LDK i jep ultimatum qeverisë për caktimin e datës së zgjedhjeve

LDK i jep ultimatum qeverisë për caktimin e datës së zgjedhjeve

10Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osamni, sonte në emisionin “DPT te Fidani”, në T7, ka thënë se javën e ardhshme duhet të vendoset data e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Ajo ka treguar se ditët në vijim do t’i dërgohet ftesa partive për të diskutuar datën e zgjedhjeve.

“Javën e ardhshme do t‘i dërgojmë ftesë publike të gjitha partive që të ulemi në tavolinë dhe të dakordohemi për datën e zgjedhjeve. Nëse nuk gjejmë përkrahje do të vazhdojmë menjëherë me procedurën e mocionit. Çdo kohë që po kalon në këtë qeverisjen është në dëm të Kosovës”, ka thënë Osmani.
Ajo ka thënë se me këtë qeveri është duke u rrezikuar Kosova.
“Ne jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje dhe për këtë jemi duke i kërkuar ato. Kjo po bëhet për të shpëtuar vendin nga një qeverisje e keqe”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*