Vizita surprizë e Cristiano Ronaldos

Vizita surprizë e Cristiano Ronaldos

13

14Cristiano Ronaldo ka befasuar lojtarët e Sporting Lisbonës, me një vizitë në hotelin e tyre në Madrid, derisa po përgatiteshin për t’u përballur me Atletico Madridin në ndeshjen e parë në Ligën e Evropës.

Pas një shfaqje të jashtëzakonshme në fitoren e Real Madridit ndaj Juventusit, portugezi ka vendosur të vizitojë ish skuadrën e tij që sonte takohet me Atletico Madrid.
“Shikoni kur ka ardhur për të na dhënë një forcë shtesë për lojën”, shkruhej në faqen zyrtare të skuadrës portugeze për vizitën e Ronaldos.
Në anën tjetër, portieri 19 vjeçar i Sportingut, Luis Maximiano, në një postim të bërë në rrjetet sociale e ka cilësuar Ronaldon si më të mirin në botë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*