Lajmet e fundit

Author Archives: Kosovanews

Edhe sot ka vazhduar gjykimi kundër Oliver Ivanoviqit

Pesë të akuzuarit të gjithë serbë të Kosovës akuzohen për krime lufte ndaj popullatës civile të kryera gjatë vitit 1999 dhe 2000. Në pjesën e parë të seancës dëshminë e saj e ka dhënë Hava Sejdiaj, e cila ka rrëfyer se natën e 3 shkurtit të vitit 2000 ka qenë në banesën e saj në veri të Mitrovicës së bashkë ... Read More »

Çamëria, për herë të parë në Senatin amerikan

Këto ditë Senati amerikan organizoi një seancë të posaçme debati për “Problemin Çam”, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë. Një ndër mbështetësit më të fuqishëm të kësaj çështjeje ishte Riçard Lukas, një udhëheqës i ri i bashkësisë së shqiptarëve në Nju Jork, i cili e ka parashtruar problemin çam në strukturat më të larta ... Read More »

Kosova ka përmbushur kërkesat për liberalizim thotë Çollaku

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku ka pritur sot ambasadoren e Francës në Kosovë, znj. Maryse Daviet, njofton kumtesa ministrore. Çollaku ka falënderuar ambasadoren për mbështetjen e vazhdueshme që Franca po i ofron Kosovës në përgjithësi e veçanërisht në drejtim të integrimit në BE. Ai ka nënvizuar faktin se Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara dhe me të ... Read More »

Në Zelandën e Re nuk lejohet të interpretohet vepra dedikuar kosovarëve

Vepra korale, të cilën kompozitori me nam Karl Jenkins ua kishte dedikuar viktimave të luftës së fundit në Kosovë, nuk është lejuar të interpretohet në një katedrale të Zelandës së Re. “The Armed Man: Mass for Peace” (Njeriu me armë: meshë për paqe), që përfshin himnin e krishterë të shekullit IV dhe Ezanin, nuk është pranuar të interpretohet në Katedralen ... Read More »

Punëtoria e kontabilistëve të Ballkanit mbahet në Kosovë

Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK) në bashkëpunim me Fondacionin e Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (SNRF), ka organizuar punëtori për edukimin e vazhdueshëm profesional të këtyre ndërmarrjeve, njofton kumtesa nga kjo shoqatë . Punëtoria ka filluar më 16 shtator dhe do të zgjasë për tre ditë deri më 18 shtator, 2015 në Hotel Amazona, Kosovë. ... Read More »

Vllasi: Shqiptarët, boshnjakët e hungarezët të falënderojnë Serbët për idenë e asociacionit

Këshilltarët komunalë të tri komunave me shumicë shqiptare në Jug të Serbisë, komunave të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, të shtunën e kaluar më 12 shtator, kanë miratuar vendimin për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë shqiptare të Luginës së Preshevës. Si arsye për themelimin e këtij asociacioni u dha fakti se, pushteti serb nuk ka bërë asgjë për zgjidhjen ... Read More »

Gjermania pezullon marrëveshjen shengen

Gjermania ka urdhëruar ndalimin përkohësisht të lëvizjes së lirë drejt saj, duke pezulluar marrëveshjen Shengen. Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada gjermane në Tiranë përmes një njoftimi zyrtar ku i referohet deklaratës së bërë sot nga ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere. Nga deklarata e ministrit kuptohet se, shkak për këtë vendim është bërë numri i madh i ... Read More »

Dënohet me 10 muaj burgim një zyrtari i ATK- së

Një trup gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, me datë 15.09.2015 ka shpall Aktgjykimin ndaj të akuzuarit F. S., duke e gjykuar me dënim unik prej 10 (dhjetë) muaj burgim, njofton kumtesa nga Gjykata. I akuzuari F. S., shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës, është shpallur fajtor, sepse me datë 13 deri 19 nëntor ... Read More »

Jahjaga: S’e kisha kurrë qëllim të isha pjesë e spektrit politik

Për herë të parë në një studio televizive shqiptare, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka rrëfyer në studion e “Top Show” në Top Channel, përballë gazetarit Alban Dudushi, prapaskenat e ngjitjes së saj në Presidencë, paragjykimet me të cilat përballet në zyrën e kreut më të lartë të shtetit vetëm sepse është grua, betejat e saj për mbrojtjen e grave ... Read More »

1 javë kohë i japin Qeverisë veteranët e Kaçanikut

Veteranët e Kaçanikut të vendosur për demonstratën, por jo edhe këtë javë. Ata ditë më parë patën paralajmëruar që nëse Qeveria nuk i publikon listat përfundimtare të veteranëve deri më 15 shtator, veteranët e Kaçanikut, Ferizajt dhe qyteteve tjera do të bllokojnë rrugën magjistrale Shkup-Prishtinë. Rrugët nuk do të bllokohen ashtu siç patën paralajmëruar veteranët, kështu bënë të ditur Jeton ... Read More »