Lajmet e fundit

Triumf Riza ish i dashuri i Adelines u vra me revole e cilia kushtoi 450 Euro

Arben Berisha i akuzuari për vrasjen e Triumf Rizës tha se revolen me të cilin qëlloi ndaj ish-policit e bleu 450 euro.
Berisha, i dënuari me 35 vjet burg për këtë vrasje, që dëshmoi në gjykimin e Enver Sekiraqës tha se paratë për blerjen e revoles i siguroi nga shitja e një makine.

Edhe sot, sikurse dje e përsëriti se qëlloi ish-policin, ngase mendoi se do të qëllohej prej tij.

“Unë Triumfin nuk kam pasur për qellim me e vra, pasi që aksidentalisht jem takuar dhe i njëjti më ka shajtuar me nënë dhe kur jemi takuar në një afërsi prej 6 – 7 metra, Triumfi e ka çuar dorën ne brez dhe unë kam menduar se është duke e nxjerrë revolen. Atëherë unë e kam nxjerrë revolen nga brezi dhe i kam shkrepur dy herë rafal,“ tha dëshmitari Berisha.

Berishës gjatë seancës iu lexua disa sms që ai kishte shkëmbyer me Ilir e Rrahim Abdullahun, të dy të përfshirë në vrasjen e Triumf Rizës, por ai tha se “nuk më kujtohen pasi që ka kaluar kohë e gjatë gati 9 vjet”.

Mirëpo Berishës iu kujtua një mesazh dhe thirrje telefonike që ia kishte bërë Rrahim Abdullahut më 30 gusht 2007, ditën e vrasjes së Triumf Rizës, por tha se mesazhi dhe thirrja janë bërë pas kësaj vrasjeje.

“Atë ditë pas vrasjes e kam dërguar mesazhin, kam qenë te stacioni i autobusëve dhe menjëherë pas vrasjes e kam thirr në telefon Rrahimin Avdullahun dhe i njëjti më është përgjigjur në telefon dhe i kam thanë a mundesh me ardhë me më marrë te stacioni i autobusëve. I njëjti me tha edhe pak po të thirri dhe Rrahimi nuk më ka thirrë në telefon hiq,“ deklaroi dëshmitari.

Rrahim Abdullahu është duke u gjykuar për vrasjen e policit Triumf Riza, ndërsa në gjykimin e tij më 14 tetor dëshmoi Arben Berisha.

Berisha gjatë dëshmisë tha se nuk e dinte që Enver Sekiraqa kishte nofkën “Qopa”.

Berisha gjatë paradites derisa po jepte dëshminë nuk u ndie mirë me shëndet, ndërsa pas dhënies së ndihmës mjekësore, mjekët konstatuan se ai mund të vazhdojë të dëshmojë, por është duke ndier stres emocional.

Berisha dëshmoi edhe dje në gjykimin e Enver Sekiraqës./ Kallxo.com

Leave a Reply

Your email address will not be published.