Lajmet e fundit

Author Archives: Kosovanews

Dogana rrit inkasimin për 14% nga lojërat e fatit

Dogana e Kosovës është duke e rritur kontrollin në lokalet e lojërave të fatit, me ç’rast ka konfiskuar sasi të konsiderueshme të aparateve dhe ka rritur inkasimet nga taksa e akcizës për 14 për qind. Gjatë muajit tetor Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Administratën Tatimore të Kosovës, kanë realizuar me sukses kontrolle nëpër lokale të ... Read More »

‘Kosova’ e Jusuf Buxhovit then të gjitha rekordet

Pas një pune shumë intensive, këto ditë, shtëpia botuese “Jalifat Publishing” nga Hjustoni i SHBA-ve, nxori nga shtypi, të përkthyer në gjuhën angleze, veprën historiografike “KOSOVA” në tri vëllime të Jusuf Buxhovit. Kështu, kjo vepër, e cila brenda një viti me pesë ribotime me mbi dhjetë mijë komplete dhe 30 mijë ekzemplarë, u kthye në “bestseler”. Me botimin në gjuhën ... Read More »

Merkel nuk e do diplomatin e Milosheviqit

Sekretari i PD Dushan Spasojeviq tha se kancelaria gjermane Angela Merkel nuk ka pranuar propozimin që ambasadori serb në Berlin të jetë Zoran Jeremiq Spasojeviq pohoi se Merkel ka refuzuar të jap agremanin Jeremiqit (66), për shkak të lidhjeve të tij me regjimin e Slobodan Milosheviqit. “Jeremiq ka qenë ambasador yni në Gjermani deri në ndryshimet e pesë tetorit të ... Read More »

Të përmirësohet gjendja e ashensorëve

Në tryezë ku kanë marr pjesë përfaqësues të operatorëve ekonomik të cilët operojnë në fushën e ashensorëve, ekspertë dhe ndërmarrës të ndryshëm dhe janë trajtuar aspekte të ndryshme që lidhen me përmirësimin dhe rregullimin e fushës së ashensorëve dhe komponentëve tyre të sigurisë në Republikën e Kosovës si dhe është theksuar nevoja e angazhimit të autoriteteve kompetente në përmirësimin e ... Read More »

Elita 5 për Eurovision 2014?

Fansat e rok grupit të njohur shqiptar nga Maqedonia, Elita 5, ka disa ditë që po bëjnë thirrje në rrjetin social Facebook për të mbledhur sa më shumë adhurues në mënyrë që ky grup të shkoj në Eurovizion 2014. Sipas menaxhmentit të faqes së fansave, kjo ka qenë ide e vetë fansave të cilët me anë të rrjetit social Facebook, ... Read More »

VV nuk e mbështetë asnjërin kandidat në balotazh

Lëvizja Vetëvendosje (VV), nuk do ta përkrah asnjërin nga kandidatët e partive tjera politike, të cilët kanë hyrë në garën e balotazhit nëpër komunat e Kosovës. Zëdhënësi i VV-së, Erzen Vraniqi, ka theksuar se VV-ja nuk do të bëjë koalicion me asnjërën nga partitë politike të cilat kanë hyrë në garën e balotazhit. “Ne do t’ua lëmë qytetarëve që të ... Read More »

Misi gjerman në krahët e Haxhi Krasniqit

Boksieri shqiptar, Haxhi Krasniqi, ka treguar se nuk është vetëm një boksier i fortë por është edhe një i dashur perfekt. Kosovari ka postuar një fotografi në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’ me të dashurën e tij, misin e Gjermanisë, Caroline Noeding. Haxhiu pas publikimit të fotos ka treguar se në të është me dashurinë e tij. Read More »

Futbollistja jug koreane dyshohet të jetë mashkull!

Futbollistja jug koreane Park Eun-seon, e cila luan për “Amazonkën”, dyshohet të jetë mashkull, ndërsa disa klube rivale kanë kërcënuar se do të bojkotojnë ligën, nëse ajo nuk i nënshtrohet verifikimit të gjinisë. Park, e cila ka luajtur për Koren e Jugut në botërorin e 2003 dhe ka mbrojtur ngjyrat e reprezentacionit të saj 19 herë, tha se ndihet e ... Read More »

Sonte supersfida, Sigal Prishtina-Trepça

Të gjithë dashamirët e basketbollit sonte i pret një ndeshje e madhe. Dy rivalët e moçëm, Sigal Prishtina dhe Trepça, do t’i masin forcat në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, me fillim nga ora 18:00 Kjo ndeshje njëherësh është edhe derbi i xhiros së gjashtë të ETC Superligës dhe interesimi për të pritet të jetë i madh. Tifozat ... Read More »

Messi: Lëndimet më kanë dëmtuar

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, thotë se problemet e fundit me lëndime kishin pasur ndikim negativ në formën e tij në disa javët e fundit. 26-vjeçari pësoi lëndim në ndeshjen ndaj Almerias në shtator dhe qëndroi jashtë fushe për tre javë, dhe që atëherë ka dështuar të tregojë formë të mirë. Por mbrëmë ai bëri një paraqitje impresive ndaj Milanit ... Read More »