Muhaxhiri: Nuk do ndalet as Erdogani as Turqia nëse ky precedent kalon pa u ndëshkuar

Muhaxhiri: Nuk do ndalet as Erdogani as Turqia nëse ky precedent kalon pa u ndëshkuar

9Analisti politik, Artan Muhaxhiri, ka thënë se për rastin e deportimit të gjashtë shtetasve turq do të duhej të ketë reagime më të ashpra nga institucionet përgjegjëse.

“Skandaloz ka qenë mosreagimi i duhur pas këtij rasti pasi sikur të ishin dorëhequr disa njerëz dhe të ishin ngritur aktakuza penale atëherë kjo do na jepte shpresë dhe do të ishte leksioni i duhur”.
“Te ne shpesh ndodh që investigimet të vonohen aq shumë sa ta humbin vlerën dhe ndikimin”.
Muhaxhiri në emisionin Zona e Debatit në Klan Kosova, ka thënë që është një gjë e keqe për Kosovën nëse ka pasur shantazhe për këtë rast.
“Nëse institucionet kanë qenë të shantazhuara ose iu është thënë që të bëhen partnerë në këtë kidnapim kjo gjë është e tmerrshme”.
“Nuk do ndalet as Erdogani dhe as Turqia nëse ky precedent kalon pa u ndëshkuar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*