Policia e Kosovës në Skenderaj, ka arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje të mëhershme kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull Shqiptar.
Siç thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Në raport thuhet se njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një Revole “TT” me një karikator që dyshohet të jetë përdorur në rast ndërsa, një revole tjetër dyshohet se gjendet në automjetin e të dyshuarit i cili ishte i mbyllur.
Vetura, siç njofton policia është nën mbikëqyrje policore, ndërsa me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.