Lajmet e fundit
Arrestohet kirurgu Luan Mustafa

Arrestohet kirurgu Luan Mustafa

Luan Mustafa kirurg në spitalin e Gjilanit është arrestuar të hënën herët në mëngjes nga Njësia kundër Krimeve Ekonomike. Ai dyshohet për marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Lajmin për rajonipress e ka konfirmuar edhe drejtori i spitalit Abdylatif Latifi.

Drejtori i spitalit Latifi tha se është informuar nga policia e Gjilanit se kirurgu Luan Mustafa është i dyshuar dhe duhet të arrestohet dhe realisht nuk kam informacione tjera tha Latifi.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Gjilan, gjatë një pune operative – hetimore ka arritur që të arrestojë mjekun L. M., kirurg nё spitalin rajonal të Gjilanit, nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “Marrje e Ryshfetit’’.

I dyshuari i ka kërkuar dhe njëkohësisht i ka pranuar të holla (kesh) në vlerë prej 500 €, nё zyrën e tij (qendrën spitalore në Gjilan) nga një qytetar, me qëllim që ta operojë nënën e tij, e cila lëngonte nga një sëmundje në mëlçi.

E tërë puna operativo- hetimore është kryer nën mbikëqyrjen e prokurorit kompetent , i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar urdhrin e ndalimit policor për 48 orë thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.