Shqiptarët, serbët dhe boshnjakët që jetojnë në veri të Mitrovicës, kanë deklaruar se janë të gatshëm të bashkëjetojnë mes vete. Sipas tyre, relaksimi i marrëdhënieve në mes shqiptarëve dhe serbëve, është i mundëshëm, po, sic thanë ata, institucionet vendore dhe ndërkombëtare duhet të bëjnë më shumë që ky normalizim të funksionojë në mënyrën më të mirë. Në një anketë të ... Read More »
Author Archives: Kosovanews
Kreu i programit rus për shkëmbime kulturore, “i shokuar” me akuzat
Yury Zaitsev, kreu i një programi për shkëmbime kulturore i Rusisë, i ka mohuar akuzat se ky program përdorej për të rekrutuar amerikanë për qëllime të inteligjencës. Zaitsev ka thënë se akuzat janë “ofenduese” dhe se tingëllojnë “si jehona të Luftës së Ftoftë”. Komentet e tij vijnë pasi revista “Mother Jones” shkroi se FBI po zhvillon hetime në lidhje me ... Read More »
Casillas: Jemi shumë afër kualifikimit
Kapiteni i Real Madridit, Iker Casillas është i ngazëllyer me fitoren e Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit. “Ne kemi bërë një hap të madh drejt kualifikimit për në rundin e ardhshëm. Nuk ishte e lehtë, edhe pse ata kishin dhjetë lojtarë për pjesën e dytë”. “Ne kemi nëntë pikë nga tre ndeshje dhe tash do të shkojmë në Torino me ... Read More »
Digjet një person bashkë me veturën
Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën Prevallë-Prizren, një shofer ka humbur jetën për shkaqe që ende nuk janë zbardhur në tërësi por që ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti me veturën e tij ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një humnerë rreth 100 metra e më pas është kapluar nga flakët e zjarrit duke u ... Read More »
Intelektualët dhe politika
Shkruan: Hilmi Gashi Politika në Kosovë, vërtetë ka gëlltitur çdo gjë. Është bërë si një luan i pamëshirë. I madh e i vogël, pa dallim profesioni, që të gjithë në dhe drejt politikës. Intelektualizmi është vërtetë në krizë. Si rrjedhojë, sot përballemi me dy të vërteta të hidhura: heshtjen intelektuale të një pjesë bukur të madhe dhe fenomenin e aderimeve ... Read More »
Me ligj kundër vullnetarëve kosovarë në luftërat në Siri
Eksperti për çështje kushtetuese Arsim Bajrami shpjegon se disa shtete me ligj ndalojnë pjesëmarrjen e qytetarëve të vet në konfliktet e armatosura. Pjesëmarrja e individëve shqiptarë përkrahë opozitës në luftën e Sirisë, dhe paraqitja e kohë pas kohshme e disa prej tyre përmes rrjeteve sociale ka filluar të ngritë shqetësime në qarqet politike dhe intelektuale të shqiptarëve. Edhe pse nuk ... Read More »
Një i vdekur, aksidentalisht është zënë nga zhavori
Policia e Kosovës njoftoi se një person gjersa ishte duke punuar në një gurëthyes, aksidentalisht është zënë nga zhavori. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Rogovë, Gjakovë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjakovës, ku dhe nga personeli mjekësor është konfirmuar vdekja e tij. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi. Read More »
AAK: Bukoviku dhe Capari i bashkohet fitores së Kadriut
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës–Dega në Gjilan, ka vazhduar tubimet e saj me nëndegë, në kuadër të fushatës për zgjedhjet Lokale 2013. Kryetari i AAK-së dhe njëherësh kandidat për kryetar të komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, i shoqëruar nga bartësi i listës Selami Xhemaili kanë qëndruar në fshatin Bukovik. “Përparësia jonë është që ne po funksionojmë mirë duke gëzuar unitet ... Read More »
Schwarzenegger: Nuk dua të bëhem President
Arnold Schwarzenegger ka hedhur poshtë spekulimet se ai është duke synuar të garojë për postin e Presidentit të SHBA-ve në vitin 2016. Spekulimet e dala javën e kaluar thanë se ylli i filmave Terminator ishte i paepur t’i rikthehet politikës, dy vite pasi u largua nga posti i Guvernatorit të Kalifornisë, dhe se synonte Shtëpinë e Bardhë. Megjithatë, Schwarzenegger ka ... Read More »
30 milionë euro “haraçi” për Luginën
Hiç më pak se 30 milionë euro i kanë marrë deri më tash kompanitë e sigurimeve në Kosovë nga shitja e policave kufitare. Gjatë kësaj periudhe kohore, kompanitë në emër të dëmeve që i kanë shkaktuar veturat me tabela të Serbisë dhe të shteteve tjera evropiane kanë paguar dëme rreth dy milionë euro, e ku kompensimi është shumë fish më ... Read More »