Lajmet e fundit

Aktakuzë ndaj drejtorit Armend Vokshi për pajisjen e zërimit

Është ngritur aktakuzë ndaj drejtorit të Administratës së Përgjithshme të Komunës së Gjakovës Armend Vokshi.

Lajmin e ngritjes së aktakuzës e bëri të ditur prokurori Agron Matjani.

Vokshi akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas aktakuzës, Vokshi ngarkohet se kishte detyruar shtëpiakun e Komunës së Gjakovës Bekim Gutajn që të blejë një pajisje zërimi (miksetë), pasi kjo e fundit ishte vjedhur nga salla e Kuvendit Komunal.

KALLXO.com kontaktoi edhe drejtorin Vokshi që tha se nuk është në dijeni për aktakuzën e ngritur ndaj tij.

Vokshi tha se asgjë zyrtare nuk i ka ardhur nga Prokuroria Themelore e Gjakovës.

Për miksetën e vjedhur në Komunën e Gjakovës, KALLXO.com shkroi në qershor të vitit të kaluar

Leave a Reply

Your email address will not be published.