Lajmet e fundit

Author Archives: Kosovanews

Bllokimi i Kuvendit, a do te qojë vendin në zgjedhje të parakohëshme?

Forcat politike të vendit nuk kanë përjashtuar mundësin që të shkohet edhe në zgjedhje të parakohëshme parlamentare, edhe pse këtë nuk e preferojnë aq shumë. Pikërisht kërkesa për miratimin e raportit të qeverisë për privatizimin e 75 për qind të PTK dhe krijimi i një grupi hetimor, të parashtruara nga PDK dhe LDK kanë vënë në ngërc punën e Kuvendit. ... Read More »

Dacic serbëve: Mos thoni nesër se jemi fajtorë ne në Beograd

Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic u ka bërë thirrje serbëve që të dalin në zgjedhjet e përsëritura në tre vendvotime në veri të Mitrovicës. “Do ta keni ashtu si do ta zgjidhni. Nëse serbët nuk dalin në zgjedhje, kryetar do të kenë një shqiptar. Ta kenë me fat. Mos thoni nesër se jemi fajtorë ne në Beograd”, ka thënë Dacic. ... Read More »

Hoxhaj: Synojmë anëtarësim të plotë në familjen evropiane

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur në takim shefin e Misionit në Zyrën Ndërlidhëse të Belgjikës në Prishtinë, Pascal H. Gregoire. Ministri Hoxhaj foli për progresin në Kosovë, forcimin e vazhdueshëm të subjektivitetit ndërkombëtar, si dhe avancimin e fuqishëm të agjendës euro-integruese. Hoxhaj veçoi hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit si një të ... Read More »

Përfundoi takimi: Thaçi e Dacic pajtohen për rivotim në veri

Pas përfundimit të takimit të sotëm në Bruksel në mes të kryeministrave Thaçi e Dacic, zyra e baroneshës Catherine Ashton, e cila është ndërmjetësuese e këtyre bisedimeve, ka lëshuar një komunikatë për medie, me qëndrimin e baroneshës Ashton rreth rrjedhës së takimit. ““Pata një takim shumë të mirë me kryeministrin serb Ivica Dacic dhe kryeministrin kosovar Hashim Thaçi. Jam e ... Read More »

Më 17 nëntor rivotohet tri qendra në veri

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka bërë të ditur se më 17 nëntor do të rivotohet në tri qendrat e votimit në Mitrovicën e veriut, në të cilat më 3 nëntor ka pasur incidente, të shkaktuara nga grupe huliganesh, të cilët e kanë dëmtuar materialin zgjedhor. Ajo ka treguar se KQZ-ja ka anuluar votimin e 3 nëntorit në këto tri ... Read More »

Klinë, në balotazh Bashota i PDK-së me Berishën e AAK-së

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Komunën e Klinës, Sokol Bashota për të dytën herë do të shkojë në balotazh me kandidatin e koalicionit AAK-LDD, Enver Berisha. Edhe pse gjatë numërimit të votave, pritej që balotazhi në Klinë të jetë në mes PDK-së e LDK-së, në momentet e fundit ishte AAK, ajo që me pak vota më shumë se ... Read More »

Marrëveshje policore Kosovë-Zvicër

Ministri i Rendit, Bajram Rexhepi dhe drejtori i Zyrës Federale të Policisë së Zvicrës, Jean-Luc Vez, nënshkruan marrëveshje policore bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve Ministri kosovar i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe Jean-Luc Vez, drejtor  i Zyrës Federale të Policisë së Zvicrës, kanë nënshkruar të mërkurën në Prishtinë, një marrëveshje policore bashkëpunimi  ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit Federal Zviceran. ... Read More »

Blomeyer: Zgjedhjet treguan një demokraci të vërtetë në Kosovë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Peter Bloomayer ka theksuar se zgjedhjet lokale treguan një demokraci të vërtetë në Kosovë. Ai tha se sipas pikëpamjes kushtetuese në këto zgjedhje nuk ka pasur çështje kontestuese, përveç veriut që sipas tij është normale. Përfaqësuesi diplomatik i Gjermanisë në Kosovë, ambasadori Peter Bloomayer vlerësoi punën e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, me rastin e prezantimit ... Read More »

Mustafa: LDK ka shënuar rritje në nivel vendi

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa theksoi të mërkurën se mbështetja e fuqishme që iu dha LDK-së anembanë Kosovës, iu jep forcë që të vazhdojnë punën e madhe. Ai tha se Lidhja Demokratike e Kosovës ka shënuar një rritje jashtëzakonisht të madhe në nivel vendi. “Një numërim prej 98% të votave kumulative të kryetarëve të komunave, tregon një rritje prej 50 ... Read More »

10 femrat me këmbët më seksi

Forma perfekte, gjatësia perfekte, dhe lëkura e lëmuar janë vetëm disa nga atributet që bëjnë dallimin e këmbëve. Por këto 10 femra kanë diçka më shumë se sa kaq. Ato janë cilësuar si femrat me këmbët më seksi. 10 femrat me këmbët më seksi:   1.Jessica Alba   2.Kate Beckinsale   3.Eva Longoria   4.Sarah Michelle Gellar   5.Eliza Dushku ... Read More »