Një femër, këmbësore në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës ka vdekur si pasojë e goditjeve të marra nga një veturë Renault.
Sipas Policisë, ngasësi i veturës është arrestuar pasi i njëjtiduke lëvizur me veturë, në rrethana të panjohur ka goditur këmbësoren femër.
Viktima ka pësuar lëndime te renda trupore dhe nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve, ndërsa, i dyshuari është dërguar në mbajtje.