blu, ndërsa gjithçka ka ndodhur në kushtet e depresionit, transmeton “lajmpress.com”. Kadri Visha, 50 vjeç, është vrarë nga bashkëshortja e tij në Dibër. Policia ka sekuestruar edhe armën e krimit. Kadri Vishanjihet si administrator i ... Read More »

Mustafa e thotë fuqishëm se MSA-ja e liberalizimi i vizave s’do të vonohen

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, u takua në Nju Jork me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, njëherësh zëvendës presidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini Në takim, ku ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi, dhe ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, u bisedua ... Read More »

Kërcënohet me jetë Drejtori i Vala-s, Agron Mustafa. Ja kush e kërcënoi!

Avokati Xhevdet Krasniqi, ka kërcënuar me jetë Drejtorin e Vala-s, Agron Mustafa, në zyrën e tij, që gjendet në objektin e Telekomit të Kosovës, lagjen Ulpiana, të premten rreth orës 10:30, por rasti është denoncuar zyrtarisht të hënën. Zyrtarë nga Policia e Kosovës, konfirmuan të martën rastin e kërcënimit të paraqitur nga Drejtori Menaxhues i Vala-s, Agron Mustafa, rast i ... Read More »

Rektorati ditë pushimi për SOT , protestuesit qëndrojnë në hyrje

Diku pas orës 10:00 të paradites, rektori Ramadan Zejnullahu arriti në oborrin e rektoratit ku edhe u përballë me protestuesit që po e prisnin aty. Duke brohoritur “jashtë” jashtë” protestuesit, të vendosur me bllokimin e hyrjes së këtij institucioni, i thanë Zejnullahut që po e shkelë ligjin duke ua mohuar atyre të drejtën e regjistrimit. Rektori tha se në këtë ... Read More »

Veseli ka një koment për “kërcënimet” e Kurtit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se duhet të kihet kujdes që me veprimet tona të mos sakatohen dëme për qytetarët dhe institucionet e vendit. Ai këto komente i ka bërë kur është pyetur nga gazetarët për deklaratën e ish-lideri të VV-së, Albin Kurti, i cili ka thënë se në Kosovë do të ketë periudha të nxheta ... Read More »

Edhe LDK i kundërpërgjigjet Shpend Ahmetit!

Grupi i LDK-së në Kuvendin e Prishtinës konsideron se loja politike e kryetarit të Komunës dhe manipulimi politik i tij ndaj këshilltarëve të VV në Prishtinë është e dëmshme për qytetarët e Prishtnës. LDK thekson se me direktivën e tij dhe të zyrave politike të VV, sot nuk mori pjesë në mbledhjen e Kuvendit të Prishtinës dhe gjithashtu tërhoqi ekzekutivin ... Read More »

Jahjaga kërkon përkrahje për njohje nga një president që s’e njohin as qytetarët e vet

Presidentes së vendit, Atifete Jahjagës, nuk po i ecë mirë agjenda e saj bilaterale në Nju Jork, ku ajo po merr pjesë si kryesuese e delegacionit të Kosovës. Jahjaga, përveç pjesëmarrjes në Nismën Globale Clinton, deri më tash ka pasur vetëm dy takime bilaterale, raporton Indeksonline. Madje, njërin prej këtyre takimeve e kishte edhe me Presidentin e Këshillit të Deputetëve ... Read More »

Shpendi akuzon Koalicionin “Sami-Lirak” për bllokadë!

Zyra për marrëdhënie me media e Kuvendit të Prishtinës përmes një komunikate ka akuzuar koalicionin “Sami-Lirak”, siç i quan grupet e këshilltarëve të LDK-së e të PDK-së, se janë të interesuar të bllokojnë kryeqytetin. Në komunikatë thuhet: Sot, në mbledhjen VII të Kuvendit të Komunës së Prishtinës, asambleistët e koalicionit LDK-PDK me 26 vota, votuan kundër rendit e ditës dhe ... Read More »

Kadri Velseli nuk tregonë çka do të bëjë nëse opozita bllokon sërish seancën

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka ftuar opozitën që të marrin pjesë në seancën e Kuvendit dhe ta thonë atë që e mendojnë, pavarësisht a pajtohen apo jo. Ai tha se vendi i tyre është në Kuvendin e Kosovës. Veseli nuk ka dashur të thotë nëse do të marr masa tjera në rast se opozita bllokon përsëri mbajtjen e seancës. ... Read More »

Mbi 100 mijë qytetarë e kanë nënshkruar peticionin kundër “Zajednicës dhe demarkacionit me Malin e Zi.”

Përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, AAK-së dhe Nismës në një konferencë për media mbajtur sot në sheshin “Nëna Terezë” kanë treguar se deri më sot 101 mijë e 672 qytetarë të Kosovës e kanë nënshkruar peticionin kundër themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe dhe demarkacionit me Malin e Zi. Nol Nushi nga Lëvizja Vetëvendosje tha se peticioni është zëri i qytetarëve ... Read More »