Burime nga Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar për një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në orët e para të së dielës, me ç’rast një femër 39 vjeçe nuk ka mundur të mbijetojë nga plagët e marra.
Burime policore kanë njoftuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 2.00, në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, te rreth-rrotullimi që ndodhet në afërsi të HIB Petrolit në Ferizaj.
“Sipas raporteve të para, ngjarja ka ndodhur kur ngasësiG.F. 39 vjeçar nga Ferizaj, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës, me pjesën e përparme të automjetit ka goditur rrethin dhe shtyllën elektrike, me ç’rast lëndime të rënda kanë marrë ngasësi i veturës si dhe pasagjerja, përkatësisht bashkëshortja K.F. 39vjeçe”, ka thënë zëdhënësi rajonal i Policisë së Kosovës, togeri Agim Gashi.
Policia ka bërë me dije se të lënduarëve, fillimisht u është dhënë ndihma mjekësore në Emergjencën e Ferizajt, ndërsa për shkak të gjendjes së rëndë pasagjerja është dërguar në QKUK Prishtinë.
“Pas një kohe, kemi pranuar informatën se e njëjta ka ndërruar jetë”, ka thënë oficeri i policisë për medie.