Dy grupe të rinjsh në Novo Bërd të Gjilanit pas një ndeshje futbolli janë rrahur në mes veti me ç’rast dy persona kanë pësuar lëndime trupore-njëri lëndime të rënda dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetë dhe konfiskuar disa mjete të forta –shkopinj të drurit dhe metalit që dyshohet se janë përdorë në rast.
Lidhur me rastin është intervistuar një i dyshuar i mitur në prezencën e prindit pasi që për të njëjtin ekziston dyshimi se është i dyshuari i rastit. Me urdhër te prokurorit rasti vazhdon në procedure të rregullt.