Lajmet e fundit

Lajme

Selimi: Dorëheqja e Qeverise, është detyrim ligjor!

Rexhep Selimi e falenderoi Baki Kelanin, mbasi qe simbas informatave te tij, Kelani ka pase porosi dhe mesazh prej personave te qarqeve parapolitike te nji partie politike qe numri zyrtar te protestuesve ta thote qe ishin 5 mije, mirepo zotni Kelani na i shtoi edhe 3 mije dhe e “falenderoj”. I ftuemi i pare n’emisionin Rrokum Roll të Televizionit Rrokum ... Read More »

Donald Trump tash sulmon Ballkanin: Gjukanoviç është mafioz -trafikon drogë dhe armë

Gara në Shtetet e Bashkuara ngadalë po vlon. I konceptuar fillimisht si një i huaj absolut, Donald Trump ngadalë po e pozicionon veten si një kandidat presidencial i Partisë Republikane. Në filmin e tij të ri promovuese qe ende është i pabotuar, pjesë të përmbajtjes që i ka zbuluar “IN4s”,  ka shprehur një qëndrim kritik ndaj përçarjes së vlerave tradicionale, ... Read More »

Institucionet shpërblejnë hakerët (Video)

Koncentrimi në laptopët e tyre është i madh.Këta 30 hakerë, që punën e tyre po e kryejnë me plis në kokë, kanë një detyrë të vështirë për të bërë. Gjetjen e gabimeve, që mund të sjellin edhe rrëzimin e këtyre websiteve, po e provon edhe një 15 vjeçar, njofton Klan Kosova. Websitet e 20 institucioneve dhe kompanive të ndryshme u ... Read More »

Gashi: Shërbimet postare do jenë tema të radhës në Bruksel (Video)

Për zyrën e postës e cila funksionon në Graçanicë do bisedohet në temat e radhës në Bruksel e që do jenë pikërisht për shërbimet postare. Kjo do ndodh, pasi që edhe shërbimet postare ejnë të ndjeshme por nuk e kanë karakteristikën e telekomit. Kështu ka thënë në emisionin Euro Tribuna në Tribuna Channel, Drejtori i Bordit të Autoritetit Rregullativ të ... Read More »

Bajgora bllokohet nga bora (VIDEO)

Janë bërë gati 24 orë që eskavatorët nuk po e ndalin punën për pastrimin e rrugëve në rajonin e Shalës së Bajgorës. Ata janë angazhuar nga komuna e Mitrovicës për të hapur rrugë për vetura e këmbësor. Problemin më të madh në këtë zonë e sjellin erërate forta që për kohë të shkurt po e bartin borën përsëri në rrugë. ... Read More »

Gjykata Speciale, Kosova duhet të kërkonte edhe gjykimin e UNMIK-ut e NATO-s

Nji Gjykatë Penale Ndërkombëtare asht ngritë për me ndjekë penalisht fitimtarët e luftës së vitit 1999 në Kosovë, shkruen portali i specializuem për drejtësinë në konflikte, “Justice In Conflict”. Kjo asht hera e parë që nji gjykatë e posaçme themelohet për me ndjekë penalisht fitimtarët e nji lufte. Kritika kryesore e Tribunaleve Ndërkombëtare asht se ata merren vetëm me palën ... Read More »

Opozita s’do të protestojë me 2 ose 3 shkurt!

Zëdhënësi i VV-së, Frashër Krasniqi ka reguar pak kohë pas raportitimit të portalit “indeksonline” në lidhje me protestën nga partitë opozitare, për të cilën thotë se do të mbahet me 2 ose 3 shkurt, e një gjë të tillë e ka përgënjeshtruar, Krasniqi, transmeton gazetablic.com Sipas Krasniqit, opozita kur do që vendosë për protestë, datën do ta bëjë publike. Reagimi ... Read More »

Ivanov i jep mandatin kryeministrit të ri të Maqedonisë

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov i ka dhënë mandatin për formimin e qeverisë së re teknike, sekretarit të përgjithshëm të VMRO-DPMNE, Emil Dimitrievit, transmeton RTK nga Shkupi. Më parë, Parlamenti e ka konstatuar dorëheqjen e qeverisë së Nikolla Gruevski, pas së cilës u iniciua seanca për shpërbërje të Parlamentit. Read More »

Pacolli: Kurrë më, me ata që më tradhtuan

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka paralajmëruar kthimin e partisë së tij në skenën politike dhe këtë ai thotë se do ta bëjë si subjekt i vetëm politik, pa lidhur koalicion me askënd. Në një intervistë për Kohavisionin, Pacolli ka deklaruar se u tradhtua nga njerëzit, të cilëve u besoi, duke i futur në strukturat më të larta të partisë. ... Read More »

Aktakuzë në Serbi për korrupsion miliona eurosh për blerjen e patundshmërive në Kosovë

Prokuroria për krim të organizuar në Beograd ia ka paraqitur gjykatës speciale serbe aktakuzën ndaj Nebojsha Çoviq dhe gjashtë personave tjerë, të cilët akuzohen për keqpërdorim të parave të dedikuara për serbët në Kosovë. Çoviq ishte zëvendëskryeministër i Serbisë dhe shef i Qendrës Koordinuese për Kosovën, kurse pas vrasjes së ish-kryeministrit Zoran Gjingjiq në 2003, edhe kryeministër i përkohshëm, transmeton ... Read More »