Lajmet e fundit

Author Archives: Kosovanews

Mustafa: S’pranoj ultimatume, jam i gatshëm për debat në Kuvend

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa në emër të Qeverisë ka shprehur keqardhjen për zhvillimet e fundit në Kuvend duke thënë se dhuna e opozitës nuk i shërben popullatës. Ai ka kërkuar nga organet e rendit që të kryejnë punën e tyre lidhur me këtë rast dhe njëherësh ka bërë thirrje për zhbllokimin e Kuvendit. “Veprimet e tilla dëmtojnë imazhin e ... Read More »

Krasniqi: Ndërkombëtarët duhet të ndërhyjnë, zgjedhjet nuk janë zgjidhje!

Njohësi i çështjeve politike, Faik Krasniqi ka folur rreth situatës së fundit të krijuar nga partitë politike në Kosovë. Sipas tij, fajin kryesor për këtë situatë  ku ndodhemi e ka opozita, por  edhe Kryeministri  Mustafa. “Kjo klasë politike është futur në qorrsokak dhe pa zgjidhje, për shkak të kryeneqësisë së Isa Mustafës dhe barikadimit të opozitës, që Qeveria t’i anulojë ... Read More »

AAK-ja kujton Adrian Krasniqin!

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar njërin prej luftëtarëve të Kosovës, Adrian Krasniqin. “Në çdo 16 tetor, e kujtojmë njërin prej luftëtarëve të mëdhenj të Kosovës, Adrian Krasniqin. Njeriun i cili ndër të parët qe bërë themel i UÇK-së, dhe shumë shpejt i shndërruar në emblemë të luftës dhëmb për dhëmb me pushtuesin shekullor. Ditët ... Read More »

Gazifikimi do të përfshijë еdhe lidhjen Shkup – Tetovë – Gostivar

Qeveria do të marrë hua 90 milionë euro në bankat komerciale Deutsche Bank dhe Erste Bank për të përfunduar fazën e parë të gazifikimit të vendit. Edhe pse për këtë projekt ka treguar interes në financimin edhe Banka Botërore dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, sipas Ministrit të Financave Zoran Stavrevski, qëllimet e tyre janë të pranishme për shumë vite, ... Read More »

Bullgari: Trupat kufitare vrasin një person nga Afganistani

redets, raporton AP, transmeton Gazeta Blic. “Një grup prej 54 njerëzit, të moshës rreth 20 deri në 30 vjec, që të gjithë nga Afganistani janë kapur nga një një patrullë pasi kishin kaluar ilgalisht në territorin bullgar,” thuhet në raportin e Ministrisë së Brendshme. “Ndërkaq, njëri nga turpat kufitare ka përdorur armën e tij personale, prandaj edhe një person është ... Read More »

Obama: Trupat amerikane në Afganistan do qëndrojnë deri në vitin 2017

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka bërë të ditur se ushtria amerikane në Afganistan do të qëndrojë atje deri në fund të vitit 2016, raporton NYT, transmeton Gazeta Blic. Obama ka deklaruar se misioni i forcave amerikane ‘nuk do të ndryshojë’ dhe se trupat ushtarake amerikane në Afganistan do të vazhdojnë të mbështesin operacionet kundër terrorizmit. Obama ka ... Read More »

“Qeveria aktuale do të përfundojë të gjitha çështjet me Serbinë”

Arban Abrashi, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës njëherësh edhe ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale u shpreh se kauza politike e opozitës nuk po gjen hapësirë te qytetarët dhe kjo sipas tij, është parë në dy protestat e fundit të tyre. Ai tha se opozita po synon ta çojë vendin në zgjedhje të parakohshme, “por kjo është e papranueshme”. Abrashi ... Read More »

Ali Ahmeti: Deri në vdekje zbardhje të “Kumanovës”, mbi 17 mijë përgjime ndaj meje.Gruevski dhe Zaev, njësoj për shqiptarët

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit, lideri i shqiptarëve të Maqedonisë, Ali Ahmeti, ka folur për sfidat, presionet, problemet e brendshme të karaketrit ndëretnik. Pjesë e diskutimeve ishin dhe  skandali i përgjimeve në Maqedoni, Marrëveshja e Ohrit, projekti “Shkupi 2014”, sipërmarrja që filloi të ndërtojë “njeriun e ri” maqedonas, por edhe ngjarja e “Kumanovës” për ... Read More »

Studentët edhe sot bllokojnë Rektoratin

Mos realizimi i kërkesave të studentëve i ka shtyrë ata që edhe sot ta bllokojnë Rektoratin. Për kërkesat që kanë të bëjnë me afatet dhe kushtet për provime, studentët bllokuan edhe dje Rektoratin. Një lajmërim të tillë e ka bërë udhëheqësi i Grupit të Studentëve të Pavarur Argjent Softolli. Përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, ai ka ftuar edhe ... Read More »

30 të vrarë nga dy sulme vetëvrasëse në Nigeri

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën në dy eksplodime në një xhami afër qytetit veri-lindor të Nigerisë në Maiduguri, kanë deklaruar burimet zyrtare. Një kamikaz e ka detonuar eksplozivin brenda xhamisë në periferi të Mulai-t, kanë thënë burime të Agjencisë Kombëtare të Emergjencave për BBC-në, transmeton Klan Kosova. Ndërsa sulmi tjetër kamikaz ka goditur përderisa njerëzit po përpiqeshin të ... Read More »