Lajmet e fundit

Author Archives: Kosovanews

Christina Aguilera mahnit me format e saj

Këngëtarja Christina Aguilera ka arritur të rikthejë përsëri format e dikurshme. Ajo ka intepretuar në spektaklin muzikor “The Voice” ku u shfaq mjaft sensuale me një veshje provokuese, e cila nxirrte në pah hiret e saj. Të hënën në mbrëmje ajo ka interpretuar krah reperit Flo Rida këngën “How I Feel”. Bukuroshja bjonde ka dhuruar një performancë energjike. Ajo ka ... Read More »

Supersfida Barça-Milan

Liga e Kampionëve do të vazhdojë sonte me ndeshjet e radhës të xhiros së katërt të fazës së grupeve. Padyshim se përballja ndërmjet Barcelonës dhe Milanit, takim ky që luhet në kuadër të Grupit H, si dhe dueli në mes Borussia Dortmund dhe Arsenalit në Grupin F, janë dy superndeshjet që priten me padurim nga adhuruesit e shumtë të futbollit. ... Read More »

Bordet e ndërmarrjeve publike me afat të skaduar

Janë plot 16 borde të ndërmarrjeve publike (NP), të cilave u ka kaluar mandati tash sa vite dhe zyra e kryeministrit si kompetente e vetme për emërimin e anëtarëve të rinj vazhdon të vonojë këtë proces. Përveç bordit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), të cilit para disa javësh i janë përzgjedhur anëtarët e rinj, edhe pse me një vit ... Read More »

OEK nxitë luftimin e kontrabandës në veri

Duke besuar në parimet e ekonomisë të tregut të lirë dhe parimin e mbrojtjes së konkurrencës fer në treg, OEK konsideron që trajtimi dhe luftimi i kontrabandës do të ndikojë pozitivisht në zvogëlimin e ekonomisë joformale, që parqet parakusht për integrime evropiane dhe ka ndikime enorme pozitive në përmirësimin e imazhit të vendit dhe rritjen e atraktivitetit për investime të ... Read More »

Mimoza nuk i frikësohet Palit në balotazh

Mimoza Kusari- Lila që e çoi për herë të dytë Gjakovën në balotazh, nuk ia ka frikën koalicioneve të mundshme në mes AAK-së dhe partive të tjera. Kusari është kthyer në Prishtinë, në degën kryesore të partisë së saj, AKR, për të mbajtur  një konferencë për shtyp duke i dhënë ‘selame’ kundër kandidatit të saj, Pal Lekajt që nuk ia ... Read More »

Haradinaj: Nuk jam kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradina, ka deklaruar se nuk janë të kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve të 3 nëntorit, pavarësisht se, sipas tij, AAK ka rritje prej 100.000 votave. Në një konferecë për media, Haradinaj tha se janë në balotazh në shtatë komuna dhe, sipas tij,  do të vazhdojnë garën për të fitua. Lidhur me koalicionet ... Read More »

Shpallen të pavlefshme zgjedhjet në tri vendvotime në veri

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Nenad Rikalo, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ky institucion, në mbledhjen që ka zhvilluar të martën mbrëma në Prishtinë, ka marrë vendim që të shpallë të pavlefshëm votimin në tri qendra votimi në pjesën veriore të Mitrovicës. Rikalo ka thënë se numërimi i votave nga vendvotimet e tjera në ... Read More »

Importojmë me të madhe

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Tregtisë së Jashtme “ për muajin shtator 2013. Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të ulët për muajin shtator 2013, prej 185,5 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 234,9 milionë euro me periudhën e njëjtë të vitit 2012. Sipas statistikave të Publikuara ... Read More »

Fillon verifikimi i votave të veriut

Ka filluar verifikimi dhe numërimi i fletëvotimeve nga katër komunat e veriut të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Lajmin e kanë konfirmuar zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Betim Gjoshi, tha për Radion Evropa e Lirë se gjatë ditës së sotme pritet të përfundojë ky proces për veriun. “Ne sot presim ... Read More »

‘Ndizet’ Kamishi për Januzajn

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) po e sheh vetën afër UEFA-s e FIFA-s, si asnjëherë më parë. Kjo i ka shtyrë drejtuesit e saj ta nisin aksionin rreth përforcimit të Përfaqësueses së Kosovës. Një gjë të tillë po duan ta bëjnë me yjet e futbollit kosovar, të cilët aktualisht luajnë për shtetet tjera. Ftesat tashmë iu kanë dërguar disa ... Read More »