Autori i vrasjes së dy turistëve çekë në korrik të këtij viti, Artur Mjacaj, ka pranuar autorësinë e krimit.
“Unë doja vetëm t’i grabisja, nuk kisha qëllim t’i vrisja. Djalin e vrava pasi donte të më merrte armën, kurse vajzën e kapi plumbi në kohën që makina po rrokullisej”, ka thënë Mjacaj.
I riu e justifikoi sjelljen e tij me gjendjen e vështirë ekonomike, duke shtuar se ka një vëlla të vogël për të mbajtur, ndërsa babai i tij është invalid, kurse nëna i ka vdekur.
Dy të rinjtë çekë Michael Svatos 27 vjeç dhe Anna Kosinova 36 vjeçe u vranë në afërsi të fshatit Prekal në Shkodër, ndërsa udhëtonin me automjetin e tyre tip Nissan Patrol, i cili përfundoi rreth 15 metër poshtë rrugës.
Ngjarja ndodhi në mbrëmjen e 4 korrikut dhe autori u kap pas negociatave me policinë, ndërkohe qe ishte futur ne një banese ne Grudë.