Mëngjesin e së martës, policia australiane ka arrestuar një nxënës derisa shkonte në shkollën e tij “Arthur Philip”, për disa komente në rrjetin social Facebook në lidhje me vrasjen e një adoleshenti që paraprakisht kishte vrarë një polic. Disa të rinj austalianë pretendojnë se ai është arrestuar për shkak se ka përdorur telefonin e tij për të incizuar policinë, që ... Read More »
Author Archives: Kosovanews
Vuçiç: “Nuk kam vendosur nëse do shkoj në Elbasan”
Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç ende nuk ka marrë një vendim nëse do të vijë të ndjekë në Elbasan Arena, supersfidën Shqipëri-Serbi. Edhe pse dje premtoi se mesditën e sotme do të bënte të ditur vendimin, duket se Vuçiç ka ende dyshime. Ai është shprehur përpara mediave serbe se vendimin do ta marrë kur të mësojë se kush do të jetë ... Read More »
Familja Jashari nderon Ballistin (FOTO)
Ballist Morina ka marrë çmimin “O sa mirë me qenë shqiptar” të ndarë çdo vit nga Tifozat Kuq e Zi. Motivacioni i ndarjes së çmimit për të është “ngritja e dronit me flamurin Autochtonus në stadiumin e Beogradit gjatë përballjes Serbi – Shqipër, njofton Klan Kosova. Për ta bërë edhe më të madhe këtë ngjarje, Ballistit çmimin ia ndau Rifat ... Read More »
Ja si u arrestuan aktivistët e VV-së në Podujevë (VIDEO)
Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Podujevë dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, Blerim Maqastenën dhe Gramos Latifin, për hedhje me vezë në drejtim të kryeministrit Isa Mustafa, derisa ky i fundit po mbante një fjalim në manifestimin e ditës së mjedrës në këtë qytet, njofton Klan Kosova. Vetëvendosjes e ka pranuar se aktivistët e tyre e kanë gjuajtur me ... Read More »
Nesër studentët do të bllokojnë të gjitha njësit akademike, deri në realizimin e kërkesave.
Protesta e studentëve ka përfunduar për sot ndërkaq që është paralajmëruar që ditën e nesërme do të vazhdohen përsëri. Protestës së studentëve të Parlamentit Studentor i është bashkuar edhe Grupi i Pavarur i Studentëve që është mbajtur para Rektoratit. Agjent Softoli nga Grupi i Pavarur i Studentëve, para studentëve ka thënë se studentët tashmë janë të bashkuar më shumë se ... Read More »
Reagon rektori Zejnullahu: “Avancimi akademik duhet të bëhet mbi bazë të meritave e jo mbi bazë të afërsive personale, partiake apo në bazë të korrupsionit”
Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Ramadan Zejnullahu, ka reaguar ndaj letrës së disa senatorëve ku kërkohej shkarkimi i tij, duke thënë se Universiteti nuk guxon të jetë peng i grupeve që synojnë ta rrënojnë progresin në UP e ta vazhdojnë avazin e vjetër me të cilin promovohet injoranca e mashtrimi, duke dekurajuar dijen dhe të vërtetën. Ai ka ... Read More »
Shikoni se si veturat zyrtare i shkelin rregullat e komunikacionit (FOTO)
Një veturë e zyrës së Presidencës sot gjatë ditës është parkuar në stacionin e autobusëve në Ulpianë. Vetura pa shofer është parkuar në mënyrën më të keqe dhe shoferi ishte larguar. Në momentin kur njëri nga autobusët është dashur të stacionohej, parkimi i vetures 01Z ka shkaktuar problem. Kjo nuk është hera e parë që veturat zyrtare kanë shkaktuar kaos ... Read More »
Bekim Çollaku: “Kosova ka përmbushur kriteret për vizat”
Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, priti sot në takime të ndara ambasadoren e Holandës, Gerrie Willems si dhe ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Markusz Laszlo. Gjatë takimeve u diskutua për zhvillimet e tanishme në Kosovë, agjendën evropiane e me theks të veçantë për MSA-në dhe procesin e liberalizimit të vizave. “Kosova ka përmbushur kriteret e përcaktuara dhe me të ... Read More »
Reagon Kryeministri pasi u sulmua me vezë në Podujevë
Kryeministri Isa Mustafa pas sulmit të sotëm me vezë ndaj tij në Podujevë është deklaruar shkurt duke thënë se punët po shkojnë mirë dhe se nuk ndihet i shqetësuar rreth kësaj çështjeje. Shefi i qeverisë kosovare i cili po merrte pjesë në manifestimin e Ditës së Mjedrës është larguar nga Podujeva nën përcjelljen e forcave të mëdha policore. Read More »
Studentët tentojnë të hyjnë me dhunë në Rektorat
Me qindra studentë të cilët po protestojnë para rektorarit të Universitet të Prishtinës po tentojnë të hyjnë me dhunë brenda zyrës së rektorit. Ndërsa Policia e Kosovës nuk po e lejon turmën që të hyjë brenda këtij objekti. Përmes kësaj proteste të organizuar nga Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës studentët po i shprehin pakënaqësinë e tyre lidhur me afatet dhe ... Read More »