Lajmet e fundit

Author Archives: Kosovanews

Vritet një gazetar në Mosul të Irakut

Persona të armatosur kanë vrarë një gazetar në qytetin verior të Irakut, Mosul. Policia ka thënë se Abdulqader Najm, nga televizioni Al-Mosuliya, është qëlluar për vdekje para shtëpisë së tij. Ky është gazetari i tretë që vritet këtë muaj në këtë qytet. Më 5 tetor, persona të armatosur kanë vrarë dy gazetarë nga televizioni Sharqiya. Këtë vit, dhuna sektare në ... Read More »

Gjergji i Madh dhe brezat

Shkruan: Gjon KEKA Nuk ka histori të kombeve që nuk ka individin në qendër të saj ,madje është historia ajo që lidhet me personalitetet mbikohore që kanë lënë gjurmë në jetën e atij kombi. Gjergj Kastrioti është nje personalitet kombëtar e ndërkombëtar që qëndron në qendër si të historisë së kombit tonë arbënor ashtu edhe në historinë e përgjithshme europiane ... Read More »

Sulmohen dy policë të Kosovës në Leposaviq

Dy policë të Kosovës janë sulmuar fizikisht mbrëmë rreth mesnate në një kafeteri në Leposaviq, bëjnë të ditur burime të Kosovapress-it. Sipas këtyre burimeve, ngjarja ka ndodhur kur policët kanë intervenuar pas një përleshje mes disa personave brenda këtij lokali, ndërsa policët janë dërguar për trajtim në spitalin e veriut të Mitrovicës, dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Burimet më ... Read More »

Rreth 60 mijë klikime për shqiptaren e “The Voice of Germany”

Albulena Krasniqi vajza e cila inspiroi jurinë profesionale të “The Voice of Germany”, përmes zërit të mrekullueshëm, ka arritur që brenda dy javësh të arrijë rreth 60 mijë klikime në kanalin ‘Youtube’. Vajza shqiptare e cila u vlerësua të hyjë në garë për zërin më të mirë në Gjermani duket se tashmë ka arritur të hyjë tek shijet e publikut ... Read More »

Michael Jackson më i paguari edhe si i vdekur

Familja e Michael Jackson mund të kenë humbur 1 miliardë dollarë nga beteja ligjore kundër promotorit AEG Live. Por i ndjeri që konsiderohet mbret i popit vazhdon të jetë personi më i paguar në botë në listën e yjeve të vdekur nga revista “Forbes”. Ai mund të mos jetë më mesin tonë, por krijuesi i hitit “Thriller” ka fituar plot ... Read More »

Fushatë parazgjedhore në “shtetin” tjetër

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, është i pranishëm në veri, në të gjitha anët. Nuk ka vend në lagjet veriore të qytetit të ndarë ku nuk është e pranishme buzëqeshja e kryeministrit të Kosovës, krahas shikimit plot hare të homologut serb, Ivica Daçiq. Posterët kundër pjesëmarrjes së serbëve në zgjedhjet e 3 nëntorit kryesisht kanë dy personazhe në to, Thaçi ... Read More »

A po ‘shemben’ VIP-at e Prevallës?!

Aksioni i MMPH-së për rrënimin e disa kampshtëpizave ilegale në Fshatin turistik në Prevallë, po jep shpresë se më në fund në këtë vend, ndër më atraktivët në Malin e Sharrit, do të kthehet rregulli. Këto veprime që janë paralajmëruar disa herë nga zyrtarë të kësaj ministrie, deri në “tregimin e dhëmbëve” edhe nuk janë marrë si shumë serioze nga ... Read More »

Shtetit nuk i duhen qytetarët e pa dinjitetshëm dhe servilë

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka reaguar ndaj siç ka thënë ai kërcënimeve publike që po i bëhen punëtorëve të arsimit, të administratës, të shëndetësisë. Krasniqi në rrjetin social Facebook, ka ngritur shqetësimin e tij për këtë dukuri. “Joshja dhe kërcënimi publik që u bëhet punëtorëve të arsimit, të administratës, të shëndetësisë, të policisë dhe të shfrytëzuesve të ndihmave sociale se do ... Read More »

Çeku përkthen programin në gjuhën e shenjave për të verbërit

Kandidati i PDK-së për kryetar të komunës së Prishtinës, Agim Çeku, sot ka vizituar Shoqatën e të Verbërve në Prishtinë, të cilëve iu ka premtuar se do ta kenë mbështetjen e tij të pakursyer, kur ai të vijë në krye të komunës. Ai fillimisht të verbërve ua dorëzoi edhe programin e tij për Prishtinën, të përkthyer në gjuhën e shenjave, ... Read More »

BIK: Qëndrimi i Presidentes i kundërkushtetues

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka reaguar ndaj deklaratës së presidentes së vendit, Atifete Jahjaga, në emisioni “Rubikon” të Kohavizionit, duke e cilësuar atë të papërgjegjshme.“ Qëndrimi i Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, i shprehur në një intervistë televizive, ku shprehet kundër të drejtës së shkollimit të nxënëseve kosovare që mbajnë shami në shkollat publike të vendit, për Kryesinë e ... Read More »